Fjalori i Astrologjise - Fjalor Astrologjik A - D

Fjalori i Astrologjise - Fjalor Astrologjik



AFËRDITA: Në astrologji Afërdita është planeti i dashurisë, i dhemshurisë, i arteve, i bukurisë, i estetikës dhe i kënaqësisë. Afërdita komandon dy shenja Demin dhe Peshoren. Kur Afërdita ndodhet në diagramën e lindjes së dikujt, personi ka tendencë të jetë miqësor, flirtues, i aftë nga ana shoqërore dhe ka një sharm  personal të madh. Ndikimi i Afërditës bën që personat të kenë tendëncë për ektravagancë, paqëndrueshmëri, abuzime, krenari dhe narsicizëm.


AJRI: Është një nga katër elementet e zodiakut. 


AKREPI: Shenja e tetë e zodiakut, në të  cilën Dielli kalon çdo vit nga 23 Tetori deri në 21 Nëntori. Akrepi ka si element ujin dhe është shenjë fikse. Kjo shenjë komandohet nga Plutoni (por disa astrologë mendojë se kanë edhe Marsin si bashkëudhëheqes). Të lindurit në shenjën e Akrepit janë sensuale, emocionalë, imagjinues dhe mbajnë sekrete.


ASPEKT: Marrëdhëniet gjeometrike midis planetëve në hartën e lindjes, që tregon harmoninë, sfidat, sforcimet, lehtësinë apo fuqinë.


ASTROLOGJIA MJEKËSORE: Astrologjia e zbatuar për çështje shëndetësore, mirëqënien, ushqimimin, prekjen nga disa sëmundje. Shënjat e zodiakut korrespondojnë me pjesë të ndryshme të trupit, gjithashtu dhe sëmundjet e lidhura me to. Edhe pse astrologjia moderne e hedh poshtë lidhjen e mjekësisë të praktikuar nga astrologjia lidhja midis astrologjisë dhe trupit njerësor është një guidë e vlefshme për mirëqënien trupore.


ASTROLOGJIA MONDANE (Astrologjia e përditshme) Degë e astrologjisë që merret me parashikime botërore, lëvizje politike, etj etj duke u bazuar në rretullimet e planeteve.


ASTROLOGJIA: Nga fjala greke Αστρολογία që mund të përkthehet shkenca e yjeve. Shpjegimi i trupave qiellorë dhe i lëvizjeve të tyre rrethore për të përcaktuar ndikimin e tyre në karakterin njerëzor, sjelljen dhe eksperiencën.


BINJAKËT: Shenja e tretë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 21 Maj deri në 20 Qershor. Binjakët si element kanë Ajrin dhe janë shenjë e paqëndrueshme. Kjo shenjë komandohet nga planeti i Mërkurit. Të lindurit nën këtë shenjë janë të shkathët, të gjithanshëm, të zgjuar dhe me dhunti në komunikim.


BRICJAPI: Është shenja e dhjetë e zodiakut ku Dielli kalon çdo vit nga 22 Dhjetori deri një 19 Janar. Bricjapi si element ka Tokën dhe është kardinal. Kjo shenjë komandohet nga Saturni. Të lindurit nën këtë shenjë janë të disiplinuar, të përgjegjshëm, ambiciozë të vendosur dhe shumë punëtorë.


CEP: 1.  Pika në të cilën fillon një shenjë zodiake fillon. Pesonave që iu thonë se kanë ''lindur në cep'' iu thonë kështu sepse kanë lindur afër fillimit apo fundit të një shenje astrologjike. Personat të lindur në cep shpesh herë kanë karakteristika të të dyja shenjave që ndodhen pranë. 2. Pika apo vija në horoskop ku shënon fillimin e një shtëpie.


DASHI: Është yjësia e parë e zodiakut, në të cilën kalon Dielli çdo vit nga 21 Marsi në 19 Prill. Dashi ka si element zjarrin dhe është kardinal në cilësi. Shenja e simbolizohet nga dashi, dhe komandohet nga planeti Mars. Të lindurit nën shenjën e Dashit karakterizohen janë impulsivë energjikë, që nxehen shpejt dhe nga aftësia komanduese.


DEKANAT: Ndryshe e njohur Dekan. Një nënndarje prej 10° e zodiakut që ndan çdo shenjë astrologjike në tre pjesë prej pothuasje 10 ditësh. Çdo shenjë ka tre dekanate dhe në total 36 dekanate në gjithë zodiakun. Çdo dekanat ka një planet që e komandon, dhe që quhet nënkomandues, dhe që simbolizohet nga një yjësi. Dekanatët nevojiten për të përmirësuar dhe theksuar cilësi të caktuara dhe tipare të karakterit që i përkasin shënjes në tërësi.


DEMI: Është yjësia e dytë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 20 Prilli deri ne 20 Maj. Demi ka si element tokën dhe si cilësi ka qëndrueshmërinë. Shenja simbolizohet nga demi dhe komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz praktikë, artistikë, të dashur, të vendosur, dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet.


DIELLI: Në astrologji Dielli përfaqëson egon, idividualitetin, fuqinë e vetvetes, dhe dëshirën e vetëdijshme. Shenja që Dielli ishte duke kaluar gjatë kohës së lindjes së dikujt quhet shenja Diellore. Shenja Diellore komandon mënyrën dalluese të dikujt dhe e udhëzon atë drejt qëllimeve të tija/saja. Në shumë mënyra Dielli përcakton sesi bota lidhet me lindjen. Në zodiak Dielli komandon shenjën e Luanit.


DISPOZITOR: Term që përdoret për emërtimin e një komanduesi të një shënje, në të cilën shfaqet një shënjë tjetër. (Psh: nëse në hartën e lindjes të Mërkurit është Shigjetari, Jupiteri që komandon Shigjetarin, quhet dispozitori i Mërkurit)


DREJT: Lëvizja me drejtim përpara e planetëve në orbitat e tyre në gjithë shenjat e zodiakut. Lëvizja e drejtë është trajektorja nomale e planetëve. Në kohë të ndryshme ka ndodhur që planetët që kenë lëvizur prapa në orbitën e tyre, dhe që quhet levizje prapavajtëse. Lëvizja prapavajtëse e një planeti është një iluzion optik që shkaktohet këndi i vrojtimit nga toka.


Fjalori i Astrologjise - Fjalor Astrologjik

No comments:

Post a Comment