Fjalor Astrologjie E H
EFIMERI: (Nga
greqishtja εφήμερος = i përditshëm) Është një kalendar që mban në listë
pozicionet e Diellit, Hënës dhe planetëve për çdo ditë të vitit.
EKLIPTIKU: Një
qark shumë i madh në qiell që shënjon itinerarin vjetor të Diellit rreth Tokës.
Ekliptiku është orbita e Diellit kur shikohet nga Toka (se në të vërtetë është
Toka që retullohet rreth Diellit, dhe se ekliptiku është orbita e Tokës rreth
Diellit). Rripi i ngushtë rrethor në qiell që ka ekliprikun mu në qendër është
quajtur zodiak.
EKUATORI QIELLOR: Ekuatori i Tokës i projektuar
në sferën qiellore.
EKUINOKSI: (Nga
latinishtja që do të thotë natë e barabartë) Dy pikat gjatë vitit ku ekliptiku
kryqëzohet me ekuatorin qiellor, dhe dita e nata kanë të njëjtën kohështrirje.
Ekuinoksi pranveror ndodh kur Dielli hyn në shënjën e Dashit, kurse ai i
vjeshtës ndodh në shënjën e Peshores, në 20/21 Mars dhe 22/23 Shtator.
ELEMENTET: Katër
substancat bazë janë zjarri, toka, ajri dhe uji ku janë të grupuara shenjat e
zodiakut. Shenjat e zjarrit janë energjike dhe entuziaste, shenjat e tokës janë
praktike dhe të qëndrueshme, shenjat e ajrit janë komunikuese dhe intelektuale
dhe shenjat e ujit jane emocionale dhe imagjinuese.
EMFAZAT E HEMISFERËS:
Rrethi i horoskopit është i ndarë në katër hemisfera, veri, jug, lindje,
perëndim. Në hartën e lindjes epërsia e planetëve në hemisferën e sipërme
tregon se personi është i hapur i komunikueshëm dhe shumë shoqëror, kurse në
epërsi në hemisferën e poshtme tregon se personi është më i rezervuar pra e
kundërta e të sipërmes. Nëse epërsia është në të majtën (në lindje) tregon
ndikimin e personit në botë, dhe nëse epërsia ndodhet në të djathtë e kundërta
ndikimi i botës te personi.
EPOKË ASTROLOGJIKE: (I njohur ndryshe si
Muaji i Madh) Një hark kohor prej pothuajse 2.150 vitesh, gjatë ekuinoksit
pranveror dhe që kalon komplet 30° e një shënje të zodiakut. Ky fenomen njihet
ndryshe si Përparësia e Ekuinokseve, shkaktohet nga lëvizja e ngadaltë por
konstrante e lëvizjes së Tokës në boshtin e saj. Astrogogët besojnë se në fund
të shekullit të njëzetë bota la pas Epokën e Peshqve dhe hyri në Epokën e
Ujorit. Vit i Madh është periudha kohore që nevojitet që ekuinoksi pranveror të
bëjë një rrotullim komplet në të gjitha shenjat e zodiakut, e cila si periudhe
zgjat rreth 25,800 vjet.
GAFORRJA: Kjo
është shënja e katërt e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 21
Qershori deri në 22 Korrik. Gaforrja ka si element Gaforrja ka si element ujin
dhe komandohet nga Hëna. Të lindurit nën këtë shenjë janë imagjinues,
emocionalë, të ndjeshëm, besnikë dhe kapriçozë.
GJATËSI GJEOGRAFIKE: Distanca nga lindja në
perëndim në sipërfaqen e Tokës, e matur në gradë nga meridiani i parë i cili ka gjatësi
gjeografike 0°. Meridiani i parë që quhet Grinuiç është një vijë vertikale që
fillon nga Poli i Veriut, kalon nga Grinuiçi i Anglisë dhe përfundon në Polin e
Jugut. Gjatësia gjeografike paraqet edhe ndryshimet në kohë, dmth. çdo 15°
gjatësi gjeografike është e barabartë me një orë.
GJEOCENTRIK: (Nga
greqishtja γη, gji-gjeo = tokë edhe κέντρο = qendër). E parë apo e matur nga
qendra e Tokës. Koncepti i Tokës si qendra e gjithë universit, është pikëmatja
klasike e astrologjisë, që konsideron Tokën të jetë qendra e eksperiencave
njerëzore dhe që studjon pozicionin e trupave qiellorë ashtu siç duken nga
Toka. Shumica e horoskopeve janë gjeocentrikë, por ka dhe astrologë modernë që
punojnë me sistemin heliocentrik (që ka si qendër Diellin).
GJERËSIA GJEOGRAFIKE: Distanca e veriut apo e
jugut nga ekuatori i Tokës i matur në gradë. Ndarjet e gjerësisë gjeografike
janë të paraqitura në hartë me vija horizontale paralele. Ekuatori është 0°
gjerësi gjeografike, Poli i Veriut është 90° gjerësi gjeografike veriore, Poli
i Jugut 90° gjerësi gjografike jugore. Që të llogaritet një hartë lindjeje e
saktë një astrolog duhet të dijë gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike të të
lindurit.
GLIF:
Hieroglif, simboli astrologjik i shkruajtur
për një planet apo shenjë zodiake. Glifi ka kuptim simbilik, për
shembull rrethi përfaqëson botën shpirtërore, gjysmë rrethi përfaqëson
shpirtin, kryqi përfaqëson botën materiale.
HARTA E KTHIMIT HËNOR: Një parashikim në
momenin kur Hëna kthehet në gradën fikse që ka qënë në monentin e lidjes së një
personi. Kjo përdoret për parashikimin e tendencave të personit për muajin në
vijim.
HARTA E LINDJES:
Është një skicë e qiellit që quhet horoskop që ka të shënuar pozicionin e
trupave qiellorë ku kanë qënë të vendosur në momentin e lindjes së dikujt. Në
hartën e lindjes Zbritësi, (Ylli në ngjitje) është shenja astrologjike që ishte
në ngjtije në horizontin lindor në momentin e lindjes. Ylli ngjitës është
gjithashtu Shtëpia e Parë në hartën e
lindjes dhe si rrjedhojë shtëpitë pranë njihen si shtëpitë e lindjes. Harta e
lindjes është shumë personale dhe shumë
astrologë mendojnë se përmban përshkrimin e vërtetë të dikujt.
HARTA HORARE ose Harta e Orës: (Nga fjala
greke ώρα që do të thotë orë). Kjo është një përllogaritje speciale e
horoskopit në momentin që një pyetjë është bërë, që është e kundërta e hartës
së lindjes që përllogaritja bëhet në momentin e lindjes. Teoria prapa astrologjisë
horare thotë që midis kosmosit dhe mendjes njerëzore ekziston mirëkuptimi,
prandaj kur një pyetje bëhet pozicioni i planeteve në atë moment mund të
ndihmojë t'i përgjigjet asaj pyetje.
HELIOCENTRIK: (Nga
fjala greke helios, ήλιος, që do të thotë diell dhe kentron, κέντρον, që do të
thotë qendër) E parë apo e matur nga qendra e Diellit. Që nga vdekja e Nikolla
Kopernikut në 1543 koncepti i njerëzimit për unieversin ka qënë heliocentrik,
dmth me pak llafe që sistemi ynë diellor ka Diellin në qendrën e tij. Historia e astrologjikë ka filluar shumë kohë
para kësaj kur njerëzit mendonim se bota ishte gjeocentrike. Meqë astrologjia
ka lidhje me lëvizjet qiellore në mënyrën sesi perceptohen nga njerëzit në Tokë
dhe nga mënyra sesi ato vrojtohen nga Toka, edhe astrologjia moderne vazhdon të
funksionojë me sistemin gjeocentrik. Harta heliocentrike përdoren dhe
kombinohen me ato gjeocentriket.
HËNA: Në
astrologji përfaqëson emocionet, instiktet, ndjeshmërinë dhe subkoshencën.
Shpesh herë quhet parimi femëror. Shenja që Hna po kalonte në kohën që dikush
po lindte njihet si shenjë Hene, dhe që ka rëndësi si efekt pas e dyta nga
rëndësia dmth pas shenjave së Diellit. Shenjat e Henës kanë të bëjnë me
emocionet, spontanitetitin, subkoshencën dhe pjesët e fshehura të personalitetit
Në zodiak Hëna komandon Gaforren.
HORIZONTI: Në
një horoskop, linja që kryqëzohet me rrethin nga lindja në perëndim dhe ndan
rrethin në dy pjesë gjysmën e sipërme dhe gjysmën e poshtme.
HOROSKOPI: (Nga
fjala greke ώρα orë dhe σκόπος vrojtues) Diagrama e qiejve, kryesisht ajo pjesë
e hartës që quhet zodiak, ku përfshihen pozicionet e Diellit, Hënës dhe
planetëve siç shfaqen në një moment të caktuar në lidhje me Tokën. Fjala
horoskop gjithashtu i referohet analizës dhe interpretimit të kësaj diagrame.
HYRJA: Hyrja
e Diellit apo Hënës apo cilido planet që hyn në shenjën e zodiakut.
No comments:
Post a Comment