Fjalori i Astrologjise T - ZH
TEORIA HERMETIKE: Teoria e lashtë egjiptiane
se qënia njerëzore është një miniature e kosmosit dhe që çdo gjë në natyrë ka
njeriun paralel. Nga kjo teori (njeriu në mikrokosmo) kanë dalë 12 shenjat e
zodiakut, ku çdo shenjë komandon a pjesë të trupit, një bimë, ngjyrë, gur të
çmuar, kafshë, etj. Teoria hermetike është baza për leximin e dorës dhe
fiziognominë (leximi i fytyrës).
TËRHEQJE: Një
tërheqje reciproke midis dy shenjave.
TOKA: Një nga katër elementet ën të cilën ndahen shenjat
e zodiakut. Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi janë shenja toke.
TREKËNDËSHI I MADH:
Një motiv i pazakontë në horoskop ku tre planetë formojnë një trekëndësh të
madh 120° nga njëri-tjetri. Por meqënëse trekëndëshi i madh nga natyra e tij
thekson një element specifik psh. ujin apo zjarrin tregon një mosbalancim në
hartën e lindjes. Megjithatë trkëndëshi është mjaf i favorshëm dhe përfaqësn
krijimtari të madhe apo erengjinë, dhe zakonisht thotë se personi që ka një
trekëndësh në hatën e lindjes do të jetë i bekuar me fat apo sukses.
TRUPAT QIELLORË NDRIÇUES: Në astrologjinë klasike kështu quheshin Dielli dhe Hëna.
Tani me fjalën planete përfshihen edhe Dielli dhe Hëna.
UJORI: Është
shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut në të vilën Dielli kalon çdo vit nga 20 Janari
deri në 20 Shkurt. Ujori ka si element Ajrin dhe është shenjë fikse. Kjo shenjë
komandohet nga Urani. Të lindurit nën këtë shenjë janë novaotorë, idealistë,
humanitarë dhe intelektualë.
URANI: Urani është planeti i ndyshimit, i origjinalitetit, i trazirës dhe
revolucionit.
VIRGJËRESHA: Është
shenja e gjashtë e zodiakut në të cilën dielli kalon çdo vit nga 23 Gushti deri
në 22 Shtator. Virgjëresha ka si element tokën dhe është shenjë e
paqëndrueshme. Kjo shenjë komnadohet nga Mërkuri. Të lindurit nën shenjën e
Virgjëreshës kanë afërsi dalluese janë të zellshëm, llogjikë, analitikë,
intelektualë, kanë tendencë për të qënë kritikë.
VITI
I
MADH: Shiko epoka astrologjike.
YJËSI: Grup
yjesh të cilëve iu është vënë një emër në bazë të formave që krijojnë në qiell.
Për njerëzit në lashtësi hartimi i yjësive ishte një metodë e paçmueshme për
studimin dhe organizimin e universit.
ZBRITËSI:
(Njihet ndryshe si Ylli në ngjitje) Shenja e zodiakut që ishte në ngjitje në
horizontin lindor në momentin e lindjes. Gjithashtu, këndi i saktë i yllit
ngjitës në horizontin lindor në momentin e lindjes tregon pikën ku shënohet
maja e Shëpisë së Parë në hartën e lindjes. Zbritësi apo Ylli ngjitës
karakterizon mënyrën sesi njeriu i afrohet botës së jashtme. Nëse keni planete
sipër apo pranë vijës së zbritësit në hartën e lindjes kjo do të thotë se keni
fuqi në vetvete.
Fjalori i Astrologjise T - ZH
No comments:
Post a Comment