Fjalor Astrologjik P - SH
PASARDHËS: Një
nga katër këndet në horoskop (katër më të rëndësishmet në hartën e lindjes).
Pasardhësi, që shënjon fillimin e Shtëpisë së Shtatë, është pika në hartën e lindjes
në anën e kundërt të Zbritësit. Pasardhësi përfaqëson fuqinë e personit në
marrëdhëniet shoqërore dhe romantike, planetët që ndodhen sipër ose pranë
Pasardhësit tregojnë se personi mund të ketë një avantazh në këto çeshtje.
PESHORJA: Është
shenja e shtatë e zodiakut, në të cilin Dielli kalon çdo vit nga 23 Shtatori
deri në 23 Tetor. Peshorja ka si element Ajrin dhe është kardinale. Kjo shenjë
komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë paqësorë, artistikë,
të aftë nga ana shoqërore dhe kanë mundësi t'i shikojnë të dyja anët e një
çështjeje.
PESHQIT: Është
shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon nga 19 Shkurti deri
në 20 Mars. Peshqit si element kanë ujin dhe janë shenjë e paqëndrueshme. Kjo
shenjë simbolizohet nga dy peshq dhe komandohet nga Neptuni. Të lindurit nën
këtë shenjë janë emocionalë, romantikë, të përshtatshëm dhe ndikohehen lehtë.
PLANETË MODERNË: Urani, Neptuni, Plutoni quhen
kështu sepse janë zbuluar shumë më vonë. Urani më 1782, Neptuni më 1846 dhe
Plutoni më 1930.
PLUTONI: Në
astrologji Plutoni simbolizon forcat rigjeneruese, dhe forcat e shkatërrimit, të
asgjesimit dhe transformimit.
PRANIMI RECIPROK: Ky term përdoret për të
përshkruar marrëdhënien midis dy planetëve, kur që që dy ndodhen në shenjën që
tjetri komandon. Psh. nëse në një hartë lindjeje, Dielli është te Peshorja dhe
Afërdita te Luani, Dielli dhe Afërdita janë në pranim reciprok. Kjo ''vizitë e
njërit te e tjetrit'' fuqizon forcën e të dy planetëve, sepse janë në
bashkëpunim me njëri-tjetrin.
SATURNI: Në
asrologji Saturni është planeti i disiplinës, i përgjegjësisë dhe përkufizimit.
Planeti komandan shenjën e Bricjapit. Kur Saturni është prezent në diagramën e
lindjes, i linduri në këtë shenjë është i kujdesshëm, i vendosur, i besueshëm,
punëtor. Saturni munda t'i kthejë pesonat drejt pesimizmit, egoizmit dhe
papërkulshmërisë
SHENJE FIKSE: Një nga tre cilësitë e shenjave të zodiakut. Demi Luani Akrepi dhe Ujori janë shenja fikse.
SHENJË KARDINALE: Një nga tre cilësitë sipas
të cilës shenjat e horoskopit, shenjat kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
SHIGJETARI: Është
shenja e nëntë e zodiakut dhe Dielli kalon çdo vit në këtë shenjë nga 22
Nëntori deri në 21 Dhjetor. Shigjetari ka si elementin e tij zjarrin dhe është
i paqëndrueshëm. Kjo shenjë simbolizohet nga një Harkëtar dhe komandohet nga
planeti Jupiter. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz që duan lirinë, kanë
etje dhe kërkojnë dije, të hapur për ide dhe eksplorime të reja.
SHQETËSIM: Një
aspekt i pafavorshëm apo armiqësisor midis planetëve në hartën e lindjes, që
tregon tension, vështirësi ose mosmarrëveshje. Astrologët modernë i lidhin
shqetësimet në hartën e lidhjes me probleme psikologjike që personat në fjalë
të bejnë një përpjekje për t'i kaluar këto.
SHTEPITË HËNORE: Ndarje e zodiakut në 28 apo 27
pjesë, e bazuar në ciklin Hënor prej 28 ditësh. Shtëpitë Hënore janë përdorur
fillimisht në astrologjinë e botës lindore Kineze, Indiane, Arabe. Astrologjia
Lindore (Fëmijët e Hënës) është e bazuar në ciklin hënor, ndërsa Astrologjia
Perëndimore (Fëmijët e Diellit) është e bazuar në ciklin diellor.
SHTËPITË KËNDORE: Katër shtëpitë në horoskop që
pasojnë katër këndet janë shtëpia e parë, e katërt, e shtatë dhe e dhjetë. Në
hartën e lindjes planete në ciliëndo nga këto shtëpi tregojnë se personi do të
ketë mundësi të dominojë në botë.
SHTËPITË RËNËSE: Katër shtëpitë që vijnë
menjëherë pas Shtëpive Pasuese dhe quhen sepse bien larg Shtëpive Pasuese dhe
Këndore. Shtëpitë Rënëse janë shtëpitë nr Tre, Gjashtë, Nëntë dhe Dymbëdhjetë.
Në hartën e lindjes planetët që ndodhen në sejcilën prej këtyre Shtëpive janë
tregojnë se personi është mëndërisht aktiv dhe i aftë të komunikojë ide.
SHTËPITË:
Dymbëdhjetë ndarjet e horoskopit që përfaqësojnë kategoritë e ndryshme apo
aspekte të jetës. Megjithatë midis astrologëve ka mjaft debate përsa i përket
shtëpive dhe kryesisht për ndarjen e tyre. Disa thonë se duhet të jenë tetë
shtëpi. Janë shumë metoda për paraqitjen e shtëpive në astrologjinë moderne,
mbi njëzetë mënyra. Dymbëdhjetë Shtëpitë e astrologjisë janë: Shtëpia e Parë
Vetja. Shtëpia e Dytë Paratë dhe Pronësitë. Shtëpia e Tretë Komunikimi. Shtëpia
e Katërt Fillimet dhe Jeta Familjare. Shtëpia e Pestë Kënaqësitë, Krijimtaria
dhe Seksi. Shtëpia e Gjashtë Shërbimi dhe Shëndeti. Shtëpia e Shtatë Ortakëria
dhe Martesa. Shtëpia e Tetë Vdekja dhe Ringjallja. Shtëpia e Nëntë Eksplorime
Mendore dhe Udhëtime të Gjata. Shtëpia e Dhjetë Karrjera dhe Qëndrime Publike.
Shtëpia e Njëmbëdhjetë Shoqëria, Shpresa dhe Dëshira. Shtëpia e Dymbëdhjetë
Sekretet Pikëllimet dhe Shpërbërja
No comments:
Post a Comment