Fjalori i Fobive
Fobia—frikë, urrejtje, apo mospëlqim
Shembull:
Anglofobia
Do të thotë frika ose urrejtja për çdo gjë angleze, dhe e kundërta
anglofilia
dashuria për
Anglinë, anglezët dhe çdo gjë angleze.
Anglinë, anglezët dhe çdo gjë angleze.
Aerofobia Frikë të fluturosh për shkak të aksidenteve, frika ndaj lartësitë,
ndaj gjërave që lëvizin, frika nga erërat dhe stuhitë.
Afefobia Kur ke frikë se mos të prekin me dorë
Agjiofobia Frikë nga fetë dhe shënjtorët.
Agorafobia Frika ndaj rrugëve me njerëz, ambjeteve, të mbushur
me persona, dyqaneve, stadiumeve, markatos dhe çdo vendi të hapur. (Frikë
po të jesh vetëm në ambjente publike); Frikë nga objeket apo situata të
ndryshme shoqërore se mos turpërohesh apo poshtërohesh.
AIDSOfobia Frika nga sëmundja e AIDS (SIDA-s)
Ajofobia Frika nga rrugët.
Akarofobia Iluzion sikur e ke lëkurën të infektuar me insekte, krimba apo
parazitë.
Akrofobia Frika nga lartësitë
Akuafobia Frikë nga uji.
Algofobia Frika ndaj dhimbes ose nëse shikon dikë në dhimbje.
Alkoolofobia Frika se mos bëhesh alkoolik
Amaksofobia Frika nga automobilët.
Amerikanofobia Frika dhe urrejtje nga Amerika, amerikanët dhe çdo gjë
amerikane.
Amfidiafobia Frika nga amfibët, bretkosat, salamandrat, dhe zhabat.
Amikofobia Frika se mos gërvishtesh apo çirresh nga kthetrat apo thonjtë e
mprehtë.
Andlofobia Frika ndaj përmbytetjet.
Androfobia Frika nga çunat dhe burrat.
Anemofobia Frika nga era(që fryn).
Anginofobia Frikë nga angjina. (bajamet e grykës)
Anglofobia Frika ose urrejtja për anglezët, Anglinë dhe çdo gjë angleze.
Antofobia Frika nga lulet.
Antrofobia Frika nga njerëzit, personat apo shoqëria
Antropofobia Frika se mos të hanë të gjallë.
Aparteidfobia Frika nga njerëzit që imponuan aparteid në Afrikën e Jugut.
Apifobia Frika nga bletët apo insektet që gumëzhijnë.
Apotemnofobia Frika nga personat e gjymtuar (që i është prerë ndonjë gjymtyrë).
Araknefobia Frikë nga merimagat.
Arpaksofobia Frika nga grabitësit.
Asasinofobia Frikë se mos të vrasin.
Astenofobia Frikë nga dobësia.
Astrafobia Frikë nga vetëtimat dhe bubullimat.
Astrofobia Frika nga qiejtë dhe yjet.
Ataksofobia Frika nga histeria muskulore dhe çkoordinimi total i tyre.
Aulofobia Frikë nga fyelli.
Autofobia Frikë të jesh vetëm, frikë nga vetja jote.
Automisofobia Frika se mos je i pistë.
Bacilofobia Frika nga bacillet; frikë nga mikrobet
Bakterofobia Frika nga bakteret.
Ballistofobia Frika nga plumbat; frika nga raketat.
Basifobia Frikë se mos nuk je i aftë për të ecur.
Basofobia Frika se mos nuk qëndron dot më këmbë (Ndryshe thuhet stasifobia)
Bathofobia Frika nga thellësitë apo të shikosh poshtë nëse ndodhesh në lartësi.
Batrakofobia Frikë nga amfibët, bretkosat, zhabat dhe salamandrat.
Belonofobia Frika nga gjëlpërat, karficat, dhe objekte me majë të mprehtë,
apo dhe armë, siç janë kamat dhe shpatat.
Bibliofobia Frika nga librat dhe çdo materjali tjetër të printiar.
Botanofobia Frikë nga pyjet, xhnglat, dhe çdo gjë bimore.
Bovifobia Frikë nga demat apo gjedhët në përgjithësi.
Brasofobia Frika nga materjali tunxh.
Bromidrosifobia Frikë nga erërat e trupit.
Brontofobia Frika nga bubullimat.
Bufonofobia Frikë nga thithlopa, zhaba.
Ciklofobia Frikë nga biçikleta
Çibofobia Frika nga ushqimet.
Dekstrofobia Frikë nga ana e djathtë.
Demonofobia Frikë demonët apo djajtë.
Dermatopathofobia Frika nga sëmundjet e lëkurës.
Desidofobia Frikë në marrjen e vendimeve.
Dipsofobia Frikë të pirët.
Dismorfofobia Frikë of gjymtimi apo deformimi.
Domatofobia Frikë të rrish i mbyllur në shtëpi.
Dorafobia Të kesh frikë të prekësh qimet apo gëzofin e kafshëve.
Dromofobia Frikë të kapërxesh rrugën apo të endesh rrugeve.
Efirofobia Frikë nga uji, ose të kalosh mbi urë, mbi ujë, apo të udhëtosh me
varkë apo anijë.
Egjiptofobia Frika nga Egjipti apo Egjiptianët.
Ekmofobia Frika se mos çpohesh nga diçka me majuckë, nga gishti apo ndonjë
armë.
Ekofobia Frikë se planeti po bëhet i shkretë.
Ekuinofobia Frika nga gomari, kali, mushka, zebra dhe pjesëtarë të tjerë të
familjes së kuajve.
Elektrofobia Frika nga elektriciteti.
Elurofobia Frika nga macet dhe felinët. (gjithë kafshët e familjes së maceve)
ndryshe thuhet dhe felinofobia
Elurofobia Frikë apo urrejtje për macet.
Emetofobia Frika nga të vjellurit.
Endomofobia Frika nga insektet.
Eosofobia Frika nga agimi.
Eratofobia Frikë nga epshi seksual.
Eremofobia Frikë nga të qënit vetëm, monofobia.
Ereuthrofobia Frikë se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë.
Ergasiofobia Frikë të marrësh përsipër përgjegjësinë për të bërë çdo lloj
pune.
Ergofobia Frikë nga të punuarit.
Erithrofobia Frikë se mos të vjen turp, se skuqesh në fytyrë.; frikë apo
mospëlqim i çdogjëje me ngjyrë të kuqe.
Erotofobia Frikë nga epshi seksual.
Eurotofobia Frikë nga organet gjenitale femërore.
Fagofobia Frikë nga të ngënët.
Farmakofobia Frikë të pish ilaçe.
Fasmofobia Frikë nga fantazmat.
Felinofobia Frika urrejta për macet dhe të gjitha llojet e familjes së
maces, si rrëqebulli, jaguari, leopardi, luani, panterat, pumat, tigrat etj. Ndryshe
thuhet elurofobia.
Feminofobia Frika nga femrat.
Fengofobia Frika nga drita.
Fobia e thjeshtë Frikë e paarsyeshme nga gjëra specifike si mace, qen, minj,
gjarpërinj.
Fobia sociale Frikë nëse të shikojnë të tjerët.
Fobik Person që ka një fobi.
Fobist Person me frikë të sëmurë për gjithshka.
Fobizëm I prekur nga fobia.
Fobofobia Frika se mos bëhesh fobik.
Fonofobia Frika nga zhurma apo tingujt; frikë të flasësh apo të dëgjosh zërin tënd.
Forgetofobia Frikë se mos harrosh.
Fotofobia Frikë nga drita.
Frankofobia Frika nga Franca dhe çdo gjë franceze. Ndryshe thuhet gallofobia
Fronemofobia Frikë nga të menduarit.
Gamofobia Frika nga martesa.
Gatofobia Frikë nga macet dhe felinët e tjerë.
Grafofobia Frika nga shkrimi.
Grekofobia Frikë apo urrejtj për Greqinë, grekët dhe çdo gjë greke.
Gringofobia Frika nga gringot.
Gjenofobia Frikë nga seksi.
Gjermanofobia Frikë nga gjermanët opo Gjermania.
Gjerontofobia Frikë nga njerëzit e moshuar.
Gjimnofobia Frikë nga lakuriqësia.
Gjinofobia Frikë nga gratë apo të jesh në shoqërinë e tyre.
No comments:
Post a Comment