Fjalor i llojeve te anijeve 2

Fjalor i llojeve te anijeve 2




LUFTANIJE
Anije lufte.

LUMOR
Flotë (anije) lumore.

LUNDËR
Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi).

Anije (motobarkë) metalike.

Anije minaheqëse.

MINALËSHUES
Anije për lëshimin e minave në det.

Anije minambajtëse.
Që shërben për të mbajtur mina.

MINAPASTRUES
Anije minapastruese që shërben për të pastruar minat në vendet e minuara.

MINAVËNËS
Anije minavënëse që shërben për të vendosur minat.

MOTOBARKË
Anije e vogël që vihet në lëvizje me motor; barkë me motor. Motobarkë peshkimi

MOTOPESHKATORE
Anije peshkimi; me motor.

NDËROQEANIK
Anije ndëroqeanike, që shërben për lundrimin në oqeane; që kalon në oqeane

NËNDETËSE
Anije lufte e mbyllur, që lundron kryesisht nën sipërfaqen e detit. Nëndetëse bërthamore (atomike).

NËNUJËS
Anije nënujëse, që vepron nën ujë.

NGARKESË
Anije (vagon) ngarkese, që mban ose që i vihen sipër një njeriu, një kafshe a një mjeti transporti për t'i çuar diku; mall që çohet nga një vend në tjetrin; barrë.

NJËDIREKËSH
Që ka vetëm një direk. Anije njëdirekëshe.

OQEANIK
Anije oqeanike, anije e madhe që lundron nëpër oqeane

PESHKATORE
Anije e ndërtuar dhe e pajisur posaçërisht për peshkim.

ANIJE PIRATE
Anije që përdoret si mjet kusarie në det.

RIMORKIATOR
Anije me motor të fuqishëm, që shërben për të tërhequr anije të tjera ose ngarkesa.

ANIJE RUAJTËSE
Anije që bën rojë, që ruan.

SILURUES
Anije e vogël ushtarake e pajisur me silurë.

ANIJE SPIUNE
Anije që është i pajisur me mjete të posaçme për të mbledhur të dhëna, sidomos me karakter ushtarak.

ANIJE SHOQËRUESE
Anije që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t'i treguar rrugën, për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur.

ANIJE SHPËTIMI
Anije që përdoret për raste emergjence për të shpëtuar njerëz.

TORPEDINIERË
Anije luftarake e vogël dhe shumë e shpejtë, e pajisur me silure për të goditur anijet e tjera; silurues.

ANIJE TREGTARE
Anije që përoret për tregti

ANIJE USHTARAKE
Anije që ka të bëjë me ushtrinë i përket ushtrisë dhe luftës. luftarak.

VAJGURMBAJTËS
Anije vajgurmbajtëse.

VAPOR
Anije me avull; anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta.

ANIJE ME VELA

ANIJE VËZHGUESE
Anije që ka si detyrë për të vëzhguar diçka, e ngarkuar të vëzhgojë.

ANIJE ZBARKUESE
Anije që përdoret për zbarkimin e trupave në tokën e kundërshtarit apo të tokën e pushtuar prej tij.

ANIJE ZBULUESE
Anije që ka për detyrë zbulimin e armikut; që shërben për zbulim.

Fjalor i llojeve te anijeve            pjesa 1

No comments:

Post a Comment