Fjalori i gjeografise - A -E


Fjalori i gjeografise

A - E


AKULLNAJË
Masë e madhe akulli të përhershëm, që mbulon majat e maleve dhe krahinat polare. Akullnajat polare. Akullnajë malore (luginore). Veprimi i akullnajave. Periudha e akullnajave. periudhë e historisë së Tokës, kur sipërfaqja e saj ishte e mbuluar me akuj.

ALPE
Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshkë. Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në rrëzë të alpeve. Lule alpesh.

ALUVION
Balta, zalli, rëra etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre; lyshtër, lymërishtë.

ARKIPELAG
Grup ishujsh që ndodhen njëri pranë tjetrit në det dhe formojnë një bashkësi tokësore. Ishujt e arkipelagut.

ARKTIK
Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut, që lidhet me Arktikun. Rrethi Polar Arktik. Oqeani Arktik. Zona arktike.

ATLANTIK
Që lidhet me oqeanin Atlantik; që është karakteristik për oqeanin Atlantik dhe për vendet rreth tij. Zona atlantike. Vendet atlantike. Klimë atlantike. Erëra atlantike.

ARMBAJTËS
Që përmban ar, që është i pasur me ar. Rërë armbajtëse. Shkëmbinj armbajtës.

BAKËRMBAJTËS
Që ka bakër; që përmban bakër (për mineralet). Shtresë bakërmbajtëse.

BARISFERË
Bërthama e Tokës, qendra e Tokës.

BËRTHAMË
Pjesa e brendshme qendrore e një sendi; pjesa kryesore, nga e cila zhvillohet më tej vetë sendi; pjesa rreth së cilës organizohen elementet e tjera të një të tëre. Bërthama e Tokës

BISHT
Rrip i zgjatur toke brenda në det ose ne liqen, kep. Bishti i Pallës.

BOMBË
Bombë vullkanike, copë lave, që del nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhe që merr trajtën e një lëmshi.

BOREAL
Që ka të bëjë me Veriun, i Veriut; që ndodhet në gjysmërruzullin verior; që ësht ëkarakteristik për Veriun; që jeton a që ndodhet brenda rrethit polar të Veriut. Gjysmërruzulli boreal. Popullsi boreale. Det boreal. Tokë boreale. Klimë boreale. Vera boreale. Agimi boreal agimi polar (verior).

BREZ
Pjesë e sipërfaqes së Tokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokës që kufizohet nga paralele të caktuara dhe që dallohet prej zonave të tjera nga ndryshime të klimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i bores.

BRICJAP
Tropiku i Bricjapit. Tropiku Jugor.

CIRK
Greminë, gropë e madhe e rrumbullakët dhe me shpatë të pjerrëta, që është formuar nga akullnajat ose nga vullkanet; gropë në trajtë unaze, krater i një lloji të veçantë në sipërfaqen e Hënës. Cirk akullnajor (akullnajash). Cirk hënor (hëne).

ÇIP
Rrip toke i vogël e me majë të hollë që hyn në det, kep. Çipi i Lerës.

DAMAR
Shtresë e nëntokës, zakonisht e hollë, që përmban një mineral të dobishëm etj.; vijë a rremb uji që kalon nën tokë. Damar i nëndheshëm (i thellë). Damar shkëmbor. Damar qymyrguri (floriri, bakri). Damari i ujit. Damarët e tokës.

DELTË
Rrafsh në trajtë trekëndëshi në grykën e derdhjes së një lumi të madh, që formohet nga lymi e nga lëndët e tjera që sjell ai dhe që përshkohet nga disa degëzime të tij. Deltë e gjerë. Deltë moçalore (kënetore). Delta e Drinit (e Matit, e Bunës).

DEPOZITIM
Diçka që depozitohet ose grumbullohet, përqendrohet a ruhet në një vend. Depozitime argjilore.

DEPRESION
Ultësirë nën nivelin e detit; vend i ulët, gropore. Depresion tektonik (malor). Depresion i thellë.

DUNË
Kodër a stom rëre, që formohet nga era në shkretëtira ose brigjeve të detit dhe që me kohë mund të zhvendoset dalëngadalë nga një vend në një tjetër; bëz. Dune e vogël (e madhe). Duna të larta. Duna rëre. Dunat e shkretëtirave (e bregdetit). Formimi i dunave. Lëvizja e dunave.

DHE
Shtresë tokësore me ndërtim e përbërje të caktuar, e formuar nën ndikimin e faktorëve kimikë, biologjikë etj.; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor).

EKUATOR
Rrethi më i madh i Tokës, i përfytyruar si një rreth pingul ndaj boshtit të saj e me largësi të njëjtë nga të dy polet dhe që e ndan Token në dy gjysmësfera të barabarta — veriore e jugore; rrethi më i madh i një planeti i përfytyruar si një rreth pingul me boshtin e tij të rrotullimit; vija e hequr në një hartë që i përgjigjet këtij rrethi. Ekuatori i Tokës (i Marsit). Vija e ekuatorit. Kalon ekuatorin.

ERË
Periudhë kohe shumëshekullore që përbën ndarjen më e madhe kohësore të historisë së Tokës

EROZION
Gërryerje që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave, i akullit ose i erës; pasoja e këtij veprimi, gërryerje, gërresë. Erozion i ngadalshëm (i vazhdueshëm, i pandërprerë). Vatra e erozionit. Shenjat (gjurmët) e erozionit. Lufta kundër erozionit. Mbrojmë tokën nga erozioni.




Fjalori i gjeografise

No comments:

Post a Comment