Fjalori i Muzikës - B

Fjalori i Muzikës - B



BAKLLAMA
Lloj tamburaje me tre tela tek. Këngë me bakllama. 
I bie bakllamasë.

BALADË
Pjesë muzikore për zëra ose për vegla, që ka 
karakter tregimtar e heroik. Këndoi një baladë.

BARDHË
Zë i bardhë, zëri i fëmijëve ose i grave, të cilit i mungojnë 
ngjyrat e timbrit.

BARITON
Zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit; këngëtari që ka 
këtë zë; vegël muzikore me frymë që i përgjigjet këtij 
zëri. Zë baritoni.

BAS
Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka 
këtë zë; vegël muzikore me frymë ose me tela e 
shkallës së ulët, që i përgjigjet këtij zëri; tastet ose telat 
e një vegle muzikore, që japin zë të trashë.

BASHKËTINGËLLIM
Tingëllim i përbashkët e harmonik i disa zërave, që 
dëgjohen njëkohësisht. Bashkëtingëllimi i telave të 
kitarës.

BASHKËTINGËLLON
ingëllon në harmoni së bashku me një tingull tjetër, 
dëgjohet në harmoni njëkohësisht me një zë tjetër.

BATERI
Grup daullesh të mëdha e të vogla, të cilave u 
bie një muzikant në një orkestër. Luan në bateri.

BEMOL
1. Shenjë e posaçme, që tregon se një notë ulet një 
gjysmë toni. 
2. Një gjysmë toni më poshtë (për notat). Shkruar në si bemol.

BIGONË
Vegël muzikore popullore, që ka një pipëz dhe dy tyta 
prej kocke. I bie bigonës.

BISHTNICË 
Vegël muzikore popullore me dy tyta të thadruara në 
një copë druri.

BOBËL
Vegël frymore prej briri të gjedhit ose prej një 
guaske të madhe të detit, që përdoret zakonisht për të 
dhënë një sinjal. Bobël briri. Zëri i boblës. I bie boblës.

BRI
Vegël muzikore në trajtën e një gypi të përkulur 
dhe me fund të zgjeruar; 
vegël e bërë nga briri i një kafshë, që përdorej për të dhënë 
sinjale me zë. Zëri i bririt. I ra bririt.

BUTË
Lahutë (këngë) e butë, këngë lirike.

BUZUK
Vegël muzikore me tela, me bisht të shkurtër e me kasë 
të madhe. I bie buzukut.

Fjalori i Muzikës - B

No comments:

Post a Comment