Fjalori i Zoologjise - A

Fjalori i Zoologjise
A



AFÇË
Beng.

AGJËRONJË
Çatë, çafkë.

AKREP
Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-nyja, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga pas; sfurkth, përçollak. Akrep i zi. Helmi i akrepit. Vaj akrepi bar që përgatitet me vaj e me helmin e akrepit dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Fole akrepash.

AKREP UJI
Insekt dëmtues, që rron nëpër orizoret dhe që bren rrënjët e orizit.

AME
Lojbë

AMEBË
Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes.

ANOFELE
Lloj mushkonje që mbart mikrobin e malaries, mushkonja e malaries. Larvat e anofeles.

ANTENAGJATË
Kandërr me trup të vogël, me brirthët të gjatë e me krahët si me gjemb në majë, që dëmton bimët. Antenagjati i jonxhës. Antenagjati i fikut.

ANTENË
Secila nga dy fijet e holla në kokën e disa kandrrave, që shërbejnë si organe të ndijimit e të nuhatjes; brirth. Çifte antenash.

ANTILOPË
Gjitar ripërtypës i egër i vendeve të ngrohta të Azisë e të Afrikës, me pamje e madhësi të ndryshme, që ka brirë të gjatë e lëkurë me qime të shkurtër, dhe që vrapon shumë shpejt. Kope antilopash. Lëkurë antilope. Kërcimi i antilopës.

ANTROPOID
Që i ngjan njeriut nga pamja e jashtme dhe nga ndërtimi i trupit (për majmunët). Majmunët antropoidë.

ARAP
Fulterëz.

ARË
Miu i arave

ARËZ
Kandërr e vogël sa bleta, po me trup më të hollë, me ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, me thumb helmues; grerëz. Pole (çerdhe) arëzash. Bukë arëzash fole grerëzash si hoje blete.

ARI
Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli.

ARUSHË
Femra e ariut.

ARRÇ
Dosëz, bushtërz.

ASTRIT
Gjarpër i madh me ngjyrë të verdhë e shpesh i shkruar me pika, që është shumë i shpejtë e i shkathët. Astrit me pika. Hidhet si astrit. 


Fjalori i Zoologjise

No comments:

Post a Comment