Fjalori i Zoologjise
L - LL
LAKEÇ
Krap i vogël, i parritur (më i madh se
krapuliqi).
LAKËR
Çimka (tartabiqja) e lakrës.
Futura e lakrës.
Miza e lakrës
Morri i lakrës.
Pleshti i lakrës.
Tenja e lakrës.
Turigjati i lakrës.
Vemja e lakrës
Vrugu i lakrës.
LAKURIQ
Lakuriqës.
LAKURIQËS
Gjitar i vogël sa një zog, i zi, me krahë
të gjerë e të mbuluar me lëkurë të hollë, që i ngjan miut, fluturon natën dhe
ushqehet me kandrra e me pemë të ndryshme; lakuriq, zogu i natës. Lakuriqës
veshgjatë. Fole lakuriqësish.
LALË
Nusja e lalës, nuselalë.
LAMË
Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut,
afërsisht sa një dhi e madhe, që ka lesh të mirë dhe që shërben si kafshë
ngarkese.
LAPURAK
1. Lakuriqësi i natës.
2. Lloj kërmilli pa guaskë, jargës.
LARADASH
Pelikan.
LARAKUQE
Nuselalë.
LARAMANE
1. Lloj rose e egër, me trup të vogël e me
pendë të larme, që rri nëpër liqene.
2. Pikëlore.
LARASKË
Shpend i ngjashëm me sorrën, me pendë të
përhime e të bardha, me bisht të gjatë e me krahë të shkurtër, që rron në
fusha, në pyje e në qendra të banuara; grizhël.
LARASH
1. Lloj fajkoi me trup të larmë, që
ushqehet me kërma.
2. Lloj rose e egër me pendë të larme, që
rri në det dhe që del nëpër brigje e këneta vetëm në kohë të keqe e me stuhi.
Larash deti.
LARËZ
1. Zog i vogël sa një harabel, me trup të
larmë, që rri më shumë livadheve.
2. Lloj peshku i vogël me lara në trup.
LAROSH
Larash
LARVË
Trajtë fillestare e kandrrave, e krimbave,
e bretkosave dhe e disa kafshëve të ujit, që sapo ka dalë nga veza dhe jeton më
vete; vemje. Larva kandrrash (mizash). Larvat e krimbave (e fluturave, e
bretkosave, e peshqve).
LASHTA
Shushunja e të lashtave (e drithërave)
LAURESHË
1. Çafkëlore. Lauresha e malit. Kënga e
laureshës.
2. Zog këngëtar, pak më i madh se harabeli,
me ngjyrë të përhime e me pika të errëta, që rri arave; çerdhukël.
LEJLEK
1. Shpend i madh shtegtar, me pendë të
bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata, që jeton në vende të
ngrohta pranë brigjeve të liqeneve, të lumenjve ose nëpër moçalishte, e bën
folenë zakonisht nëpër drurë të lartë dhe ushqehet sidomos me peshq, me
bretkosa, me gjarpërinj, me krimba, me brejtës të vegjël etj. 2.Peshk deti me
trup të zgjatur, me bark të bardhë, me shpinë të kaltërreme e me bisht të
gjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë.
LEKËN
Femra e koranit. Lekna pikalore (me pika).
Lekna e liqenit.
LEOPARD
Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e
madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza, që është shumë e shpejtë e
ngjitet me shkathtësi edhe mbi drurët dhe që rron në pyjet e Afrikës e të
Azisë. Gjuetia e leopardit. Lëkurë leopardi.
LEPUR
Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të
rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në
ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet,
që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacake. Lepur i egër. Lepur i butë.
Lepur i bardhë. Lepuri i fushave. Lëkurë (lesh) lepuri.
LEVREK
Peshk i ujërave të kripura, më i madh se
qefulli, me trupin në ngjyrë hiri të errët përsipër dhe të bardhë e të
shndritshëm poshtë, me dy pendë në kurriz, i cili noton shpejt dhe ka mish
shumë të shijshëm.
LËKITËR
Ketër
LËKURËGJEMBORË
Familje kafshësh jokërbishtore të ujërave
të kripura, si iriqi i detit, ylli i detit etj., që e kanë lëkurën me gjemba.
LËKURËTRASHË
Kafshë gjitare si hipopotami, rinoqeronti
etj., që ka lëkurë të trashë, me qime të shkurtra e të forta dhe bark të madh.
LËVORENGRËNËS
1. Që ha lëvoren e drurëve a të pemëve.
Zhuzhaku lëvorengrënës.
2. Lloj zhuzhaku që ha lëvoren e drurëve a
të pemëve.
LËVRIZË
Krimb i gjatë me trup të shtypur, që jeton
si parazit në zorrët e njerëzve; shirit.
LIKURISHTË
Tetëkëmbësh.
LIS
Mizë lisi, lloj mize e vogël, që u bie
hardhive dhe i than krejt.
LIVADH
Trumcaku i livadheve.
LOJBË
Peshk deti, me trup vezak e të gjatë deri
në dy metra, me ngjyrë të gjelbër ose të hirtë të çelur në kurriz e anash dhe
të argjendtë në bark, me kokë të gjerë, me dy pendë të dhëmbëzuara e të forta
në kurriz, që arrin deri në pesëdhjetë kilogramë e ka mish të shijshëm.
LOPATË
Lopatëz
LOPATËZ
Fulterëz.
LOPË
1. Kafshë e madhe shtëpiake femër, që
mbahet për qumështin, mishin e lëkurën, mëshqerrë që ka pjellë viç, femra e
kaut; gjedh femër i rritur.
2. Lopë deti, gjitar me trup shumë të madh,
që ka jetuar në tufa kryesisht në Oqeanin e Ngrirë të Veriut dhe që tani është
zhdukur.
LORËZ
Shpend i vogël nate, me pendë ngjyrë kafe
të çelur ose si të kuqe, me bisht të gjatë, që nxjerr një zë të përvajshëm kur
këndon. Këndon lorëza. Flet si lorëza flet shpejt e me zë të çjerrë.
LOSË
Lloj peshku i ujërave të ëmbla i ngjashëm
me troftën, por me trup më të shtypur dhe me pendën kurrizore në trajtën e
freskores.
LUAN
Kafshë e egër gjitare, e madhe e
mishngrënëse, me lesh të shkurtër e të verdhemë, me një tufë qimesh në fund të
bishtit (dhe te mashkulli me një kreshtë a kurorë qimesh të
gjata në qafë e rreth kokës), që ndodhet në
disa vise të Afrikës, të Azisë etj. dhe që mbahet si kafsha më e fortë në
përleshje me të tjerat.
LUANI I
DETIT
Lloj foke e madhe e me veshë, që jeton
zakonisht në oqeane.
LUBARDHË
Kafshë e egër mishngrënëse e viseve malore,
me qime të shndritshme, të bardha në të kuqërreme, që i ngjan luqerbullit dhe
është shumë e shpejtë; lulëz.
LUGËS
Sqeplugë.
LUGVESHËZ
Gërshërëz.
LULËZ
Lubardhë.
LUNDËR
Kafshë e egër e mishngrënëse, e madhe sa
një mace, me lëkurë të butë e të çmueshme, me qime të shndritshme në ngjyrë
kafe të mbyllur, që rron në ujëra të ëmbla dhe ushqehet me peshq; vidër.
LUNDËRZ
Lundër, vidër.
LUQERBULL
Rrëqebull.
LLABATAN
Guhak.
LLALLË
Flutur, më e madhe se miza e zakonshme, e
cila i bën vezët në zgjuan e bletëve dhe i detyron këto të largohen prej andej.
LLOÇË
Kubël e vogël në moshën prej katër muajsh
deri në një vit.
LLOGOBERE
Rosë e egër që e ka zënë vera pa shtegtuar.
LLOSKË
Peshk i ujërave të ëmbla, i ngjashëm me
krapin, por me trup më të shkurtër e më të shtypur anash; me kokë të vogël e me
shumë hala; drangë.
No comments:
Post a Comment