Fjalori Zoologjik - G

Fjalori Zoologjik
G




GABË
Shkabë.

GABONJË
Shkabë.

GACULLINË
Xixëllonjë.

GAFORRE
Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të mbuluar me një guaskë të fortë, me dhjetë këmbë të nyjëzuara e me kthetra në majë, të cilat i japin mundësi të ecë në të gjitha drejtimet. Gaforre e kuqe. Gaforre lumi (deti). Gjuajtës gaforresh.

GALABUN
Krimb mëndafshi që nis të bëjë fshikëzën, por nuk arrin ta mbarojë.

GALË
Stërqokë.

GALLOF
1. Korbi i bardhë.
2. Mashkulli i galës.

GAMILE
Deve.

GARDALINË
Kryeartëz.

GARGALIQ
Kafshë e vogël si bretkose, që jeton në ujë e në tokë, me kurriz në ngjyrë të gjelbër të hapët, me barkun të bardhë e me dy vija të murrme anëve.

GARGË
Bregcë.

GARGULL
1. Bregcë.
2. Shturë.

GATË
Shpend uji, që jeton nëpër moçale e këneta, me qafë e me sqep të gjatë dhe me një tufë puplash të zeza në krye; çafkë.

GAZELË
Dhi e egër, me trup të shkathët e të bukur, që rron në Afrikë e në Azi.

GËRMUQ
Drangë.

GËRSHËRËZ
Insekt i vogël, me trup të hollë e të gjatë në ngjyrë kafe të errët, me bishtin bigë e me dy brirthë në kokë, që ushqehet me pemë e sidomos me rrush.

GËRTHAC
Greth.

GËRTHAP
Kandërr me dy grepa të fortë si brirë përpara e me dy palë krahë, që rri nëpër zgërbonja drurësh.

GËRTHIULË
Pupëz.

GËRTHJE
Gaforre.

GËSHTENJË DETI
Iriq deti.

GLISTËR
1. Krimb unazor në ngjyrë të mishit që rron në vende me lagështirë, në pleh etj. dhe që zakonisht del pas shiut, krimbi i tokës, krimb shiu; karrem.
2. Parazit që jeton në zorrët e njeriut a të kafshëve,

GOCË
Butak i vogël deti, i mbështjellë me një guaskë të fortë e të ndritshme, të ndarë në dy pjesë; guaska që mbështjell këtë butak. Goca të bardha (të zeza). Goca deti.

GOGESH
Pëllumb i egër. Fluturojnë gogeshët.

GOGOZHEL
Bubuzhel.

GOLLOMESH
Gollomeshi i natës.
Lakuriqës

GOMAR
1. Kafshë njëthundrake, që mbahet në shtëpi për ngarkesë, me trup me të vogël se kali, me kokë të madhe, me veshë të gjatë dhe me qime zakonisht në ngjyrë të hirtë.
2. Çuç gomari

GOMAREZ
Brumbull.

GORILLË
Majmun i madh pa bisht, që rron zakonisht në pyjet e Afrikës Perëndimore dhe që i ngjan shumë njeriut.

GREP
Zhuzhingë.

GREPÇ
Akrep.

GRERË
Grerëz.

GRERËZ
Kandërr si bleta, po me trap më të vogël e më të hollë, në ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, që ka një thumb helmues; arëz. Grerëza e kumbullës (e dardhës, e mollës). Fole grerëzash. Thumbi i grerëzës. E thumboi (e pickoi) grerëza.

GRETH
Arëz me trup të madh, me ngjyrë të murrme në të kuqe, me bark të verdhë e me një thumb helmues; grerëz.

GRIFË
Shpend i madh grabitqar, me trup ngjyrëkafe të ndezur, me kokë e qafë të bardhë, me sqep të madh e të fortë, që ka në këmbë nga katër kthetra, jeton në shkëmbinj ose nëpër pemë të vetmuara dhe ushqehet me kërma.

GRIFSHË
Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me çafkë në kokë, që nxjerr një zë të çjerrë. Çafka e grifshës. Zëri i grifshës.

GRIKËLL
Bregcë.

GRILLË
Rosë e egër me trup më të vogël se pëllumbi, që rron në tufë.

GRIZHËL
Laraskë.

GRIZHLEMZË
Grifshë.

GRYKAKUQ
Gushëkuq.

GRYKALARMË
Zog këngëtar i ngjashëm me gushëkuqin, që e ka gushën të larme.

GUACË
Gocë deti.

GUGASH
1. Guhak.
2. Mashkulli i kumrisë.

GUGASHE
Gugash

GUGUÇE
Kumri.

GUGUFTU
Kumri.

GUGUSH
Mashkulli i kumrisë.

GUHAK
Lloj pëllumbi i egër e shtegtar, me trup të mbuluar me pendë ngjyrë hiri në të kaltër dhe me krahë të larmë.

GUMANË
Grerëz e madhe që nxjerr një zhurmë shurdhuese kur fluturon.

GUR
Peshk guri

GURNEC
Skort i bardhë.

GURNECKË
Skort i bardhë, gurnec.

GUSHAL
Gushëkuq.

GUSHAR
Gushëkuq.

GUSHËBARDHË
Zog i murrmë me gushë të bardhë, i ngjashëm me trumcakun, që shihet
shpesh në dimër mbi dëborë.

GUSHËKUQ
Zog i vogël këngëtar i ngjashëm me trumcakun, me trup të murrmë e me gushë të kuqërreme.

GUSHTAK
Cumri, qefulli i verës. 




Fjalori Zoologjik

No comments:

Post a Comment