Fjalor historie
PADISHAH
Titull i sulltanit në Perandorinë Osmane
dhe i sundimtarit absolut në disa vende të Lindjes; ai që mbante këtë titull.
PAFE
Që nuk beson në dogmën e fesë, që nuk
pranon asnjë fe që hiqte dorë nga feja sunduese dhe që për këtë ndiqej nga
përfaqësuesit e saj, heretik.
PAN
Çifligar i madh në Poloni dhe në disa vende
të tjera sllave. Panët polakë. Pronat e panëve.
PANCIR
Parzmore.
PANEGJIRIK
Fjalim që mbante një gojëtar për të ngritur
lart botërisht bëmat e një heroi a të një njeriu të shquar, për të lavdëruar
një qytet etj. Panegjirik për heroin.
PANEGJIRIST
Ai që shkruante ose mbante një panegjirik.
Panegjiristët e lashtë.
PANTEON
Tempull që grekët dhe romakët e vjetër u
kushtonin të gjitha perëndive. Panteoni grek (romak)
PARAÇLIRIM
Periudha para 29 Nëntorit të vitit 1944,
kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit e huaj dhe tradhtarët e
vendit.
PARTIN
Pjesëtar i njërit nga fiset ilire, që
banonte në brigjet e lumit të Matit.
PARTIZAN
1. Anëtar i një çete a njësie që lufton
kundër pushtuesit të vendit ose kundër klasave shfrytëzuese me metodat e luftës
popullore, zakonisht në prapavijat e armikut dhe jo në formacione të rregullta
ushtarake. Partizanët palestinezë. Çetë partizanësh. Lufta e partizanëve.
2. Anëtar i çetave dhe i njësive të tjera
që morën pjesë në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar
PARZMAK
Parzmore.
PARZMORE
Veshje prej metali, e gjatë deri në brez,
që mbronte luftëtarët në kohët e vjetra gjatë ndeshjeve me armë të ftohta.
Parzmore çeliku. Veshi parzmoren. I shpoi parzmoren
PASHA
1. Titull që u jepej funksionarëve të lartë
civilë e ushtarakë në perandorinë osmane; ai që mbante këtë titull; ai që
mbante këtë titull edhe pa funksione zyrtare. Pashallarët e Turqisë.
2. Qeveritar civil e ushtarak në krye të
një sanxhaku a të disa sanxhakëve në perandorinë osmane. Pashai i Janinës. I
thyen ushtritë e pashallarëve.
PASHALLËK
1. Titulli i pashait; gradë, mbajtësi i së
cilës kishte titullin pasha. Iu dha pashallëku.
2. Krahinë ose vend që qeverisej nga një
pasha. Pashallëqet në Ballkan. Sistemi i pashallëqeve.
3. Formacion i madh shtetëror, i përbërë
nga disa sanxhakë të sunduar nga një pasha i fuqishëm, i cili prirej të
shkëputej nga pushteti qendror i sulltanit. Pashallëku i Shkodrës. Pashallëku i
Janinës.
PASHTRAK
1. Kullotë brenda kufijve të një bajraku.
2. Taksë a gjobë që paguhej për
shfrytëzimin e një kullote të huaj ose të një kullote të ndaluar; taksë
kullote.
PASHTREF
Pashtrak.
PATËRSHANË
Heshtë, shtizë.
PATRIARK
Kryetar i fisit në shoqërinë e bashkësive
primitive; kryetar i familjeve të mëdha të dikurshme, që nderohej më shumë se
të gjithë dhe që kishte të drejta të plota mbi anëtarët e tjerë të fisit.
Patriarkët e fiseve (e familjeve të mëdha). Pushteti i patriarkut.
PATRIARKALIZËM
Sundim i plotë dhe i padiskutueshëm i
burrit a i kryefamiljarit në familje ose në marrëdhëniet shoqërore gjatë
patriarkatit. Mbeturina të patriarkalizmit.
PATRIARKAT
Periudha e fundit e rendit shoqëror të
komunës primitive pas matriarkatit, që karakterizohej nga sundimi i plotë i
burrit në familje e në marrëdhëniet shoqërore.
PATRIC
Aristokrat në Romën e Vjetër
PENDAR
1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget
pendët në arë.
2. Ai që ruan vreshtat e arat, rojë
vreshtash, vreshtar, bekçi.
3. Çifçi.
PERS
1. Persian.
2. Banor vendas i Persisë ose ai që e
kishte prejardhjen nga Persia.
PËRDREDHORE
Mjet lufte, me të cilin hidheshin gurë,
shigjeta etj. (sidomos gjatë sulmit kundër kështjellave).
PËRKRENARE
Mbulojë koke prej metali, si helmetë, me
trajta të ndryshme, që përdorej nga luftëtarët në kohët e lashta dhe në mesjetë
për t'u mbrojtur nga goditjet e armëve të armikut. Përkrenare ilire (romake).
PINJALL
Armë e ftohtë si thikë e hollë, e mprehtë e
me dy teha, shish.
PIRAMIDË
Ndërtesë e madhe me blloqe guri, me bazë
katrore dhe me katër faqe anësore në trajtë trekëndëshi dybrinjënjëshëm e të
bashkuara sipër në një kulm, që shërbente si varr për faraonët e Egjiptit të
lashtë. Piramida e Keopsit.
PIRG
Ndërtesë e lartë rrumbullake a
katërkëndëshe pranë mureve të një qyteti ose të një kështjelle, që shërbente
për mbrojtje, si pikë vrojtimi etj.; kullë e lartë, zakonisht e rrumbullakët.
Pirgjet e kalasë (e murit rrethues). U shemb një pirg.
PIRUST
Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore
ilire, që banonte në trevat e Malësisë së Lezhës, të Mirditës dhe të Matit dhe
që ishte i dëgjuar për shkrirjen e bakrit e të hekurit. Fisi i pirustëve.
Trojet e pirustëve. Armët (zbukurimet) e pirustëve.
PISQOLLË
Armë e vjetër me çark, që mbushej nga gryka
dhe mbahej në brez; kobure. Pisqollë e larë në argjend. Pisqollë dygrykëshe (me
dy tyta).
PLAK
Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte
ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Plaku i
katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit.
Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.
PLEBE
Njeri i shtresave të ulëta në Romën e
Vjetër, që mund të ishte i lirë, por nuk gëzonte të drejta politike. Plebenjtë
dhe patricët. Kryengritjet e plebenjve.
PLEQËSI
Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat a
në një lagje, që vendosnin për punët e fshatit a të lagjes, pajtonin gjaqet,
zgjidhnin mosmarrëveshjet etj.; organ këshillues i pushtetit shtetëror në një
krahinë që përbëhej prej njerëzve të parisë; kuvendi i pleqve. Pleqësia
kombëtare. Pleqësia e fshatit. Pleqësia dhe vegjëlia.
PORTË
Porta
e Lartë. sulltani dhe qeveria si autoriteti më i lartë e përfaqësues i
Perandorisë Osmane.
POSTËKOMANDANT
Komandanti i xhandarmërisë në një komunë.
POSTËKOMANDË
Komanda e xhandarmërisë në një komunë;
ndërtesa ku ishte vendosur kjo komandë. Postëkomanda e xhandarmërisë. Asgjësoi
një postëkomandë.
PRANGA
Zinxhir a hekura me hallka të kapura njëra
me tjetrën, që përdoren për t'i lidhur duart dikujt që arrestohet a burgoset;
zinxhir me hallka të forta, që përdorej nga skllavopronarët për t'u lidhur
këmbët dhe duart skllevërve. I vunë prangat. I hodhi (i shtiu) prangat. E
lidhën me pranga. Iu gjetën prangat në varr.
PREFEKT
1. Nëpunës i lartë qeveritar në një
prefekturë, kryetari i prefekturës.
2. Kryetari i një prefekture në disa vende.
3. Kryetari a shefi i policisë së qytetit
në disa vende borgjeze.
4. Titull për disa nëpunës të administratës
dhe për disa ushtarakë; emërtim për disa nëpunësi në administratë dhe në ushtri
(në Romën e lashtë).
PREFEKTURË
Njësia më e madhe e ndarjes administrative
e tokësore në Shqipëri para Çlirimit, që kishte si qendër një qytet kryesor;
organ i pushtetit shtetëror në një njësi të tillë; ndërtesa e zyrat e këtij
organi shtetëror.
PREHISTORI
Parahistori. Prehistoria e vendit. Ka
kaluar në prehistori i përket së shkuarës së largët.
PREHISTORIK
Parahistorik. Kohët prehistorike. Kafshë
(qenie) prehistorike. Vendbanim prehistorik. Kultura (piktura) prehistorike.
PRIFT
Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e
krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare (në
vendet ku vepron kisha e krishterë)
PRIFTËRESHË
1. E shoqja e priftit.
2. Grua ose vajzë që kryente shërbesat
fetare në një tempull (në botën e lashtë).
PRINC
1. Titull i birit të një mbreti a perandori
ose i një anëtari të familjes mbretërore; ai që mban këtë titull. Princi
trashëgimtar.
2. Sundimtari i një principate (në
shoqërinë feudale). Princ feudal vasal i një mbreti a perandori. Princat e
Arbrit.
3. Kryetar shteti (në ndonjë vend me regjim
monarkik); monarku. Princi i Monakos.
PROLETAR
Qytetar i shtresës më të varfër e më të
ulët në Romën e Vjetër.
PRONË
Arat bashkë me shtëpinë; toka, çifligu.
PURITAN
1. Ithtar e përkrahës i puritanizmit.
2. Ai që mban qëndrim tepër të rreptë e të
ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura; ai që mban qëndrim puritan të
tepruar.
PURITANIZËM
Lëvizje fetare e politike e borgjezisë
angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit
mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga
ritet e ceremonitë e kishës katolike. Ithtar i puritanizmit.
Fjalor historie
No comments:
Post a Comment