Fjalor historie O

Fjalor historie


OLIGARKI
1. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë skllavopronarësh e aristokratësh të pasur, të cilët shtypnin e shfrytëzonin pa mëshirë robërit e shtresat e varfra;
2. Sundimi politik dhe ekonomik i një grupi të vogël miliarderësh në vendet imperialiste, të cilët përfaqësojnë diktaturën e kapitalit financiar dhe të monopoleve; pronarët e monopoleve të mëdha që bëjnë pjesë në këtë grup dhe që nxjerrin fitime të shumta duke shfrytëzuar egërsisht masat e gjera punonjëse në vendet kapitaliste, si edhe vendet e prapambetura. Oligarkia financiare.

OLIMPIADË
Periudhë prej katër vjetësh ndërmjet dy lojërave olimpike, që në Greqinë e lashtë merrej si matëse e kohës.

OLIMPIK
Që zhvillohej një herë në çdo katër vjet në Greqinë e lashtë në Olimpi (për lojërat atletike).

ORGJI
Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit.

OXHAK
Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur nga të tjerët; familje e shtresës së pasur.

OXHAKËRI
Njerëzit e shtresës së pasur; klasa feudale e vendit, paria feudale. Oxhakëria e vendit.

OXHAKËSI
Oxhakëri


Fjalor historie

No comments:

Post a Comment