Fjalor historie
RAJA
Nënshtetas jo mysliman në Perandorinë
Osmane, që nuk kishte të drejta e shtypej egërsisht.
REND
Shtresë shoqërore në periudhën e
feudalizmit, e cila kishte të drejta e detyra të trashëgueshme, që pasqyronin
marrëdhëniet klasore dhe luftën e klasave |në këtë periudhë. Rendet e
privilegjuara aristokracia dhe kleri. Rendet e shtypura (e ulëta). Rendi i
tregtarëve. Ndarja e popullsisë në rende. Zhdukja e rendeve.
RILINDËS
1. Ideolog, veprimtar dhe luftëtar i
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Rilindës i shquar. Rilindësit tanë. Shkrimet (veprat) e rilindësve. Gjuha e
rilindësve. Dëshirat (përpjekjet, ëndrrat) e rilindësve. Në gjurmët e
rilindësve.
2. Përfaqësues i Rilindjes evropiane.
RILINDJE
1. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të
arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI, që lidhej me lindjen e me
zhvillimin e borgjezisë e të marrëdhënieve kapitaliste dhe që iu kundërvu
ideologjisë e kulturës mesjetare, duke iu drejtuar si mbështetje kulturës dhe
artit të lashtësisë. Rilindja evropiane. Letërsia (kultura) e Rilindjes. Poetët
e Rilindjes. Arti i Rilindjes. Përfaqësuesit e Rilindjes. Epoka (lëvizja) e
Rilindjes.
2. Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e
kulturore me karakter kombëtar, demokratik e revolucionar, që mori hov në
Shqipëri që nga gjysma e parë e shekullit XIX e vazhdoi deri në Shpalljen e
Pavarësisë dhe që luftoi me armë e me penë për çlirimin e vendit nga pushtuesit
e huaj, për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur, për kapërcimin e
mbeturinave të theksuara të rendit feudal e për përhapjen e zhvillimin e
arsimit e të kulturës në gjuhën amtare. Rilindja Kombëtare Shqiptare. Epoka e
Rilindjes. Ideolog (shkrimtar, poet, mendimtar) i Rilindjes. Letërsia e
Rilindjes. Shtypi i Rilindjes.
ROB
1. Ai që nuk kishte fare mjete prodhimi, që
nuk kishte asnjë të drejtë dhe që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili e
detyronte të punonte në kushte shumë të rënda e mund ta shiste a ta vriste.
Skllavopronarët dhe robërit. Kryengritjet e robërve. Tregtia (shitja, blerja,
vrasja) e robërve. Shitej (blihej si rob).
2. Skllavi i tokës, bujkrob. Robërit e
tokës. Bujq robër.
3. Ai që zihet i gjallë në luftë nga
kundërshtari. Rob
ROBËRI
1. Gjendja e atij që ka humbur lirinë; të
qenët nën zgjedhën e dikujt, skllavëri.
2. Bujkrobëri.
ROMAK
1. Qytetar i Romës së lashtë ose i
Perandorisë së lashtë të Romës. Legjionet e romakëve.
2. Që lidhet me Perandorinë e lashtë të
Romës ose me qytetarët e saj, që është karakteristik për Perandorinë e lashtë
të Romës ose për qytetarët e saj, i Romës ose i romakëve të lashtësisë; që
është krijuar nga romakët e lashtë. Perandoria Romake. Bota romake. Pushtimet
romake. E drejta romake. Arti romak. Sundimi romak.
RRETHKOMANDANT
Komandant i xhandarmërisë në një nënprefekturë.
Rrethkomandanti varej nga qarkkomandanti.
RRETHKOMANDË
Komanda e njësive të xhandarmërisë të një
nënprefekture; ndërtesa ku ishte kjo komandë.
2. Rendi shoqëror që mbështetej në pronën e
skllevërve, skllavopronaria.
Fjalor historie
No comments:
Post a Comment