Fjalori i gjuhesise
Fjalori i gjuhesise
ABSTRAKT
Që
emërton një cilësi a tipar ose një veprim shkëputurazi nga sendi që e ka
cilësinë a tiparin ose nga vepruesi. Emër abstrakt. Kuptim abstrakt.
AFËRT
Që ka
prejardhje të përbashkët me një tjetër. Gjuhë të afërta.
AFRI
Lidhje
e afërt, ngjashmëri që buron nga prejardhja e përbashkët. Afri gjuhësh. Lidhje
afrie.
AFRIKATE
Bashkëtingëllore
që nis të shqiptohet si bashkëtingëllore shpërthyese dhe mbaron si
bashkëtingëllore fërkimore (p.sh. c, f, x, xh).
AKORDIM
Përshtatje
ANALITIK
Që i
shpreh marrëdhëniet ndërmjet fjalëve në fjali jo me mbaresa, por me mjete të
tjera të veçanta; që përbëhet nga njësi të veçuara gjuhësore (për trajtat e
përbëra); kund. sintetik. Gjuhë analitike. Trajtë analitike. Ndërtime analitike.
ANALIZË
Zbërthimi
i fjalëve ose i fjalive në pjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre
gramatikore, leksikore etj. veç e veç. Analizë fonetike (sintaksore). Analiza
gramatikore.
ANASJELLË
Ndryshimi
i rendit të zakonshëm të fjalëve në fjali për të theksuar kuptimin e një fjale
ose për t'i dhënë fjalisë forcë shprehëse.
ANËSOR
Që
shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës kur
kjo
puqet me dhëmbët ose me qiellzën e fortë. Bashkëtingëllore
anësore
(p.sh. l).
ANTONIM
Që ka
kuptim të kundërt me atë të një fjale tjetër. Antonime të
plota.
Çift antonimesh.
ANTROPONIM
Emrat e
përveçëm të njerëzve, që studiohen nga gjuhësia.
ANTROPONIMI
1.
Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë
a te
një popull.
2. Degë
e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm të njerëzve.
Antroponimia
shqiptare.
APOSTROF
Shenjë
si presje, e cila vihet sipër rreshtit në vend të një zanoreje
a të
një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës mohuese s. Vë
apostrofin.
Shkruhet me apostrof.
APOSTROFIM
Veprimi
sipas kuptimit të foljes apostrofoj
APOSTROFOJ
Vë
apostrof, përdor apostrofin për të zëvendësuar një zanore a
një
rrokje që bie.
ARDHËM
Koha e
ardhme, kohë e foljes, që tregon se veprimi ose
gjendja
e shprehur prej saj pritet të ndodhë a të vijë pas çastit të
ligjërimit.
ASIMILIM
Përngjashmin
ASIMILOJ
E bën
të njëjtë ose të ngjashëm me veten (për veprimin e një tingulli mbi një
tjetër).
ASNJANËS
Që nuk
është as i gjinisë mashkullore, as i gjinisë femërore; që bën pjesë në lakimin
e katërt të emrave të shqipes. Gjinia asnjanëse. Emër asnjanës.
ASPEKT
Kategori
gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën
se si
rrjedh veprimi. Aspekti i kryer (i pakryer). Aspektet e foljes.
BARAZI
Shkalla
krahasore e barazisë, një nga shkallët e krahasimit
të
mbiemrave e të ndajfoljeve, kur sendet a cilësitë që
krahasohen
janë në një shkallë të barabartë.
BARBARIZËM
Fjalë
ose shprehje e huazuar pa nevojë nga një gjuhë tjetër.
Pastrimi
i barbarizmave.
BASHKËKOHËSI
Të
qenët në të njëjtën kohë me një tjetër (për fjalitë kohore).
Lidhje
(marrëdhënie) bashkëkohësie.
BASHKËLIDHUR
Që
është i lidhur në mënyrë të dyanshme me diçka tjetër; që ka
lidhje
të ngushtë me diçka tjetër; i bashkëngjitur. Dokumente të
bashkëlidhura.
Fjalë (fjali) të bashkëlidhura
BASHKËNGJITJE
Përngjitje
BASHKËPAJTIM
Bashkëpërkim
BASHKËPËRKIM
Përkim
i dyanshëm ndërmjet gjuhësh, takim në njësi e në dukuri
gjuhësore.
Bashkëpërkime gjuhësore. Bashkëpërkime fonetike
(leksikore,
gramatikore). Bashkëpërkime shqiptaro-balte.
BASHKËRENDIT
Lidh me
bashkërenditje dy a më shumë fjali ose gjymtyrë të një fjalie.
BASHKËRENDITËS
Që
shërben për të lidhur dy a më shumë fjali ose gjymtyrë fjalie të
bashkërenditura.
Lidhëz bashkërenditëse.
BASHKËRENDITJE
loj i
lidhjes sintaksore të dy a më shumë njësive
gjuhësore
(fjali ose gjymtyrë fjalie) të barasvlershme, që nuk
varen
njëra nga tjetra dhe nuk përcaktojnë njëra-tjetrën.
Bashkërenditja
e fjalive (e gjymtyrëve të fjalisë). Marrëdhënie
bashkërenditjeje.
Lidhje me bashkërenditje.
BASHKËRENDITUR
Që
është i lidhur me bashkërenditje me një njësi tjetër
gjuhësore
(me fjali ose me gjymtyrë fjalie). Fjali (gjymtyrë) të
bashkërenditura.
BASHKËTINGËLLOR
Që
përftohet kur ajri kalon një pengesë në organet e të folurit,
zakonisht
i shoqëruar me zhurmë dhe pa lëvizur tejzat e zërit (për
tingujt
e të folurit); që përbëhet nga bashkëtingëllore. Tingull
bashkëtingëllor.
Togje bashkëtingëllore.
BASHKËTINGËLLORE
Tingulli
i të folurit, që përftohet kur ajri kalon një pengesë në
organet
e të folurit, zakonisht i shoqëruar me zhurmë dhe pa
lëvizur
tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull.
Bashkëtingëllore
e zëshme (e zhurmët, e shurdhët).
Bashkëtingëllore
hundore. Bashkëtingëllore paragjuhore
(mesgjuhore,
prapagjuhore). Bashkëtingëllore buzore
(dhëmbore,
qiellzore, grykore). Bashkëtingëllore e dyfishtë.
Bashkëtingëllore
e lëngët (dridhëse). Bashkëtingëllore
shpërthyese
(shtegore, anësore). Bashkëtingëlloret b, d, g...
Bashkëtingëlloret
e shqipes. Sistemi i bashkëtingëlloreve.
Grup
bashkëtingëlloresh. Këmbimi i bashkëtingëlloreve.
BASHKËVAJTJE
Lidhja
e një fjale me një fjalë tjetër, përdorimi i një fjale së bashku
me një
tjetër në lidhje të caktuara.
BISEDOR
Që
është karakteristik për bisedën e lirë (zakonisht për dialogun),
që
përdoret në bisedat e përditshme. Ligjërimi bisedar. Fjalë
bisedore.
Leksiku bisedor. Stili bisedor i ligjërimit.
BUKURSHQIPTIM
Shqiptimi
i bukur e i qartë i tingujve dhe i fjalëve.
BUKURTINGËLLIM
Tingëllim
i bukur e i pëlqyeshëm i fjalëve ose i fjalive, për shkak të
tingujve
a të fjalëve që i përbëjnë.
BUKURTINGËLLUES
1. Që
hyn ndërmjet dy tingujsh për të krijuar një shqiptim të lehtë
e të
bukur (për tingujt).
2. Që
është i bukur e i pëlqyeshëm (për shqiptimin e tingujve).
Shqiptim
bukurtingëllues.
BUKURZANI
Bukurtingëllim.
BUKURZANOR
Bukurtingëllues.
Tingull bukurzanor.
BUZOR
Që
shqiptohet me pjesëmarrjen e buzëve (për tingujt). Tingull
buzor.
Bashkëtingëllore buzore.
CILËSOR
Që
shënon drejtpërdrejt një cilësi ose tipar të sendit; që
luan
rolin e një cilësori a përcaktori; cilësues. Mbiemër cilësor.
Fjali
cilësore.
ÇERDHE
Grupi i
fjalëve që janë formuar nga një rrënjë e
përbashkët.
Çerdhe fjalësh. Fjalor me çerdhe.
ÇFARËSI
Plotës
i çfarësisë: përcaktor që tregon llojin a farën e asaj që
shënon
emri.
ÇHUNDORËZIM
Humbja
e hundorësisë nga një tingull i gjuhës, kalimi i një tingulli
hundor
në tingull gojor. Çhundorëzimi i zanoreve.
ÇUDITËSE
Që
shpreh çudinë e folësit; habitore. Fjali çuditëse
Fjalori i gjuhesise
No comments:
Post a Comment