Fjalori i gjuhesise
DËFTOR
1. Që
shërben për të dëftuar dikë a diçka, që tregon dikë a diçka.
Përemër
dëftor përemër që tregon sendin për të cilin flasim dhe e
dallon
atë nga sendet e tjera të një lloji me të (p.sh. ky, kjo etj.).
2.
Fjali dëftore: lloj fjalie që jep një kumtim të drejtpërdrejtë për
ndonjë
send ose dukuri dhe që shërben për t'u treguar të tjerëve
njohuritë
që ka folësi për diçka a për dikë (p.sh. Ushtarët mbrojnë
atdheun.
Rrushi piqet në gusht etj.).
3.
Përemri dëftor. Dëftorët e shqipes. Lakimi i dëftorëve.
4.
Mënyra dëftore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila
shpreh
një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si diçka që
ndodh a
është, ka ndodhur a ka qenë, do të ndodhë a do të jetë
me të
vërtetë (p.sh. punoj, ndodhem, punoja, ndodhesha, kam
punuar,
do të punoj etj.).
DËFTORE
Mënyra
dëftore e foljes.
DËSHIROR
1. Që
shpreh një dëshirë, që përmban në vetvete një dëshirë.
Kompozita
dëshirore.
2.
Fjali dëshirore: lloj fjalie që shpreh a kumton një dëshirë për
diçka
(p.sh. u kthefshi faqebardhë!).
3.
Mënyra dëshirore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e
cila
shpreh një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si
diçka
që dëshirohet të ndodhë a të jetë (p.sh. rroftë, qoftë, a
bëftë,
daltë, ardhsha etj.).
DËSHIRORE
Mënyra
dëshirore e foljes. Trajtat e dëshirores
DIAKRITIK
Që
shërben për të dalluar diçka, dallues. Shenjë diakritike.
shenjë
që i vihet një shkronje mbi të a nën të për të treguar se
duhet
shqiptuar ndryshe nga shkronja pa këtë shenjë (p.sh. ë, ç).
DIALEKT
Variant
i gjuhës së një populli, i cili përdoret nga një grup
njerëzish
që banojnë në një truall pak a shumë të kufizuar ose që
i
takojnë një shtrese shoqërore të caktuar. Dialekt territorial.
Dialekt
shoqëror. Dialektet e shqipes. Dialekti i Veriut
(i
Jugut). Afrimi i dialekteve. Studimi i dialekteve.
DIALEKTIZËM
Fjalë a
kuptim i një fjale, shprehje, variant fonetik a trajtë
gramatikore
që është veçori dalluese për një dialekt dhe që nuk
përputhet
me normën e gjuhës letrare kombëtare, krahinorizëm.
Përdorimi
i dialektizmave.
DIATEZË
Kategori
foljore, që shpreh marrëdhëniet e ndryshme ndërmjet
veprimit
dhe subjektit ose objektit të tij e që lidhet ngushtë edhe
me
fjalëformimin, me ndryshimin e kuptimeve e të përdorimeve të
fjalëve
(krahaso, p.sh. punoj - punohet; mësoj-mësohem; laj -
lahem;
përpjek - përpiqem; gdhij -gdhihem, gdhihet; shtie -
shtihem;
kollem etj.). Diateza veprore (pësore). Diateza vetvetore.
DIFTONG
Grup
prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme.
Diftong
ngjitës diftong me theksin në zanoren e dytë. Diftong
zbritës
diftong me theksin në zanoren e parë. Diftong i gjatë (i
shkurtër).
DIFTONGOHET
Merr
vlerën e një diftongu; bëhet diftong, kthehet në diftong (një
zanore).
DIFTONGOJ
I jap
vlerën e një diftongu; e bëj diftong, e kthej në diftong (një
zanore).
DISIMILIM
Shpërngjasim
DIVERGJENCË
Veçimi
a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga
prejardhja
e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më
shumë
dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt.
Divergjenca
e gjuhëve (e dialekteve).
DOMETHËNIE
Kuptimi
i një fjale; ajo që shprehet nga një shenjë
gjuhësore.
Domethënia e fjalës.
DREJTPËRDREJTË
Kuptimi
i drejtpërdrejte (i fjalës), kuptimi që lidhet
drejtpërdrejt
me sendin a me nocionin që shënon fjala e që nuk
është i
figurshëm; kuptimi i parë e i mirëfilltë i fjalës pa ngjyrimet
shprehëse
e emocionale plotësuese (p. sh. shpatë e çeliktë
ndryshe
nga vullnet i çeliktë, ose bushtër «femra e qenit» dhe
bushtër
sharje. «grua e ligë, e përdalë, bisht tundur, lavire»).
DREJTSHKRIM
Sistem
rregullash për t'i shkruar drejt e njësoj fjalët në gjuhën
letrare;
zbatimi i këtyre rregullave. Drejtshkrim i njësuar.
Drejtshkrimi
i gjuhës së sotme letrare shqipe. Drejtshkrimi i
fjalëve
(i zanoreve, i bashkëtingëlloreve). Kongresi i
Drejtshkrimit.
Parimet e drejtshkrimit. Rregullat e drejtshkrimit.
Njësimi
i drejtshkrimit. Shprehitë e drejtshkrimit. Ushtrime
drejtshkrimi.
Mësoi drejtshkrimin.
DRIDHËS
Që
shqiptohet duke kaluar ajri nëpër një pengesë, e cila
hapet e
mbyllet në mënyrë të rregullt dhe shkakton dridhje të
majës
së gjuhës, të buzëve ose të njerithit. Bashkëtingëllore dridhëse.
DYBUZOR
Që
përftohet duke u afruar ose duke u puqur të dyja
buzët
(për disa tinguj bashkëtingëllorë). Bashkëtingëllore
dybuzore.
Tingull dybuzor. (p, b).
DYGJINISHËM
Që ka
dy gjini.
DYGJUHËSI
Zotërimi
e përdorimi i dy gjuhëve nga një njeri ose nga një
popullsi
në të njëjtën kohë.
DYGJUHËSOR
Dygjuhësh.
Fjalor dygjuhësor.
DYGJUHËSH
1. Që
fjalët e një gjuhe i përkthen me fjalët përgjegjëse të një
gjuhe
tjetër sipas kuptimeve që kanë; që është në dy gjuhë.
Fjalor
dygjuhësh.
2. Që
lidhet me dygjuhësinë; që përdor a pranon përdorimin e dy
gjuhëve
në të njëjtën kohë. Popullsi dygjuhëshe. Shkollë
dygjuhëshe.
DYGJYMTYRËSH
Që ka
dy gjymtyrë, që përbëhet nga dy gjymtyrë. Fjali
dygjymtyrëshe.
DYKRYEGJYMTYRËSH
Që i ka
të dyja gjymtyrët kryesore. Fjali dykryegjymtyrëshe.
DYRROKËSH
Që
përbëhet nga dy rrokje. Fjalë dyrrokëshe.
DYSOR
1.
Njëra prej dy a më shumë fjalëve që kanë të njëjtin kuptim
leksikor;
njëra prej dy a më shumë trajtave fonetike a gramatikore
që kanë
të njëjtën vlerë normative. Dysor kuptimor. Dysor
gramatikor
(morfologjik, sintaksor). Dysor drejtshkrimor. Dysor
normativ.
2. Që
është formuar nga dy pjesë, që ka dy pjesë
përbërëse;
që lidhet nga kuptimi, nga funksioni etj. me një tjetër
dhe
krijon me të një çift; dyllojësh. Format dysore të fjalëve (të
trajtave
gramatikore).
DYSHIMOR
Që
përmban një dyshim, që shpreh dyshim. Fjali dyshimore.
DYSHKRONJËSH
Shenjë
grafike e përbërë nga dy shkronja, të cilat së bashku
shënojnë
vetëm një tingull. Përdorën dyshkronjëshat.
Dyshkronjëshat
e alfabetit të gjuhës shqipe (dh, gj, ll, nj, rr, sh,
th, xh,
zh).
DYZANOR
1. Tog
a grup prej dy zanoresh.
2.
Diftong.
Që
përbëhet prej dy zanoresh; që ka dy zanore njëra pranë
tjetrës.
Tog dyzanor.
DHANORE
1. Rasa
dhanore: rasa e tretë e lakimit në gjuhën shqipe. Emër
në
rasën dhanore.
2. Rasa dhanore. Dhanore e shquar (e pashquar).
DHËMBOR
Që
shqiptohet duke puqur majën e gjuhës e pjesën e
përparme
të saj tek ana e pasme e dhëmbëve të sipërm (për
tinguj
të tillë si d, t etj.). Tinguj dhëmbore. Bashkëtingëlloret
dhëmbore.
ELBASANISHTE
E
folmja e qytetit të Elbasanit dhe e rrethinave të tij. Elbasanishtja
letrare
variant i shqipes letrare përpara Çlirimit, i formuar
kryesisht
mbi bazën e të folmes së qytetit të Elbasanit dhe të
rrethinave
të tij; varianti i mesëm i gjuhës letrare shqipe.
EMËR
Pjesë e
ndryshueshme e ligjëratës, që shënon një qenie
a një
send dhe që ka gjini, numra e rasa. Emër i përgjithshëm (i
përveçëm).
Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër
mashkullor
(femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar).
Lakimi
i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
EMËROR
Që ka
të bëjë me emrin, që i përket emrit, i emrit; që ka
vlerën
e emrit, që është baras me një emër; që ka në përbërjen e
vet një
emër si pjese kryesore. Mbaresat emërore. Kallëzues
emëror.
Fjali emërore. Përdorim emëror.
EMËRORE
Rasa
emërore: rasa e parë e lakimit në gjuhën shqipe. Emër
në
rasën emërore.
EMËRTUES
Që
shënon një send, që emërton. Fjalë emërtuese.
EMËRUES
Emërtues.
EMËRZIM
Veprimi
dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve emërzoj.
Emërzimi
i mbiemrit (i pjesores).
EMËRZOHET
Shndërrohet
në emër, bëhet emër, merr tiparet e emrit;
përdoret
si emër.
EMËRZOJ
E
shndërroj në emër, i jap tiparet e emrit; e përdor si emër.
Emërzoj
një mbiemër (një pjesore, një pasthirrmë).
EMËRZUAR
Që
është shndërruar në emër, që ka marrë tiparet e emrit; që
përdoret
si emër. Mbiemër i emërzuar. Pjesore e emërzuar.
EMFAZË
Theksim
i posaçëm i disa tingujve; theksim i veçantë i një
fjale
ose i disa fjalëve për të vënë në dukje me shumë vlerën a
rëndësinë
e tyre; përdorim i tepruar i stilit të lartë në ligjërim.
Shqiptoi
me emfazë.
EPTIM
Ndryshimi
që pësojnë fjalët në trajtën e tyre gramatikore, kur
hyjnë
në lidhje me fjalë të tjera në fjali; mënyrat e një ndryshimi të
tillë
dhe tërësia e trajtave të fjalës gjatë këtij ndryshimi; mbaresa
e një
fjale që ndryshon kur lakohet a kur zgjedhohet. Eptim
emëror
(foljor, përemëror). Eptim i jashtëm mbaresat e trajtave
gramatikore.
Eptim i brendshëm ndryshimi i tingujve në rrënjën e
fjalës,
i cili jep një trajtë të re gramatikore. Eptim i shquar (i
pashquar).
EPTUESHËM
Që i
formon trajtat gramatikore të fjalëve me anë të eptimit.
Gjuhët
e eptueshme.
ETIMOLOGJI
1. Degë
e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe,
duke u
mbështetur në historinë e saj e në lidhjet me gjuhët e
tjera.
Etimologjia shkencore. Etimologji popullore etimologji që e
përcakton
në mënyrë të gabuar prejardhjen e fjalëve, duke u
mbështetur
zakonisht te ngjashmëria e tyre e jashtme, tingullore
me
fjalë të tjera të njohura dhe pa marrë parasysh ligjet e
zhvillimit
historik të gjuhëve. Etimologjia e gjuhës shqipe. Merrem
me
etimologji.
2.
Prejardhja e një fjale. Etimologji e qartë (e panjohur).
Etimologji
e një fjale. Përcaktoj etimologjinë e fjalës.
ETIMOLOGJIK
Që ka
të bëjë me etimologjinë, që i përket etimologjisë, i
etimologjisë;
që mbështetet në etimologji, sipas etimologjisë.
Kërkime
(studime) etimologjike. Fjalor etimologjik. Drejtshkrim
etimologjik.
ETRUSKISHTE
Një nga
gjuhët e vjetra të Gadishullit Italik, gjuha etruske. Studimi
i
etruskishtes.
EUFONI
Bukurtingëllim
EUFONIK
Bukurtingëllues
Fjalori i gjuhesise
No comments:
Post a Comment