Fjalori i insekteve A - D

Fjalori i insekteve

A - D



ANTENAGJATË 
Kandërr me trup të vogël, me brirthët të gjatë e me 
krahët si me gjemb në majë, që dëmton bimët. 
Antenagjati i jonxhës. Antenagjati i fikut.

ARËZ
Kandërr e vogël sa bleta, po me trup më të 
hollë, me ngjyrë të verdhë e me vija të zeza, me thumb 
helmues; grerëz. Pole (çerdhe) arëzash. Bukë arëzash 
fole grerëzash si hoje blete.

AKREP UJI 
Insekt dëmtues, që rron nëpër orizoret dhe që bren 
rrënjët e orizit.

BARKARTË
Kandërr dëmtuese e bimëve, që e ka barkun të mbuluar 
me push të verdhë si të praruar. Vemje barkartash.

BLETËNGRËNËS
Që ha bletët. Kandërr bletëngrënëse. 

BREJTËS
Që ha duke brejtur, që e bren ushqimin; që bën 
pjesë në rendin e brejtësve. Kandërr brejtëse.

BRUMBULL
1. Kandërr me ngjyrë të zezë a të murrme etj., me krahë 
të fortë e me brirthë të gjatë, që rron nëpër drurë, në 
pleh etj. Brumbull i vogël. Brumbulli i zi. Brumbulli i 
murrmë. Brumbulli i gjelbër. Brumbulli i butë. Brumbulli 
i egër. Brumbull maji. Brumbulli i miellit. 
2. Mashkulli i bletës.

BUBURREC
Kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, 
zakonisht me ngjyrë të zezë a të errët të ndritshme, që 
rron në plehra, në mure etj.; emër i përgjithshëm për 
disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët.

BULKTH
Kandërr si karkalec i vogël, me krahë të errët, që rron 
zakonisht në vrimat e dheut a të mureve të vjetra dhe 
që natën nxjerr një zë si të gjinkallës. 

BUBË
1. Vemje e rritur, para se të shndërrohet në flutur ose 
në krimb, zakonisht e mbuluar me push, krimbalesh, 
krimb mëndafshi. 
2. Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba. Ngjyrë bube 
ngjyrë e verdheme.
3. Morr i vogël.

BARKKUQ
Që e ka barkun të kuq (për qeniet). Krimb barkkuq.

BIRUES
Që bën vrima; që shërben për të hapur vrima. Krimb 
birues. Kunj birues. 

BUBULESH
Që ka lesh të dendur, me shumë lesh, eshtor; 
që ka push të dendur, pushatak. 
Krimb bubulesh.

BURBULEC
Krimb që rritet nën lëkurën e disa kafshëve ose në ujë 
të ndenjur. 

BRESHKËZ
Insekt i ngjashëm me morrin, me ngjyra të 
ndryshme, i mbuluar me një guaskë të hollë, të dylltë e 
pulla-pulla si guaska e breshkës, që ngjitet zakonisht në 
gjethe, në degë a nëpër fruta dhe ushqehet me lëngjet 
e tyre. Breshkëza e butë. Breshkëza dyllore. 
Breshkëza e bardhë. Breshkëza e kuqe (breshkëza e 
agrumeve). Breshkëza e zezë. Breshkëza e fikut. 
Breshkëza e ullirit.

CIGARTOR
Kandërr e vogël me krahë të gjelbër ose të kaltër e me 
shkëlqim metalik, që del në pranverë, bren sythat e 
hardhisë e të pemëve të tjera dhe mbështillet si cigare 
me gjethen e tyre.

ÇIMKË
Kandërr e vogël me trup të rrumbullakët të shtypur, 
me ngjyrë të kuqe të errët e me një erë të keqe, që 
jeton si parazit nëpër plasat e dhomave e të orendive 
shtëpiake dhe që u thith njerëzve gjakun kur flenë; 
tartabiqe. 

DËMTUES
Kandërr, shpend etj. që dëmton bimët a kafshët.

DIMËRUES
Që kalon dimrin; që përballon të ftohtët e dimrit, që i 
qëndron kohës së keqe të dimrit. Kandërr dimëruese.

DOSËZ
Kandërr e ngjashme me bulkthin, me trup të gjatë deri 
pesë centimetra e të mbuluar me push të imët, me 
brirthë të trashë dhe me thonj të fuqishëm, e cila rri 
zakonisht brenda në tokë e dëmton rrënjët e bimëve 
bujqësore; arrç, bushtërz, këlysh dheu.

DRITHËNGRËNËS
Që i ha ose i dëmton drithërat (për kandrra). Kandërr 
drithëngrënëse. 

DRUNGRËNËS
Që ha drurin e pemëve dhe e bën vrima-vrima, që 
bren drurët. Kandërr a vemje drungrënëse.



Fjalori i insekteve

No comments:

Post a Comment