| MIKROSKOP |
| Mjet optik i përbërë prej disa thjerrëzash të fuqishme, i |
| cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të |
| vegjël që nuk mund të shihen vetëm me sy. Mikroskop |
| elektronik aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon |
| deri në një milion herë. Shoh me (në) mikroskop. |
| MOTOÇIKLETË |
| Mjet i shpejtë udhëtimi, i ngjashëm me biçikletën, |
| zakonisht me dy rrota që vihet në lëvizje me anë të një |
| motori me djegie të brendshme. |
| MPREHËSE |
| 1. Mjet i vogël dhe i thjeshtë në trajta të ndryshme, që |
| ka të mbërthyer një teh dhe që përdoret për të mprehur |
| lapsat. Mprehëse lapsash. |
| 2. Limë metali ose guri që shërben për të mprehur thika |
| etj; grihë. Mprehëse guri. Mprehëse kose. |
| MAGNETOFON |
| Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe |
| riprodhimin e tingujve. Magnetofon dore (me bateri). |
| Shirit magnetofoni. Këngë (muzikë, bisedë) e |
| regjistruar në magnetofon. |
| MANOMETËR |
| Aparat që shërben për të matur presionin e gazeve a të |
| lëngjeve që ndodhen në një enë ose në një hapësirë të |
| mbyllur. Manometër metalik (termik). Manometër regjistrues. |
| Manometër me lëng (me zhivë). Manometër vaji. Shigjeta e |
| manometrit. |
| MARRËS |
| Aparat ose mjet tjetër teknik që merr një formë të |
| caktuar energjie dhe e shndërron në një formë tjetër; |
| radiomarrëse. Marrësi i valëve. Marrësi i energjisë |
| elektrike. Marrësi i rrymës. Marrësi i nxehtësisë. |
| Aparat marrës. Antenë marrëse. |
| MEGAFON |
| Aparat i posaçëm në trajtë hinke që shërben për të |
| forcuar zërin a për ta përhapur atë në largësi; |
| altoparlant. Megafonat e shesheve (e rrugëve). |
| Fliste me megafon. |
| MEKANIZËM |
| Tërësi veglash që përbëjnë një makinë, një |
| aparat etj. ose një pjesë të tyre, me një ndërtim të |
| brendshëm e me lidhje të tillë që të vënë në lëvizje |
| njëra-tjetrën; ndërtimi i brendshëm i një makine, i një |
| aparati etj. dhe mënyra si punon. Mekanizëm i thjeshtë |
| (i ndërlikuar). Mekanizëm vetëlëvizës. Mekanizmi i |
| orës. Mekanizmi i shkrepjes (së armës). Punon si një |
| mekanizëm. |
| MIKROFON |
| Aparat i posaçëm që shndërron lëkundjet tingullore në |
| lëkundje elektrike dhe që shërben për të përforcuar |
| zërat e për t'i përçuar në largësi. |
| MIKROSKOP |
| Mjet optik i përbërë prej disa thjerrëzash të fuqishme, i |
| cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të |
| vegjël që nuk mund të shihen vetëm me sy. Mikroskop |
| elektronik aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon |
| deri në një milion herë. |
| MINAKËRKUES |
| Që shërben për zbulimin e minave të fshehura. |
| Aparat minakërkues |
| MINALËSHUES |
| 1. Aparat i posaçëm që vendoset në anije për lëshimin e |
| minave në det. |
| 2. Armë zjarri që shtie me mina. |
| MINAZBULUES |
| Që shërben për zbulimin e minave në vendet e |
| minuara. Aparat minazbulues. |
| MORS |
| Aparat telegrafik që përdoret për transmetimin e njoftimeve me |
| anë të këtij kodi a alfabeti. Sinjalet e morsit. E japin me mors. |
| MELICË |
| Përdorëse e posaçme prej druri për të rrahur lirin; |
| kopan liri. |
| MIZAVRASËS |
| Përdorëse e përbërë |
| nga një shkop që kanë majë një copë lëkurë të hollë a |
| llastikë dhe që shërben për të vrarë miza. |
| MPREHËS |
| Që shërben për të mprehur vegla a përdorëse të |
| ndryshme. Makinë mprehëse. Gur mprehës. |
| MEKANIZIM |
| Pajisje e plotë ose e pjesshme e prodhimit me makina |
| e me mekanizma të ndryshme që zëvendësojnë punën e |
| dorës. Mekanizim i plotë (i pjesshëm). |
| Shkalla e mekanizimeve. Zgjerimi i mekanizimeve. |
| MASHË |
| Përdorëse hekuri, zakonisht me dy krahë të gjatë e |
| me maja të kthyera, që përdoret për të kapur thëngjij të |
| ndezur ose për të përpushur zjarrin. |
| MATËS |
| Çdo vegël a mjet që përdoret për të matur diçka; |
| njehsor. Matës elektrik. Matës i ujit (i karburantit, i energjisë |
| elektrike). Matësi i nxehtësisë termometri. Matësi i |
| gazit gazmatës. Matësi i presionit barometri. Matësi i |
| reshjeve. Vegël matëse. |
| MBATHË |
| Një copë dërrasë a metal që përdoret si arnë për të |
| përforcuar ose për të arnuar diçka (zakonisht një vegël |
| a një orendi) |
| MBYLLËSE |
| Makinë mbyllëse; mjet a vegël për të mbyllur diçka. |
| MENGENE |
| Vegël prej druri a prej metali, me një mbajtëse si darë e |
| madhe, që përdoret për të shtrënguar diçka që të mos |
| lëvizë kur e sharrojmë, e limojmë ose e punojmë. |
| Mengene druri (hekuri). |
| MESKALL |
| Vegël e posaçme si limë e vogël me kokë çeliku, që |
| përdoret nga argjendarët për t`i dhënë shkëlqim arit e |
| argjendit (zakonisht sendeve prej filigrani). |
| MËNGËR |
| 1. Vegël e posaçme për të shtypur ullinjtë për vaj. |
| 2. Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në |
| të rrushin. |
| 3. Kopan për të rrahur lirin, melicë. |
| MISTRI |
| Vegël e metaltë në trajtën e një lopatëze trekëndëshe |
| dhe me një dorëz të shkurtër prej druri, me të cilën |
| muratorët marrin e sheshojnë llaçin kur bëjnë mur, kur |
| suvatojnë etj. Punon me mistri. E shtrojnë llaçin me |
| mistri. |
| MJET |
| Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben |
| për të bërë një punë, për të kryer një veprim a |
| veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për |
| të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete |
| mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet |
| luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e |
| transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e |
| udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e |
| matjes). |
| MOTOVILE |
| Vegël prej druri a prej kallami, me biga në të dyja skajet |
| ose me një bigë në njërin skaj dhe me një kunj të |
| lëvizshëm në tjetrin, e cila përdoret për t'i mbështjellë në |
| shkul fijet e leshit a të pambukut; qerthull. |
| MUJZË |
| Vegël, me të cilën qeleshepunuesi rreh plisin për ta |
| bërë qeleshe. |
| MULLAFARË |
| Shufër e trashë që e përdorin argjendarët si vegël për |
| të zgjeruar a për të ngushtuar rrethin e unazave. |
| MULLI |
| 1. Makinë e thjeshtë për të bluar drithë, që përbëhet |
| nga pajisje të ndryshme, si edhe nga dy gurë të |
| mëdhenj, të sheshtë e të rrumbullakët, të vënë njëri mbi |
| tjetrin, nga të cilët i sipërmi lëviz me anë të fuqisë së ujit, |
| të erës a me motor; ndërtesa me një makinë të tillë ku |
| bluhet drithi. Mulli drithi. Mulli me ujë (me erë, me motor). |
| 2. Vegël e posaçme, që zakonisht vihet në lëvizje me |
| dorë dhe shërben për të bluar kafe, pipër etj. Mulli |
| dore. Mulli kafeje (piperi, orizi). |
| 3. Pjesë e revoles, në trajtën e një cilindri e me vende të |
| caktuara për fishekët, e cila rrotullohet pas çdo |
| shkrehjeje për të sjellë në grykë fishekun e radhës. |
| MAGJE |
| Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi |
| për të bërë bukë; sasia e brumit sa nxë kjo enë; bukët |
| që dalin nga ky brumë. Magjja e bukës. Një magje |
| bukë. Zë brumë (gatuaj) në magje. |
| MANGALL |
| Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr |
| druri ose mbahet prush për t'u ngrohur. Ndez |
| mangallin. Rrinin rreth mangallit. |
| MASHTËR |
| Enë e thellë prej druri si kupë; pjatë e thellë prej druri. |
| MASHTRAPË |
| Enë me një vesh, zakonisht prej metali, që përdoret për |
| të pirë ujë, qumësht etj. Mashtrapë teneqeje (alumini, |
| druri). Piu një mashtrapë ujë (qumësht, dhallë). |
| MATARA |
| 1. Enë e madhe prej teneqeje, me grykë të gjerë e me |
| kapak, që përdoret zakonisht për të mbajtur qumësht. |
| Matara pesëlitërshe (dhjetëlitërshe). Matara me |
| qumësht |
| (me dhallë). Matara me vajguri. |
| 2. Pagur. Vari mataranë në sup. Pinë me matara. |
| MESORE |
| Tepsi a enë tjetër me madhësi mesatare. |
| MËNGËR |
| Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në të rrushin. |
| MËTANË |
| Enë e madhe prej druri, në të cilën shtypet rrushi, gaviç. |
| MËTI |
| Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim |
| qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës. |
| MJELCË |
| Enë për qumështin kur mjelim bagëtinë; vedër. |
| MUSLLUK |
| Lëfyt i metaltë, që hapet e mbyllet, i cili vihet në anë ose |
| në fund të një ene për të nxjerrë prej saj ujin a ndonjë |
| lëng tjetër; enë teneqeje me këtë lëfyt, në të cilën |
| mbajnë ujë për të larë duart, për të larë pjatat etj. |
| MAKINË |
| Mjet i përbërë nga një tërësi pjesësh a veglash, që |
| vihet në lëvizje me rrymë elektrike ose me lëndë |
| djegëse dhe që shërben për të kryer një punë të |
| caktuar, për të nxjerrë një prodhim duke përpunuar |
| lëndë të parë, për të shndërruar një lloj energjie në një |
| lloj tjetër etj.; mjet i përbërë prej disa pjesësh që vihet |
| në veprim zakonisht me dorë për punë të ndryshme. |
| Makinë bujqësore. Makinë mbjellëse (korrëse, |
| shirëse, kositëse, grirëse). Makinë qepëse. Makinë |
| larëse (tharëse, fshirëse). Makinë llogaritëse. Makinë |
| elektrike (kibernetike). Makinë me avull (me motor). |
| Makina e blojës. Makinat e tezgjahut (e ngjyrosjes). |
| Makinë shkrimi. Makinë rroje. Makinë për grirjen e |
| mishit. |
| MBARTËS |
| Mjet, makinë ose çdo gjë tjetër që shërben për të |
| mbartur diçka. |
| MBJELLËSE |
| Që shërben për të mbjellë fara ose fidanë. Makinë mbjellëse. |
| MBLEDHËS |
| Që shërben për të mbledhur diçka në një vend. |
| Makinë mbledhëse, makinë që përdoret për të mbedhur kashtën |
| MBLEDHËSE |
| Makinë për të mbledhur numra. |
| MBUSHËSE |
| Makinë që shërben për të mbushur diçka. Mbushëse |
| automatike. |
| MBYLLËS |
| Makinë mbyllëse; mjet a vegël për të mbyllur diçka. |
| Mbyllëse shishesh (kavanozash). |
| METALPUNUES |
| Që përdoret për punimin e metaleve ose të sendeve |
| prej metali. Makinë metalpunuese. |
| MINAMBJELLËS |
| Makinë minambjellëse, makinë që shërben për të vendosur në |
| tokë shumë mina radhë-radhë, duke i mbuluar ato me dhe. |
| MJELËSE |
| Makinë mjelëse, makinë që përdoret për të mjelë bagëtinë. |
| MJET |
| Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben |
| për të bërë një punë, për të kryer një veprim a |
| veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për |
| të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete |
| mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet |
| luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e |
| transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e |
| udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e |
| matjes). |
| MONOTIP |
| Makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç e në |
| grupe sipas fjalëve dhe jo në rreshta tërësorë si linotipi. |
| MOTOR |
| Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me |
| energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje makina të tjera, |
| aparate e mjete të ndryshme (duke shndërruar çdo lloj |
| energjie në energji mekanike). Motor elektrik. Motor |
| reaktiv. Motor dizel. Motor me djegie të brendshme |
| (me naftë, me benzinë, me avull). Motori i veturës (i |
| aeroplanit, i traktorit) |
| MPREHËS |
| Që shërben për të mprehur vegla a përdorëse të |
| ndryshme. Makinë mprehëse. Gur mprehës. |
Lista e makinerive M
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment