| LLOGARITËS |
| Mjet që shërben për të bërë llogaritje |
| LLAMBADAR |
| Pajisje prej metali, shpesh e zbukuruar me abazhurë |
| etj., që shërben për të mbajtur llambat e dritës. |
| Llambadar i madh. Llambadar tavani (miri, tryeze). |
| LLAMBË |
| 1. Mjet ndriçimi me vajguri a me një lëndë djegëse tjetër |
| dhe me fitil, që mbulohet me një poç të gjatë prej qelqi; |
| mjet i vogël ndriçimi me bateri; mjet nxehjeje me fitil dhe |
| zakonisht me alkool. Llambë me vajguri (me benzinë). |
| Llambë me alkool. Llambë karbiti. Llamba e shtëpisë. |
| Llamba e minatorit. Drita e llambës. |
| 2. Pajisje prej qelqi, e rrumbullakët ose gjatoshe, |
| zakonisht me fije metalike brenda a me gaz, që ndriçon |
| me rrymë elektrike ose përdoret për punë të veçanta në |
| aparate të ndryshme. Llambë elektrike. Llambë neoni. |
| Llambë elektronike. Llamba e saldimit. Llambat e radios. |
| Llambë automjetesh. |
| LLAÇPËRZIERËSE |
| Makinë që përgatit dhe përzien llaçin. |
| LLAKUESE |
| Makinë llakimi, makinë që lyen me llak |
Lloje pajisjesh Ll
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment