| ELEKTRIK |
| Mjet me trajta e përmasa të ndryshme, i pajisur me |
| bateri elektrike e me një llambë të vogël, që përdoret |
| për ndriçim; |
| ELEKTRONIK |
| Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që |
| mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka |
| të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e |
| elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve. |
| Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop |
| (teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës |
| elektronik. |
| ERËMATËS |
| Aparat që shërben për të matur forcën, drejtimin dhe |
| shpejtësinë e erës ose të rrymave të ajrit. Përcaktoj me |
| erëmatës. |
| ERËTREGUES |
| Aparat i thjeshtë, i përbërë nga një pllakë e shkallëzuar, |
| një shigjetë etj., që tregon drejtimin e erës. |
| ERASHKË |
| Përdorëse në trajtën e një gjysmërrethi, prej letre, prej |
| pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri |
| kur është vapë; verore. Erashkë prej mëndafshi (prej |
| kashte). |
| ENËLARËSE |
| Pajisje a makinë që shërben për të larë enët. |
| ELMAZ |
| Vegël dore me një gur të vogël diamanti në majë, që |
| përdoret për të prerë xhame. |
| ENË |
| Send i lugët prej balte të pjekur, prej qelqi, prej |
| metali, prej plastike etj., me anë të ngritura, me trajta e |
| përmasa të ndryshme, i cili përdoret për të mbajtur në të |
| lëngje a lëndë të tjera që janë si pluhur a si kokrriza etj. |
| EKSKAVATOR |
| Makinë vetëlëvizëse që shërben për të gërmuar a për të |
| gërryer dheun, rërën etj., për ta ngarkuar atë në mjete |
| transporti ose për ta zhvendosur diku më tej. |
| Ekskavator i fuqishëm. Ekskavator ecës. Punoj me |
| ekskavator. |
| ELEKTRONIK |
| Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që |
| mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka |
| të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e |
| elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve. |
| Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop |
| (teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës |
| elektronik. |
Lista e mjeteve E
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment