| FALLAKA |
| Mjet torture: një copë dru ku një të dënuari i lidhnin |
| këmbët që t’i binin shputave me shkopinj. |
| FIKËS |
| Mjet i thjeshtë (një bisht i gjatë prej druri me një |
| kapuç prej teneqeje) që përdorej për të fikur qirinjtë në |
| kishë. |
| FUZHNJË |
| Mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me bisht të gjatë, |
| me shumë dhëmbë e me gremç në majë. Gjuajnë me |
| fuzhnjë. E qëllojnë me fuzhnjë. |
| FIKËS |
| Vegël e posaçme a aparat që shërben për të fikur |
| zjarrin ose flakën. Fikës me ujë. |
| FILTËR |
| Mjet (aparat, xham i posaçëm etj.), që veçon, |
| ndalon a dobëson rrymat e ndryshme elektrike, rrezet e |
| dritës, zërat etj. Filtër elektrik. Filtër akustik. Filtër zëri. |
| Filtër valësh. Filtër drite. |
| FILTRUES |
| Që përdoret për të filtruar diçka, që shërben si filtër. |
| Aparat filtrues. |
| FLAKËHEDHËSE |
| Aparat që punon zakonisht me lëndë djegëse të |
| lëngshme, i cili shërben për të nxehur furrën e pjekjes |
| ose për të dezinfektuar vendin me anë të flakës. |
| FORCËMATËS |
| Aparat i posaçëm, që shërben për të matur forcën |
| mekanike të diçkaje ose forcën e muskujve të duarve. |
| FOTOGRAFUES |
| Që shërben për të fotografuar, që nxjerr fotografi, që |
| fotografon. Aparat fotografues. |
| FSHESË |
| Aparat i posaçëm elektrik që përdoret për të thithur |
| pluhurin në dhoma e në vende të tjera, për të pastruar |
| mobiliet, raftet me libra, veshjet etj. Fshesë elektrike |
| (automatike). |
| FENER |
| 1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur |
| përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka |
| një dorezë teli për ta mbajtur. Fener dore. Fener me |
| vajguri (me karbit). Fener minierash. Drita e fenerit. |
| Ndez fenerin. |
| 2. Pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të |
| lartë në breg të detit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë |
| për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Drita e |
| fenerit. Kulla e fenerit. |
| 3. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy |
| anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a |
| biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. |
| Fener makine. Ndez fenerët. Me fenerë të shuar. |
| FRESKORE |
| 1. Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej |
| pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë fresk |
| kur është vapë; verore. Freskore letre. |
| 2. Aparat që vë në lëvizje ajrin për ta freskuar ose |
| për ta pastruar atë në një sallë të mbyllur; ventilator. |
| Freskore elektrike. Fletët (krahët) e freskores |
| 3. Aparat a pajisje që përbëhet nga një sistem |
| tubash dhe që shërben për të ftohur ujin. Freskore uji. |
| FRYRËSE |
| 1. Gyp i hollë e i gjatë, me të cilin i fryhet zjarrit. |
| 2. Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben për |
| të fryrë ose për të nxjerrë me vrull ajrin. Fryrëset e |
| furrës. Fryrësja e ajrit. |
| FTOHËS |
| Pajisje për të zier a për të skuqur gjellët, që punon me |
| lëndë djegëse të lëngshme, me gaz ose me rrymë |
| elektrike. Furnelë elektrike. Furnelë me vajguri (me gaz). |
| FURNIZUES |
| Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben për |
| të çuar sendin që prodhohet a diçka tjetër atje ku duhet. |
| Furnizuesi i furrës. Furnizuesi i fishekëve. |
| FËNDYELL |
| Vegël e këpucarëve: një majë e hollë prej hekuri, e |
| ngulur në një bisht të shkurtër prej druri, e cila shërben |
| për të hapur vrima në shollë, bizë. |
| FIKËS |
| 1. Vegël e posaçme a aparat që shërben për të fikur |
| zjarrin ose flakën. |
| 2. Mjet i thjeshtë (një bisht i gjatë prej druri me një |
| kapuç prej teneqeje) që përdorej për të fikur qirinjtë në |
| kishë. |
| FILLORE |
| Vegël e drunjtë e avlëmendit, që çon fijet e indit nëpër |
| fijet e majës, drugë. |
| FREN |
| Vegël e një automobili a e një mjeti tjetër lëvizës, që |
| shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen. |
| Frena automatikë (hidraulikë). Frenat e automobilit |
| (e biçikletës, e trenit). Frenat e dorës (e këmbës). |
| Frena me ajër (me alkool, me sustë). |
| FREZË |
| 1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një |
| vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u |
| rrotulluar dhe shërben për t'i dhënë trajta të ndryshme |
| sipërfaqes së një sendi prej metali ose prej druri; |
| makinë e posaçme me një turjelë që rrotullohet, e cila |
| shërben për të shpuar diçka. Frezë horizontale |
| (cilindrike, vertikale). Frezë rrotulluese. |
| 2. Makinë bujqësore, me thika që lëvizin duke u |
| rrotulluar, e cila shërben për të shkrifëruar ose për të |
| përzier tokën; makinë e posaçme me thika rrotulluese, |
| që shërben për të copëtuar imët ose për të përzier |
| diçka. Freza e çimentos. |
| FURÇË |
| 1. Përdorëse me qime të dendura e të ashpra, me të |
| cilën pastrojmë, lyejmë a fshijmë diçka. Furçë rrobash. |
| Furçë dhëmbësh. Furçë këpucësh. Furçë rroje. Furçë |
| gëlqereje. |
| 2. Vegël a diçka tjetër që ka formën e kësaj |
| përdorëseje; vegël në një makinë elektrike, që bën |
| kalimin e rrymës nga pjesët rrotulluese në ato të |
| palëvizshme. Furçë thëngjilli (karboni). Furçë kontakti. |
| FAJANCË |
| Qeramikë e hollë, që përgatitet nga një lloj |
| deltine e bardhë, të përzier me gjips e me lëndë të tjera |
| dhe që përdoret zakonisht për të bërë enë kuzhine, |
| pllaka për të veshur muret etj. |
| FARFURI |
| Qeramikë me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim, që |
| përgatitet duke përzier një lloj deltine shumë të mirë me |
| lëndë të tjera minerale (kuarc etj.), që i qëndron |
| temperaturës së lartë, nuk përshkohet nga uji dhe |
| përdoret për të bërë enë e sende të tjera; porcelan. |
| Pjatë (filxhanë) farfurie. Ndrit (shkëlqen) si farfuri. |
| FRUTORE |
| Enë prej qelqi, prej plastike etj. që përdoret për të |
| mbajtur pemët në tryezë. Frutore me portokaj (me mollë). |
| FUÇI |
| Enë e madhe, e rrumbullakët dhe e përzgjatur prej |
| druri, prej metali ose prej ndonjë lënde tjetër, me dy |
| funde të sheshta, që përdoret për të mbajtur gjëra të |
| lëngshme, sende ushqimore etj.; vozë; sasia sa nxë një |
| enë e tillë. Fuçi druri (llamarine). Fuçi vaji (vere, birre, |
| djathi). Fuçi nafte (benzine, zifti). Fuçi baruti. |
| FYTAK |
| Enë e vogël me një lëfyt për ujë; ibrik. |
| FARËHEDHËS |
| Makinë farëhedhëse. |
| FREZË |
| 1. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një |
| vegël prerëse me dhëmbëza, e cila lëviz duke u |
| rrotulluar dhe shërben për t'i dhënë trajta të ndryshme |
| sipërfaqes së një sendi prej metali ose prej druri; |
| makinë e posaçme me një turjelë që rrotullohet, e cila |
| shërben për të shpuar diçka. Frezë horizontale |
| (cilindrike, vertikale). Frezë rrotulluese. E punoi në |
| frezë. |
| 2. Makinë bujqësore, me thika që lëvizin duke u |
| rrotulluar, e cila shërben për të shkrifëruar ose për të |
| përzier tokën; makinë e posaçme me thika rrotulluese, |
| që shërben për të copëtuar imët ose për të përzier |
| diçka. Freza e çimentos. Shkrifëroj (përziej) tokën |
| (arën) me frezë. |
| FSHIRËSE |
| Që përdoret për të fshirë diçka. Makinë fshirëse. |
| FUTËS |
| Pajisje ose pjesë e një mekanizmi që shërben |
| për të futur brenda diçka. Futësi i kapsulës. |
Liste mjetesh F
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment