| INCIZUES |
| Aparat incizimi. |
| INDUKSION |
| Aparat induksioni aparat për prodhimin e rrymës |
| elektrike të ndryshueshme me tension të lartë, induktor. |
| IZOLANT |
| Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë, |
| lagështinë ose zërin dhe që përdoret për izolim ose për |
| të bërë pajisje izoluese; pajisje e bërë me këtë lëndë. |
| Mbështjell (vesh) me izolant. |
| IZOLATOR |
| Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese |
| që shërben për të lidhur në të dhe për të izoluar |
| përcjellësit e rrymës elektrike. Izolator mbajtës (sferik). |
| Izolator elektrik. Izolator i tensionit të lartë. Uzinë izolatorësh. |
| INSTRUMENT |
| Vegël a mjet që përdoret për të kryer një punë |
| përdorëse. Instrumente matëse (prerëse, llogaritëse). |
| Instrumente teknike. Instrumentet për operim. |
| IBRIK |
| Enë e lartë zakonisht prej metali, me përmasa të |
| ndryshme, me grykë të ngushtë, me vegjë e me lëfyt, që |
| shërben për të mbushur ujë a për të pirë me të, për të |
| zier kafe, çaj etj. |
| INKUBATOR |
| Makinë e posaçme ku vihen vezët në të ngrohtë për të |
| nxjerrë zogj. Zogj inkubatori. Shtroj vezët në inkubator. |
Liste aparatesh I
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment