| HARKAVILE |
| Mjet për të zënë zogj e shpendë të egër, që bëhet me |
| një shufër të gjatë, e cila përkulet si hark dhe në krye ka |
| lakun; shkrehës. Laku i harkaviles. Harkavile për zogj |
| (për rosa). I zuri me harkavile. |
| HEDHËSE |
| Mjet a vegël që shërben për të hedhur a për të |
| lëshuar diçka. |
| HELIKOPTER |
| Mjet fluturues me motor, pa krahë, |
| me një helikë të madhe sipër dhe me një më të vogël në |
| bisht, që ulet e ngrihet nga toka pingul, pa pasur nevojë |
| për fushë të posaçme dhe që shërben për të udhëtuar |
| me të, për qëllime ushtarake etj. |
| HELIOGRAF |
| 1. Teleskop i fuqishëm me aparat të posaçëm për |
| të fotografuar Diellin. |
| 2. Aparat i posaçëm që mat zgjatjen e ndriçimit |
| diellor. |
| 3. Aparat për të dhënë sinjale me anë të dritës. |
| HEKUR |
| Përdorëse prej metali, zakonisht e rëndë, që nxehet |
| me mënyra të ndryshme dhe shërben për të hekurosur |
| rrobat. Hekur me korrent (me prush). Hekur i |
| shkallëzuar. |
| HALLAT |
| Vegël; mjet i thjeshtë pune, përdorëse. Hallatet e |
| punës. Hallatet e rrojës. |
| HAPËSE |
| Vegël prej metali, me një thikë të kthyer a me një turjelë |
| të vogël, që përdoret për të hapur shishe, kuti teneqeje |
| etj.; mjet për të hapur diçka. Hapëse shishesh |
| (konservash). Hapëse zarfesh. |
| HARK |
| Vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin. |
| HAVAN |
| 1. Enë e thellë prej metali, prej druri etj., që shërben për |
| të shtypur në të me një shtypës gjëra të ngurta (si arra, |
| bajame, hudhra, kripë, piper etj.). |
| Havan tunxhi |
| (porcelani, qelqi). Havan druri (i drunjtë). Havani i |
| arrave (i piperit, i hudhrave, i orizit, i kripës). Havan |
| farmacie. Shtypësi (doreza, çoku, bishti) i havanit. |
| 2. Vegël për të grirë duhanin, çark duhani. |
| HEDHËSE |
| Mjet a vegël që shërben për të hedhur a për të |
| lëshuar diçka. Hedhëse uji. Hedhëse qymyrguri. |
| Hedhëse bombash bombahedhëse. Hedhëse |
| granatash granatahedhëse. |
| HINKË |
| Enë e vogël në trajtën e konit e me gyp të hollë e të |
| gjatë në fund, që përdoret për të shtënë nëpërmjet saj |
| lëngje në shishe a në enë të tjera me grykë të ngushtë. |
| Hinkë teneqeje (qelqi, plastmase). Hinka e rakisë (e |
| vajit). E shtie me hinkë. |
| HUNDËZ |
| Rreth hekuri me thumba të gjatë ose shportë e vogël |
| prej teli, që u vihet kafshëve në gojë për të mos pirë |
| qumësht nga nënat, për të mos kullotur ose për të mos |
| kafshuar. Hundëza e viçit. Hundëza e kecit (e qengjit). |
| Hundëza e kaut (e buallit). Hundëza e qenit. I vë (i heq) hundëzën. |
Lista e aparateve H
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment