| KAMXHIK |
| Rrip i fortë lëkure ose litar i lidhur në një shkop të |
| shkurtër, me të cilin godasin kafshët për t'i nxitur që të |
| ecin me shpejt; mjet i tillë për të rrahur dikë. |
| KANDIL |
| Mjet i thjeshtë ndriçimi, që përbëhet nga një enë e vogël |
| prej teneqeje, prej tunxhi a prej qelqi, të mbushur me |
| vajguri ose me vaj të mirë dhe nga një fitil në grykën e |
| kësaj ene; bishtuk; drita e dobët e këtij mjeti. Kandil me |
| vaj (me vajguri). Drita (flaka) e kandilit. Ndezi (fiku) kandilin. |
| KARROCË |
| 1. Mjet për udhëtime e për mbartje, me dy a me katër |
| rrota dhe me balestra, që tërhiqet nga një kalë ose nga disa kuaj. |
| 2. Mjet i thjeshtë prej druri a metali me një rrotë, me dy |
| këmbë dhe me dy doreza, që shtyhet nga një njeri dhe |
| që përdoret për të mbartur dhe, gurë etj. në largësi jo të |
| mëdha. Karrocë dore. |
| 3. Mjet i vogël me katër rrotëza të veshura me gomë, që |
| shtyhet nga një njeri dhe përdoret për të çuar diku |
| fëmijët e vegjël. |
| KATAPULTË |
| 1. Armë e vjetër që përdorej gjatë rrethimit të një |
| kështjelle për të goditur ushtrinë armike me gurë të |
| mëdhenj a me trarë të mprehur ose për të hedhur |
| shigjeta me lëndë ndezëse (zift, katran etj.). Katapultë |
| romake. |
| 2. Mjet për të ngritur menjëherë aeroplanin nga |
| aeroplanmbajtësja; mekanizëm për shkëputjen |
| automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku. |
| KËMBALEC |
| 1. Kanxhë prej hekuri, si drapër me dhëmbë, që vënë |
| telefonistët ose elektricistët në këmbë për të hipur |
| nëpër shtylla; kanxhë. Vuri këmbalecët. Hipin (ngjiten) |
| me këmbalecë. |
| 2. Secili nga dy drurët e gjatë, të mbërthyer |
| horizontalisht në katër këmbë, mbi të cilët vendoset |
| susta e krevatit; mbështetëse që ka këtë trajtë. |
| 3. Mbështetëse metalike ose e drunjtë, me tri a katër |
| këmbë, mbi të cilën vendoset pëlhura e pikturës, |
| partitura ose ndonjë send tjetër. Këmbaleci i piktorit. |
| 4. Mjet për të matur sipërfaqen e tokës së punuar, të |
| korrur, të prashitur etj., që përbëhet nga dy shkopinj të |
| mbërthyer në trajtë kompasi. |
| KËMBORË |
| Mjet tingëllues prej metali, zakonisht me formë të |
| rrumbullakët a shpatuke, me grykë të ngushtë e me |
| gjuhëz, që u varet bagëtive në qafë; |
| KREHËR |
| Mjet i thjeshtë prej briri, prej druri, prej kocke, prej |
| plastike etj., me një varg dhëmbëzash të holla në një |
| anë a në të dyja anët, që përdoret për të krehur a për |
| të ndrequr flokët ose për t'i mbajtur ata që të mos |
| lëvizin. Krehër i shpeshtë (i dendur, i rrallë). |
| KURTH |
| Mjet prej druri a prej metali, i ndërtuar posaçërisht |
| për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë. |
| Kurth minjsh. Zë me kurth. |
| KYÇ |
| Mjet prej metali që varet në dy hallka e shërben për |
| ta mbajtur të mbyllur një derë, një dollap, një arkë etj.; dry. |
| KALEIDOSKOP |
| Aparat i thjeshtë me një gyp dhe me një sistem |
| pasqyrash të lëvizshme, ku mund të shihen figura të |
| ndryshme ngjyra-ngjyra. Duket si në kaleidoskop. |
| KAMERË |
| Pjesë e disa aparateve ose pajisjeve, që është si |
| dhomëz e vogël, e zbrazët dhe e errët; aparat marrës |
| fotografik, kinematografik ose televiziv. Kamera |
| televizive. Kamera kinematografike. Kamerë e |
| lëvizshme. Kamera e aparatit fotografik. Kamerë për |
| fotografim nën ujë. |
| KINEMATOGRAFIK |
| Që ka të bëjë me kinematografinë, që i përket |
| kinematografisë, i kinematografisë. Aparat |
| kinematografik. |
| KOHËMATËS |
| Aparat që shërben për të matur kohën gjatë së cilës |
| bëhet një punë a një veprim, kronometër. |
| KOHËMATËS |
| Aparat që shërben për të matur kohën gjatë së cilës |
| bëhet një punë a një veprim, kronometër. |
| KONDENSATOR |
| 1. Aparat i posaçëm në makinat me avull, që |
| shërben për të ftohur avullin dhe për ta kthyer atë në |
| ujë. Gypi i kondensatorit. Pajis me kondensator. |
| 2. Aparat i posaçëm, i përbërë nga dy përcjellës |
| a pllaka metalike me lëndë të veçantë, që shërben për |
| të grumbulluar energji elektrike. Kondensator elektrik. |
| Kondensatori telefonik. |
| 3. Thjerrëz a sistem thjerrëzash që mbledh rrezet e |
| dritës në një sipërfaqe të vogël ose në një pikë të |
| caktuar. |
| KRONOMETËR |
| Orë a aparat i posaçëm për të matur kohën me |
| shumë përpikëri deri në të dhjetat e në të qindtat e |
| sekondës, që përdoret zakonisht në garat a në ndeshjet |
| sportive. |
| KUFJE |
| Aparat dëgjimi që vihet në vesh në bisedat telefonike |
| dhe radiofonike |
| KALEM |
| Përdorëse që është si shkop i vogël. Kalemi i |
| argjendarit. Kalemi i penjve. |
| KAPËSE |
| Përdorëse e vogël prej metali ose prej druri, që |
| shërben për të kapur, për të bashkuar, për të lidhur, për |
| të mbërthyer a për të mbajtur diçka që të mos bjerë. |
| Kapëse druri. Kapëse e metaltë. Kapëse rrobash. |
| Kapëse flokësh. |
| KËMBJE |
| Përdorëse prej hekuri, në trajtë trekëndëshi ose e rrumbullakët, |
| me tri këmbëza, mbi të cilën vihen enët në zjarr. |
| KOPAN |
| 1. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për |
| të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë, pallë. |
| Krisma e kopanit. Rrah (rrobat) me kopan. |
| 2. Çekan druri për të rrahur mishin; përdorëse druri për |
| të rrahur drithin, lirin etj. |
| KALDAJË |
| Pajisje e posaçme me kazanë avulli, me furra, me gypa |
| etj., që shërben kryesisht për ngrohje, në industri etj.; |
| ngrehina ku është vendosur kjo pajisje; ngrohtore. |
| Kaldajë elektrike. Kaldajë me dy furra. Kaldaja e |
| fabrikës. Reparti i kaldajës. Punëtor i kaldajës. |
| KANTIER |
| Vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar |
| materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për |
| ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etj.; qendër e |
| përkohshme pune e banimi për ndërtues, montues etj. |
| Kantier i ri. Kantier ndërtimi. Kantier bonifikimi. Kantieri |
| i hidrocentralit. Kantieri detar (i anijeve) vendi pranë |
| skelës ku ndërtohen e ndreqen anijet. Inxhinieri |
| (përgjegjësi) i kantierit. Në fabrika e kantiere. |
| KOMPRESOR |
| Pajisje që shërben për të ngjeshur a për të shtypur |
| ajrin, avullin ose gazrat; ngjeshës. Kompresor ajri. |
| Cilindri (pistoni) i kompresorit. |
| KONSTRUKSION |
| Pajisje a pjesë e përgatitur më parë, që hyn në |
| përbërjen e një të tëre. |
| Konstruksion metalik. Konstruksion betoni |
| (betonarmeje). Konstruksion druri (xhami). |
| KONTROLLOR |
| Pajisje që kontrollon a rregullon punën e një |
| makine ose të një mekanizmi elektrik. Kontrollori i |
| lëvizjes. Kontrollor vale. |
| KOPILE |
| Kunj a pajisje e metaltë, që shërben për të |
| shtrënguar një rrotë ose diçka tjetër të lëvizshme në një |
| mekanizëm. |
| KOVË |
| 1. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike etj., |
| zakonisht e rrumbullakët, me fund të sheshtë dhe me |
| një rreth përsipër, që shërben për të nxjerrë ujë nga |
| pusi, për të mbajtur ujë etj.; sasia e ujit sa nxë kjo enë. |
| Kovë llamarine (zinku, plastike, druri). Kovë pusi. |
| 2. Pajisje e metaltë, si enë e madhe me dhëmbë në |
| njërën anë për të gërmuar tokën, që varet në krahun e |
| ekskavatorit dhe që shërben për të mbartur dheun nga |
| një vend në një tjetër. Ekskavator me kovë. |
| 3. Vendi në trajtë rrethi në pjesën metalike të sqeparit, |
| të belit etj., ku futet bishti. Kova e sqeparit (e belit, e |
| kosës, e thadrës). |
| KACI |
| Lopatë e vogël prej metali, me bisht të gjatë, që |
| përdoret për të marrë prush e për të hequr hirin nga |
| vatra a nga soba. |
| KAÇAVIDË |
| Vegël e metaltë, si daltë e hollë dhe e ngushtë, me |
| dorezë të veshur, që përdoret për të shtrënguar e për |
| të liruar vidat. Shtrëngoj (liroj) me kaçavidë. |
| KALIBËR |
| Vegël e posaçme për të matur a për të kontrolluar me |
| përpikëri të madhe përmasat e një detali. Kalibri i |
| thellësisë. Kontrolloj me kalibër. |
| KALUÇ |
| Vegël gjimnastikore si kalë, që përbëhet nga një trung i |
| vogël, i veshur me lëkurë dhe i vendosur mbi katër |
| këmbëza druri të larta deri një metër e gjysmë. |
| KAMBANË |
| 1. Mjet i rëndë tingëllues: një lloj koni i zbrazët e i hapur |
| prej bronzi, me përmasa të mëdha, që ka brenda një |
| batoq, nga goditjet e të cilit nxjerr tinguj të fuqishëm me |
| oshtimë (zakonisht në kisha); tingëllima e këtij mjeti. |
| Kambana e kishës. |
| 2. Vegël në trajtën e ziles, që përdoret për punë |
| të ndryshme teknike; enë cilindrike prej qelqi ose prej |
| kristali. Kambanë e shkallëzuar. Kambanë zhytjeje. |
| Kambanë peshkimi. |
| KAZMË |
| Vegël e hekurt me dy anë pak të përkulura (njëra - e |
| gjerë dhe e mprehtë, tjetra - e hollë e me majë) dhe me |
| një bisht të gjatë prej druri, e cila përdoret për të |
| gërmuar, për të shembur mure etj.; |
| KEP |
| 1. Vegël bujqësore, me të cilën prashitin a capitin; |
| shatë, capë; ana me majë e pjesës prej hekuri të kësaj |
| vegle, të kazmës ose të një çekiçi. |
| 2. Çekiç i veçantë, majth për të kalitur gurin e mullirit, |
| kosën etj.; çekiç me majë për të gdhendur gurë. |
| KËNDMATËS |
| Vegël e posaçme që përdoret për të matur këndet. |
| Këndmatës i thjeshtë. |
| KËPUTËS |
| Që përdoret për të këputur diçka (një tel, një litar, |
| pemë etj.). Vegël këputëse. |
| KOMPAS |
| Vegël me dy krahë që hapen e mbyllen, e cila |
| përdoret për të bërë rrathë, për të matur madhësinë e |
| një këndi etj. Kompas ndarës. Kompas prej druri (prej |
| metali). Kompas për të vegjlit. Maja e kompasit. |
| KOSË |
| Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej |
| metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri, e cila |
| përdoret për të kositur barin. Mpreh (cakit, kalit) |
| kosën. Kosit me kosë. |
| KREHËR |
| 1. Mjet i thjeshtë prej briri, prej druri, prej kocke, prej |
| plastike etj., me një varg dhëmbëzash të holla në një |
| anë a në të dyja anët, që përdoret për të krehur a për |
| të ndrequr flokët ose për t'i mbajtur ata që të mos |
| lëvizin. Krehër i shpeshtë (i dendur, i rrallë). |
| 2. Pjesë e avlëmendit, që përbëhet nga disa dhëmbë të |
| hollë të vendosur njëri pranë tjetrit, nëpërmes të cilëve |
| kalojnë fijet për të endur pëlhurën; shpatë. |
| Krehri i avlëmendit (i vegjës). |
| 3. Vegël për të lënurur leshin, që përbëhet nga dy |
| kapakë me dhëmbëza prej metali, njërin prej të cilëve e |
| lëvizin mbi tjetrin duke e tërhequr, gërhanë, shutra. |
| 4. Vegël bujqësore, që përbëhet nga një pjesë e |
| metaltë me dhëmbë e nga një bisht prej druri dhe që |
| përdoret për të mbledhur barin, kashtën etj. |
| 5. Pajisje e metaltë e një arme (e pushkës, e |
| automatikut, e mitralozit etj.), që mban fishekët; sasia e |
| fishekëve sa mban një pajisje e tillë. Krehër pushke |
| (mitralozi). |
| KRIK |
| Vegël a mekanizëm i thjeshtë, që përdoret për të ngritur |
| pak nga toka pesha të rënda (automjete, traktorë) kur u |
| ndërrojmë gomat ose kur i ndreqim nga poshtë. Krik |
| hidraulik. Ngre (ul) me krik. |
| KRUESE |
| KRUESE f. sh. |
| 1. Vegël e vogël e metaltë, që përdorin argjendarët, |
| bakërpunuesit etj. për të kruar e për të pastruar metalin |
| para se ta ngjitin. Pastroj me kruese. |
| 2. Shkop i vogël e i hollë për të hequr grimcat e |
| ushqimeve që mbeten midis dhëmbëve. Kruese |
| dhëmbësh. |
| 3. Përdorëse e vogël prej metali në trajtë grepi e me |
| majën si shatë, për të kruar fundin e tepsisë a të kusisë |
| ku është ngjitur gjella. |
| KSISTËR |
| Vegël prej metali, në trajtën e një lopate të vogël me |
| bisht, që përdoret për të kruar brumin që ngjitet në |
| magje. |
| KACILORE |
| Enë e vogël në trajtën e gotës, që nxë një litër e që |
| përdoret edhe si masë për lëngje. |
| Një kacilore qumësht. |
| KALLAJE |
| 1. Enë e vogël prej bakri të kallajisur, me një vjegë, që |
| përdoret për të pirë ujë, qumësht etj.; safë. Mbushi |
| kallajen. Pinë ujë me kallaje. |
| 2. Enë të kallajisura; enë që mund të kallajisen |
| (zakonisht prej bakri). |
| KANDËR |
| Enë okatare, me grykë të ngushtë, e lyer me bojë jashtë |
| e brenda, që shërben zakonisht për të mbajtur vaj. |
| KANË |
| Enë qelqi ose cingoje si poçe, me një vegjë e pa kapak, |
| që shërben zakonisht për të mbajtur ujë. |
| KANISTËR |
| Enë e thurur prej xunkthi, si shportë e hapët dhe jo e |
| thellë, zakonisht e rrumbullakët e me përmasa të |
| ndryshme, me anë pak të kthyera nga jashtë e me dy |
| veshë, që përdoret për të mbajtur rroba, bukë, pemë |
| etj. Kanistër e madhe (e vogël). Kanistër për rroba. |
| Kanistër me fiq. Kanistër me lule. Kanistra e bukës. |
| Thurës kanistrash. Mbushin kanistrat. |
| KAPAK |
| Pjesa e sipërme që mbyll a mbulon një enë, një arkë |
| etj.; mbulesë mbrojtëse prej metali, prej druri etj. Kapak |
| hekuri (druri). Kapaku i pusit. Kapaku i enës |
| KAPSULË |
| Enë e vogël në trajtë gjysmërruzulli që përdoret për |
| punë të ndryshme në laborator. Kapsulë porcelani |
| KARROQE |
| Enë e drunjtë, e rrumbullakët dhe me një dorezë, |
| që nxinte tetë deri dhjetë kilogramë dhe që përdorej si |
| masë drithi; sasia e drithit që nxinte një enë e tillë. |
| Një karroqe misër (fasule). Bleu pesë karroqe grurë. |
| KATRUVE |
| Shtambë e vogël prej balte me grykë të ngushtë dhe me |
| dy veshë, që përdoret për ujë; enë e drunjtë për ujë, me |
| bark të shtypur; brokë. Katruve e drunjtë. Katruve me |
| lëfyt. Pi ujë me katruve. |
| KAVANOZ |
| Enë qelqi e rrumbullakët si shishe, po me grykë të gjerë |
| e me kapak, e cila shërben për ushqime të konservuara |
| (për reçel, për furshi etj.). Kavanoz me reçel, (me |
| salcë). |
| KAZAN |
| Enë e madhe prej metali (zakonisht prej bakri), e |
| rrumbullakët dhe me dy veshë, që shërben për të zier |
| ujë, ndërresa, gjellë etj. Kazan rrobash. Kazan rakie |
| kazan i mbyllur, ku zihen rrushi, kumbullat etj. për të |
| bërë raki. |
| KËNAÇE |
| Shtambë prej balte ose enë e vogël shpatuke prej |
| druri me një vesh dhe me lëfyt, që përdoret për të |
| mbajtur ujë. Kënaçe balte (druri). Kënaçe me bark të |
| shtypur. |
| KIÇE |
| Enë e vogël për të mbajtur vaj, raki etj.; vorbë e vogël. |
| KOKME |
| Enë e vogël prej druri, prej balte, ose prej teneqeje, |
| me një vegjë, që përdoret për të pirë ujë a dhallë ose |
| për të marrë ujë nga një enë më e madhe; safe, sapllak. |
| Mbushi kokmen. Piu me kokme. |
| KRIPËS |
| Enë e vogël prej qelqi, prej plastike etj., që mbushet me |
| kripë të imët dhe vihet në tryezë kur hamë; kuti a arkë e |
| vogël ku mbahet kripa. Mbush kripësin. |
| Vari kripësin në mur. |
| KSESTËR |
| Enë balte si një qyp i vogël, që shërben për të mbajtur |
| vaj, djathë, gjalpë etj. |
| KUÇ |
| Enë e madhe balte si vorbë, pa dorëza, që shërben për |
| të zier gjellën, për të mbajtur ujë të ngrohtë pranë zjarrit |
| etj. Ziejnë fasulet në kuç. |
| KUDH |
| Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur |
| bulmet poçe; qyp i vogël. |
| Futi gjalpin në kudh. |
| KULLORE |
| Enë me vrima të vogla ose me një rrjetë teli përfundi, që |
| shërben për të kulluar një lëng (qumështin, çajin etj.) |
| ose që të rrjedhë lëngu i diçkaje e të mbetet mbi të |
| pjesa e trashë (për makaronat etj.). |
| KUPAC |
| 1. Kupë e drunjtë me kapak që puthitet mirë, të cilën e |
| marrin zakonisht barinjtë me vete të mbushur me gjizë, |
| me djathë etj.; sasia e ushqimit sa nxë një enë e tillë. |
| Një kupac me gjizë (me ullinj). Hëngri një kupac të |
| tërë. |
| 2. Enë druri në trajtën e një kupe, ku shtypen hudhra, |
| arra etj.; shtypës hudhrash. |
| KUPË |
| Enë e thellë prej qelqi, prej metali etj., e rrumbullakët |
| e zakonisht pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë ose |
| pije të ndryshme (verë, raki etj.); gotë uji; sasia e ujit a e |
| pijes sa nxë kjo enë. Kupë kristali (ari, argjendi). Kupa |
| pijesh (vere). Më jep një kupë ujë! Piu dy kupa. |
| KUPORE |
| Enë e vogël zakonisht prej balte, që ka trajtën e kupës e |
| që përdoret për gjellë; tas në trajtën e kupës. |
| KUPSHELLE |
| E rrumbullakët, e thellë dhe e mbledhur si kupë (për |
| disa enë të vogla si taset, pjatat, tenxheret etj.) Pjatë |
| kupshelle. |
| KUSI |
| Enë e rrumbullakët dhe e thellë, zakonisht prej bakri, me |
| fund të sheshtë, me një dorezë si të kovës, që përdoret |
| për të ngrohur ujë, për të mjelë bagëtinë, për të zier |
| gjellë, rroba etj.; rrethje. Kusi e vogël (e madhe). Kusi |
| për qumësht (për rroba). |
| KALANDËR |
| Makinë me cilindra, që shërben për të lëmuar ose për t'i |
| dhënë shkëlqim një pëlhure a një stofi, për të petëzuar |
| a për të kthyer një metal (hekur, llamarinë, teneqe) etj. |
| Kalandër me tre cilindra. Kalandër për kthimin e |
| llamarinës. Reparti i kalandrave. |
| KALIBRUES |
| Që shërben për t'i dhënë kalibrin e duhur (një |
| detali, një predhe etj.) që kalibron. Makinë kalibruese. |
| Cilindër kalibrues. |
| KANALHAPËS |
| Makinë e posaçme për të hapur kanale. |
| KARROOFIÇINË |
| Makinë e madhe e mbyllur, e pajisur me të gjitha mjetet |
| për të bërë punë të ndryshme mekanike, ofiçinë |
| lëvizëse e vendosur mbi një automjet. |
| KOKRRIZUESE |
| Makinë që bën kokrriza. Makinë kokrrizimi. |
| KOMBAJNË |
| Makinë e ndërlikuar bujqësore, për drithëra e për bimë |
| të tjera, që bën njëkohësisht disa punë (korr, shin etj.). |
| Kombajnë korrëse e shirëse. Kombajnë për vjeljen e |
| pambukut. |
| KOMBINAT |
| Makinë e ndërlikuar që kryen disa punë. |
| KONVEJER |
| Makinë e posaçme, zakonisht me një rrip të gjerë |
| që lëviz, e cila shërben për të mbartur gjëra të |
| ndryshme nga një vend në një vend tjetër ose nga një |
| punëtor tek tjetri; transportues. Konvejeri i fabrikës (i uzinës). |
| KOPJUESE |
| Që riprodhon diçka (një dorëshkrim, një shkresë, etj.) |
| me përpikëri sipas origjinalit, që kopjon. Makinë (frezë) kopjuese. |
| KORRËSE |
| Makinë korrëse. Korrëse gruri. Korrëse bari. |
| KOSITËSE |
| Makinë kositëse. Kositëse bari. |
| KULTIVATOR |
| Makinë bujqësore e pajisur, me plorë të vegjël, që |
| përdoret kryesisht për prashitje. Kultivator me dorë. |
| Kultivator prashitës. |
Liste pajisjesh K
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment