| LAPS |
| Mjet për të shkruar a për të vizatuar, që përbëhet nga |
| një shufër e hollë prej grafiti ose prej ndonjë lënde tjetër |
| me ngjyrë, e mbështjellë me një mbulesë prej druri; kalem |
| LUG |
| Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si |
| govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet |
| i tillë që përdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka. |
| LUNDËR |
| Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje |
| me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; |
| anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me |
| lopata ose me vela. |
| LËSHUES |
| Aparat që shërben për të vënë në lëvizje një |
| mekanizëm, një motor etj. Lëshues magnetik. |
| LARËS |
| Përdorëse druri, me të cilën rrahin rrobat kur i lajnë, |
| pallë rrobash, kopan. Larësi i rrobave. |
| LIMË |
| Përdorëse prej çeliku, e gjatë e shpatuke ose në |
| trajtë tjetër, me faqe dhëmbë-dhëmbë, që shërben për |
| të ngrënë sende prej metali a prej druri dhe për t'i bërë |
| të sheshta, të lëmuara, të mprehta etj. Limë katrore |
| (rrethore, gjysmërrethore, e sheshtë, e rrumbullakët, |
| trekëndëshe, e drejtë). Limë e hollë limë me dhëmbëza |
| të imëta. Limë e ashpër limë me dhëmbëza të rralla e të mëdha. |
| LAJTORE |
| Makinë larëse për rroba; pajisje e posaçme që |
| shërben për të larë sende a lëndë të ndryshme. Lajtorja |
| e mineralit. |
| LËKUNDËS |
| Pajisje a pjesë e një mekanizmi, që shërben |
| për të ulur e për të ngritur diçka, për të lëkundur etj. |
| Lëkundësi i naftës. |
| LAGËSHTIMATËS |
| Vegël e posaçme për të matur lagështinë e ajrit. |
| LAKADREDHË |
| 1. Vegël si hark e me një fill prej kordhe të tërhequr, që |
| përdoret për të shprishur leshin, pambukun etj. |
| 2. Shkop i dyfishtë, që përdoret për të rrahur misrin. |
| LARTËSIMATËS |
| Vegël e posaçme, që shërben për të përcaktuar |
| lartësinë e fluturimit të aeroplanëve. |
| Akrepi i lartësimatësit. |
| LESË |
| Vegël bujqësore, që bëhet me disa drurë, të thurur |
| me thupra e zakonisht me kunja të vegjël nga poshtë |
| dhe që përdoret për të copëtuar plisat, për të shtruar |
| dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë. Lesë e |
| lehtë (e rëndë). Lesë druri (hekuri). |
| LËSHOJË |
| Vegël e drunjtë e mullirit, me anën e së cilës lëshohet uji |
| nëpër lugun për të sjellë rrotull rrotën me fletë. |
| LICË |
| Vegël prej druri si tokmak, që përdoret për të rrahur lirin |
| a kërpin, tokmak liri. |
| LIDHËSE |
| Vegël a makinë që shërben për të lidhur barin ose |
| kashtën. Lidhëse bari. |
| LIMIJIR |
| Vegël e metaltë e bakërpunuesve, që mund të futet |
| brenda në enët me grykë të ngushtë dhe që shërben si |
| mbështetje kur rrahin fundin e tyre me çekiç nga jashtë |
| për ta ndrequr. |
| LOPATË |
| 1. Vegël krahu, me një pjesë të metaltë, të gjerë e pak |
| të lakuar dhe me bisht të drunjtë, që përdoret për të |
| hequr dhe, për punë bujqësore e për punë të tjera; |
| vegël e tillë, që edhe pjesën e gjerë të kreut e ka prej |
| druri e që përdoret për të marrë a për të hedhur diçka |
| me të; sasia e lëndës që merret njëherësh me këtë |
| vegël. Lopatë hekuri. Lopata e ushtarit. Lopata e |
| mullirit. Lopata e furrtarit. |
| 2. Mjet prej druri, me njërën anë të gjerë dhe me bisht |
| të gjatë, që përdoret për të ngarë lundrën; rrem. |
| 3. Pjesë e një makine, e një pajisjeje etj., që |
| shërben për të lëvizur, për të shtyrë, për të mbushur |
| ose për të zbrazur diçka. Lopatë vetëngarkuese |
| (vetëshkarkuese). min. Lopatë drejtuese. Lopatë |
| pastruese (përzierëse). Lopatat e turbinave. |
| LUGË |
| 1. Përdorëse prej metali a prej druri, që ka një kupë të |
| vogël në trajtë vezake e një bisht të gjatë dhe që |
| shërben për të ngrënë gjellë ose ushqime të tjera |
| sidomos të lëngshme; sasia e gjellës a e një lënde tjetër |
| sa nxë një përdorëse e tillë. Lugë e madhe qepshe, garuzhdë. |
| Lugë alumini (druri). Lugë gjelle. Lugë kafeje (çaji). |
| 2. Vegël zakonisht e metaltë, me një pjesë si kupë a si |
| lopatëz dhe me një bisht ose me një zgjatim, që |
| përdoret për të marrë diçka, për të përzier lëndë të |
| ndryshme etj. Lugë pastruese. tek. Lugë shpimi. tek. |
| Lugë shënimi. usht. Lugë lulesh lopatë e vogël për të |
| shkrifëruar dheun e vazove. Lugë këpucësh përdorëse |
| që shërben për të mbathur këpucët, mbathës. Lugë |
| thëngjijsh (gacash) kaci zjarri. Lugë llaçi mistri. |
| LUGËS |
| 1. Sqepar me presë të harkuar, që përdoret për të |
| gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuar |
| që përdoret për të gdhendur pjesë të thelluara në dru, |
| për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës. |
| 2. Vegël e metaltë, me një lopatëz të lugët, që përdoret |
| për të kruar magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i |
| magjes. |
| LUGËTAR |
| Thikë me presë të lakuar, që përdoret për të |
| gdhendur lugë druri, lugës; vegël e metaltë me presë të |
| gjatë e pak të lakuar dhe me dy doreza, që përdoret për |
| t'u qëruar lëkurën drurëve, për të gdhendur pjesë të |
| thelluara etj. |
| LUSTRUES |
| Vegël që shërben për të lustruar. |
| LAGËSE |
| Enë prej teneqeje, me një lëfyt të gjatë e me një |
| hinkë vrima-vrima, e cila përdoret për të ujitur; ujitëse. |
| Lagëse lulesh (duhani). Ujit me lagëse |
| LAGJIN |
| 1. Enë prej balte të kuqe, me lëfyt, që përdoret për të |
| mbajtur ujë, për raki, për verë ose për lëngje të tjera. |
| Lagjin uji. Një lagjin me raki (me verë). Një lagjin me |
| dhallë (me qumësht). Pi me lagjin. |
| 2. Enë balte si tepsi e thellë, që përdoret zakonisht për |
| të përgatitur brumin e bukës. |
| LAMBIK |
| 1. Kazan prej llamarine a prej bakri, që përshkohet në |
| mes nga një gyp, ngrohet nga poshtë dhe shërben për |
| të larë rroba. I zien rrobat në lambik. |
| 2. Enë prej llamarine, me një muslluk, që përdoret për të |
| larë duart e fytyrën; muslluk. Lambik uji. |
| 3. Enë e madhe si kazan, me një gyp në mes, që |
| shërben për të bërë raki etj.; kazan rakie. Lambik rakie (alkooli). |
| LEGEN |
| Enë e madhe, e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej |
| metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërben për të larë |
| fytyrën, duart e këmbët, për të larë rroba etj. |
| Legen alumini (llamarine, bakri, plastike). Laj duart |
| (fytyrën, këmbët, fëmijën, rrobat) në legen. |
| LËNGJERE |
| Enë e madhe dhe e thellë si tepsi, që përdoret për të |
| gatuar për shumë veta ose për të mbajtur diçka. |
| Lëngjere bakri. Lëngjere me mish (me pilaf) |
| LËPIZË |
| Dërrasë e vendosur gjatë murit dhe e dalë përpara, që |
| shërben për të vënë mbi të enë e sende të ndryshme; |
| sergjen, raft. |
| LIMBË |
| 1. Enë qelqi e thellë me kapak, që përdoret për t'u |
| nxjerrë miqve reçel ose ëmbëlsira të tjera. Një limbë me |
| reçel (me llokum, me gliko). |
| 2. Pjatë. |
| LIMONASHTRYDHËSE |
| Enë e vogël si kupë, që ka në mes një të dalë të |
| dhëmbëzuar dhe që përdoret për të shtrydhur limonë, |
| portokall etj., shtrydhëse limonësh. Limonashtrydhëse qelqi. |
| LOTORE |
| Enë e posaçme që përdorej në kohët e lashta për të |
| mbledhur lotët në të kur vajtonin, ena e lotëve. Lotore |
| balte (qelqi). |
| LUGARE |
| Enë prej druri si lug me bisht, që e përdorin muratorët |
| për të mbajtur llaçin; govatë. |
| LUGËZ |
| Enë e lugët prej druri, që përdoret për të hequr ujin |
| nga tundra. |
| LUGORE |
| Enë e vogël druri, e lugët e me bisht, që përdoret për |
| të larë, për të shtypur diçka në të etj. Lugorja e duarve |
| (e këmbeve) legen druri. Lugorja e hudhrave shtypës |
| hudhrash. |
| LUGURUZHDË |
| 1. Lugë druri e madhe për të përzier gjellën në kazan; |
| garuzhdë. |
| 2. Enë e trashë prej balte a prej metali, në trajtë |
| kupe, që përdorej për të shkrirë metalin. |
| LULEMBAJTËSE |
| Enë e posaçme, që përdoret për të mbajtur lulet në |
| tryezë, mbajtëse lulesh. |
| LARËSE |
| Makinë larëse. Larëse rrobash. Larëse shishesh |
| (pjatash). Larëse pemësh (perimesh). Larëse zhavorri. |
| Larëse gruri. Larëse ullinjsh. |
| LËMUES |
| Që shërben për të lëmuar sipërfaqen ose anët e |
| diçkaje. Makinë lëmuese. Zdrukth lëmues. |
| LËRUESE |
| Makinë lëruese. |
| LINOTIP |
| Makinë shtypshkrimi, që i radhit shkronjat në rreshta të |
| plotë plumbi. Radhit në linotip. |
| LITOGRAFI |
| Makinë litografie, makinë që shtyp shkrim apo figura në gur. |
| LOKOMOTIVË |
| Makinë elektrike ose me avull, që tërheq vagonët e |
| trenit mbi binarët e hekurudhës. Lokomotivë elektrike |
| (me avull, me qymyr, me naftë). |
| LUSTRUES |
| Që shërben për t'i dhënë shkëlqim diçkaje, që përdoret |
| për të lustruar. Makinë (furçë) lustruese. Lëndë lustruese. |
| LYERËS |
| Që shërben për lyerjen e diçkaje. Makinë lyerëse. |
Llojet e pajisjeve L
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment