| ZILE |
| 1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me |
| gjuhëz, që nxjerr tinguj dhe që zakonisht u varet |
| bagëtive në qafë; tingulli që nxjerr ky mjet. Zile dyjare |
| dy zile të futura njëra brenda tjetrës. Zile triare tri zile të |
| futura brenda njëra-tjetrës. Zilet e kopesë. Tingëllimat |
| e zileve. Rrethi i ziles. Bien (dëgjohen) zilet. Ku |
| mërzen cjapi me zile. |
| 2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që |
| punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tinguj |
| të njëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë; |
| tingulli që nxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete. |
| Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zilja e mësimit (e |
| pushimit). Orë me zile. |
| ZËMATËS |
| Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e zërit. |
| ZMADHUES |
| Aparat zmadhimi. |
| ZBËRTHYES |
| Që ndihmon për të zbërthyer diçka, që duhet për |
| zbërthimin e diçkaje; që mund të zbërthejë. Vegël |
| zbërthyese. |
| ZDRUKTH |
| Vegël dore prej druri a prej metali, me një thikë të gjerë, |
| që përdoret për pastrimin, rrafshimin e drejtimin e |
| dërrasave e të pjesëve të tjera prej druri ose për të |
| hapur kanale në to. Zdrukth i ngushtë. Zdrukth i trashë |
| (tek) zdrukth që heq shtresën e parë, të trashë të drurit. |
| Zdrukth i lakuar zdrukth që e ka fundin të lakuar. |
| Zdrukth drejtues. Zdrukth pastrues. Zdrukth ulluk |
| zdrukth me fund të lakuar për të bërë kanale në |
| dërrasë. Zdrukth qorr zdrukth i ngushtë që përdoret për |
| zdrukthimin e kanaleve. Thikë zdrukthi. |
| ZËNËS |
| Vegël e posaçme prej dërrase që shërben për të |
| penguar ose për të lëshuar ujin në lugun e mullirit të |
| blojës. |
| ZDRUKTHUESE |
| Që përdoret për të zdrukthuar. Makinë zdrukthuese. |
Lloje pajimesh Z
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment