| VAGON |
| Pjesë e trenit, ku rrinë njerëzit që udhëtojnë ose ku |
| vihen mallrat që mbarten; mjet për të mbartur mineral, |
| dhe, zhavorr etj., që lëviz nëpër binarë dhe shtyhet me |
| duar ose tërhiqet nga një lokomotivë. Vagonët e trenit. |
| Vagon për njerëz. Vagon mallrash (kafshësh). Vagon |
| gjumi. Një vagon qymyr. Një vagon me krom. |
| VALLKUA |
| 1. Mjet peshkimi më i gjerë nga një anë dhe më i |
| ngushtë nga ana tjetër që ka brenda disa qese prej |
| rrjete dhe që përdoret kryesisht për të zënë ngjala; |
| pinar, rrahçë. Gjuajnë me vallkua. |
| 2. Kopan rrobash, pallë. |
| VERIGË |
| Secila prej unazave të një zinxhiri; rreth prej metali ku |
| varim diçka, hallkë. |
| VENTILATOR |
| Aparat i posaçëm me një helikë që rrotullohet dhe vë |
| në lëvizje ajrin për të freskuar ose për të ajruar një sallë |
| a një vend të mbyllur, ajrues. Ventilator elektrik |
| VETËREGJISTRUES |
| Që regjistron diçka në mënyrë automatike. Aparat |
| vetëregjistrues. Termometër vetëregjistrues. |
| VETËSHKRUES |
| Aparat i posaçëm. Që shkruan, regjistron a vizaton |
| diçka në mënyre automatike. Tamburi i vetëshkruesit. |
| VETËVEPRUES |
| Që vepron në mënyrë automatike. Aparat vetëveprues. |
| VOLTMATËS |
| Aparat që shërben për të matur tensionin e rrymës |
| elektrike. Voltmatës elektromagnetik (elektronik). |
| Voltmatës i rrymës së ndryshueshme. Mat me voltmatës. |
| VROJTUES |
| Aparat i posaçëm që ndjek e përcakton diçka. |
| VARËSE |
| Përdorëse prej druri ose prej lënde plastike, në trajtën e një |
| trekëndëshi e me një grep sipër, që përdoret për të varur rroba |
| në dollap etj. Varëse rrobash. |
| VERORE |
| Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej |
| pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri, |
| kur është vapë, erashkë. Verore prej letre (prej |
| mëndafshi). |
| VAQETË |
| Lëkurë e trashë dhe e fortë, zakonisht prej gjedhi, e |
| regjur e pa rrudha, që përdoret për pjesët e sipërme të |
| këpucëve të rënda dhe për pajisje të ndryshme |
| ushtarake. Këpucë prej vaqete. |
| VEÇOR |
| Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese, që |
| përdoret zakonisht në shtyllat ose në nënstacionet |
| elektrike për të lidhur dhe për të veçuar përcjellësit e |
| rrymës elektrike |
| VEÇUES |
| Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë, |
| lagështirën ose zërin dhe që përdoret për të veçuar |
| diçka si edhe për të bërë pajisje të posaçme për veçim; |
| pajisje që bëhet me këtë lëndë, izolant. Veçues i mirë (i |
| keq). |
| VËLLIMMATËS |
| Pajisje e posaçme për të matur vëllimin e një trupi (kur |
| nuk mund të përcaktohet duke e zhytur në ujë e duke |
| llogaritur vëllimin e ujit të zhvendosur). |
| VRAPUES |
| Pajisje në makinën tjerrëse, që shërben për të |
| dredhur dhe për të mbledhur fillin. |
| VULË |
| Mjet i vogël zyre, ku janë gdhendur emri i ndërmarrjes |
| a i institucionit e shenja të tjera, e cila zakonisht ngjyhet |
| me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar |
| vërtetësinë e tyre e për t'u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e |
| tillë që përdoret për të lënë shenjë në dyllë të kuq, në |
| plumb etj.; shenja që lë ky mjet në letër, në dyllë etj. |
| Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë e thatë |
| vulë që nuk ngjyhet në bojë, por lë shenjë me anë të |
| trysnisë. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome) |
| VEGËL |
| 1. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë |
| një punë ose për të kryer një veprim; në sh. disa |
| përdorëse që së bashku shërbejnë për të bërë diçka. |
| Vegla bujqësore. Vegla prerëse. Vegla sportive |
| (gjimnastikore, mësimore). Veglat e punës. edhe ek. |
| Veglat e prodhimit. ek. pjesa themelore e mjeteve të |
| prodhimit, ku hyjnë zakonisht mjetet mekanike të punës |
| (makinat, pajisjet, aparaturat etj.), të cilat njeriu i përdor |
| në procesin e prodhimit të të mirave materiale. Veglat e |
| rrojes. Veglat e gjahut (e peshkimit). Trasta e veglave. |
| Reparti i veglave. Gjimnastikë në vegla. |
| 2. Pjesë e një pajisjeje, e një mjeti, e një mekanizmi a e |
| një makine. Veglat e mullirit. Veglat e parmendës. |
| Veglat e këmbimit. Iu prish motorit një vegël. |
| 3. Mjet me përbërje e me trajta të ndryshme, me tela, |
| me pipëz, me tastierë etj., me të cilin luajmë këngë e |
| pjesë muzikore. Veglat muzikore. Vegël frymore |
| (fryme). Vegël me tela. U bie disa veglave. |
| 4. Avlëmend, vegjë. Punon (end) në vegël. |
| VEGJË |
| Vegël e madhe prej druri, me katër këmbë |
| dhe me pajisjet e nevojshme, që përdoret nga një njeri |
| për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah. |
| VIGËL |
| Vegël e thjeshtë, që përbëhet nga dy dërrasa të |
| bashkuara njëra me tjetrën dhe nga katër këmbë, me të |
| cilën mësohen fëmijët e vegjël të ecin; kular. E vuri |
| fëmijën në vigël. |
| VAJNIK |
| 1. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që |
| shërben për të mbajtur vajin. |
| 2. Enë teneqeje për vaj, me një lëfyt të gjatë e të hollë, |
| që përdoret për të vajuar një makinë, një motor etj. |
| VASKË |
| 1. Enë e madhe dhe e hapur si govatë, prej porcelani a |
| prej zinku, ku futen e lahen njerëzit. |
| 2. Enë e madhe si lug, prej metali, prej çimentoje |
| etj., ku mbahen lëngje të ndryshme për një kohë të |
| caktuar. Vaskë uji. Vaskat e verës. Vaskat e naftës. |
| Vaskat e kripores. Vaskë tharmëtimi. |
| VAZO |
| 1. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë, ku |
| mbjellim lule për zbukurim, saksi; enë prej qelqi, prej |
| porcelani etj., në trajtën e një shisheje të gjerë a të një |
| kupe me zbukurime, ku zakonisht vihen lule. Vazo qelqi |
| (porcelani). Vazo lulesh. |
| 2. Enë zakonisht prej qelqi, me madhësi të ndryshme, |
| që përdoret për pemë a ushqime të tjera të |
| konservuara; kavanoz. |
| VEDËR |
| Enë zakonisht prej druri, me grykë të gjerë e me një |
| vesh a me një dorezë, që përdoret për të mbajtur |
| qumështin kur mjelim bagëtinë ose për të ruajtur |
| bulmetin; mjelcë. |
| VEGSH |
| Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që |
| përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë; gjella sa |
| nxë kjo enë. |
| VEGJORE |
| Enë balte a vorbë me një vesh përsipër grykës. |
| VESHAKE |
| Enë e vogël prej balte si qyp, me një vjegë, që përdoret |
| për ujë. |
| VORBË |
| Enë prej balte të pjekur, zakonisht me një vesh, që |
| shërben për të zier gjellë, vegsh; gjella sa nxë kjo enë. |
| VOZË |
| Enë druri e madhe, e rrumbullakët e me bark të gjerë, |
| që ndërtohet me dërrasa të përkulura e të shtrënguara |
| me rrathë hekuri dhe që përdoret për të mbajtur bulmet, |
| verë, turshi etj.; sasia e lëndës sa nxë një enë e tillë. |
| Vozë djathi. Vozë vere. |
| VETËNGARKUES |
| Që e ngarkon barrën vetë, në mënyrë automatike. Vinç |
| vetëngarkues. Makinë korrëse vetëngarkuese. Lopatë |
| vetëngarkuese. |
| VETËSHKARKUES |
| Që shkarkohet vetë, në mënyrë automatike. Makinë |
| vetëshkarkuese. Kamion (vagon) vetëshkarkues. |
| Lopatë vetëshkarkuese. min. Mekanizëm |
| vetëshkarkues. |
| VINÇ |
| Makinë e fuqishme, me një krah të gjatë të metaltë, që |
| është i lëvizshëm dhe që shërben për të ngritur, për të |
| ngarkuar e për të shkarkuar pesha të rënda. Vinç i |
| fuqishëm. Vinç i lëvizshim (lëvizës). Vinç lundrues bigë. |
| Krahu i vinçit. |
Lista e pajimeve V
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment