| PARASHUTË |
| Mjet i bërë prej pëlhure të fortë, të lidhur me litarë nëpër |
| cepa, që mbahet i palosur e hapet në ajër si çadër dhe |
| që shërben për t'u hedhur nga një aeroplan e për të |
| rënë ngadalë në tokë. |
| PENË |
| Mjet për të shkruar me bojë, që ka një bisht të hollë |
| prej druri, në krye të të cilit vihet një copë e vogël e |
| metaltë me majë të hollë e të çarë; maja e këtij mjeti që |
| shkruan. |
| PËRDREDHORE |
| Mjet lufte, me të cilin hidheshin gurë, shigjeta etj. |
| (sidomos gjatë sulmit kundër kështjellave). |
| PËRFORCUES |
| Mjet i posaçëm që shërben për ta bërë më të ndjeshëm, |
| më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj., për t'i |
| rritur fuqinë një rryme elektrike a një dukurie fizike në |
| përgjithësi. Përforcues magnetik. Përforcuesi i sinjaleve |
| të zërit (të figurës). Përforcuesi i dendurisë së ulët. |
| PIRUN |
| 1. Mjet i vogël kuzhine, me bisht të gjatë e me disa |
| dhëmbë si sfurk, që përdoret kur hamë për të kapur |
| copat e mishit, djathin, perimet etj. Pirun i kromuar. |
| Pirunë të vegjël (për ëmbëlsira, për meze). Dhëmbët e |
| pirunit. Kap (ha, marr) me pirun. Ia nguli pirunin. |
| 2. Pjesë e biçikletës ose e motoçikletës, e përbërë prej |
| dy krahësh anësorë, në fund të të cilëve mbërthehet |
| rrota e parë. |
| 3. Mjet i motorizuar që përdoret për ngarkimin dhe |
| shkarkimin e paleteve apo kutive të mallrave. |
| POTISKË |
| Mjet peshkimi, që përbëhet nga dy drunj të mbërthyer |
| kryq dhe nga një rrjetë të kapur në cepat e tyre, çikëz. |
| PAMOR |
| Që shërben për të parë më mirë. Aparat pamor. |
| PERISKOP |
| Aparat i posaçëm, që ka një gyp të gjatë, të pajisur me |
| pasqyra e xhame zmadhuese dhe që shërben për të |
| parë nga nëndetësja, nga llogorja etj. ç’ka në sipërfaqe |
| të ujit a mbi tokë. Periskopi i nëndetëses (i tankut). |
| PËRQENDRUES |
| Aparat që shërben për të dendësuar lëndë të |
| ndryshme, sidomos me anë të avullimit. |
| PËRSHPEJTUES |
| Aparat ose mjet i posaçëm që përdoret për t'u shtuar |
| shpejtësinë e lëvizjes grimcave të ndryshme të materies. |
| Përshpejtues i fuqishëm. Përshpejtues i elektroneve. |
| PËRTHYES |
| Aparat i posaçëm që shërben për t'u ndërruar drejtimin |
| rrezeve të dritës. |
| PILË |
| Aparat që shndërron një reaksion kimik, një reaksion |
| bërthamor ose nxehtësinë në energji elektrike; mjet që |
| shërben si burim i energjisë elektrike. Pilë elektrike. |
| Pilë atomike. Pila e Voltës pilë e përbërë prej disa |
| pllakëzash zinku, të ndara nga disa rrathë cohe të |
| ngopur me acid sulfurik. Pilë e thatë bateri. |
| PROJEKTOR, PROJEKTUES |
| 1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që |
| shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në |
| një drejtim të caktuar dhe në largësi të madhe. |
| Projektorët e veturës. Rrezet e projektorit. Ndriçon |
| projektori. |
| 2. Aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film |
| etj. në ekran, aparat projektimi. Aparat projektues. |
| PËRDAF |
| 1. Dërrasë e vogël katërkëndëshe, e lëmuar nga njëra |
| anë e me një dorezë nga ana tjetër, me të cilën muratori |
| rrafshon suvanë e murit duke e fërkuar. Shtroj me |
| përdaf. |
| 2. Rrafshimi i suvasë me këtë përdorëse; shtresë e |
| hollë me llaç të situr dhe të përzier me çimento, që |
| hidhet mbi suva për ta rrafshuar me mirë. I japin përdaf |
| murit. |
| PIRAJKË |
| Përdorëse si lopatë e vogël prej dërrase, që shërben |
| për të rrahur rrobat kur i lajmë, lasë, kopan. Kërciste |
| pirajka në breg të lumit. |
| PRERËSE |
| Pajisje, mekanizëm a pjesë e një mekanizmi, e |
| cila shërben për të prerë; përdorëse që shërben për të |
| prerë diçka; ana e mprehtë e një vegle prerëse, presë, |
| teh. Prerëse elektrike. Prerëse xhami (qelqi). Prerëse |
| gurësh (mermeri, metali). Prerëse thonjsh. |
| PUFE |
| 1. Ndenjëse e ulët dhe e butë, si kolltuk i vogël, por pa |
| mbështetëse. |
| 2. Përdorëse e vogël e rrumbullakët, e bërë prej një |
| copë të butë e me push, me të cilën gratë lyejnë fytyrën |
| me pudër. Pufja e pudrës. |
| PAJISJE |
| Makineri, mjet, vegël, orendi, aparat etj. Që shërben |
| për të kryer një punë a një veprimtari. Pajisje |
| laboratorike. Pajisje shkollore. Pajisje teknike. Pajisje |
| industriale. Pajisje elektrike. Pajisje sportive. |
| PASQYROR |
| Pajisje me një pasqyrë të lugët, që shërben për të |
| kthyer e për të dërguar larg rrezet e dritës; reflektor. |
| PËSHTJELLJE |
| Sistem fijesh përçuese në një pajisje elektrike, |
| nëpër të cilat kalojnë rrymat që krijojnë fushat |
| magnetike. Pështjellje me tela (me gërshetë, në trajtë |
| cilindri). |
| PJESËTUES |
| Pajisje që ndan në pjesë tensionin e rrymës |
| elektrike për të rregulluar vëllimin e zërit, timbrin etj. |
| (zakonisht në aparatet radiomarrëse, në televizorë etj.). |
| Pjesëtues tensioni. |
| POÇ |
| Enë prej balte ose prej qelqi, me fund të rrumbullakët, |
| me grykë të ngushtë, me bark të gjerë e zakonisht me |
| një vegjë, që shërben për të mbajtur ujë, pije të |
| ndryshme etj.; enë balte ose metali me një vegjë, që |
| përdoret zakonisht për të zier gjellë, poçe |
| Pajisje a diçka tjetër që ka një trajtë të fryrë, të |
| rrumbullakët ose vezake. Poçi i derdhjes në furrë. |
| POLIGON |
| Vend i posaçëm ku parapërgatiten lëndë |
| ndërtimi a pajisje të tjera prej betoni. Poligone prodhimi. |
| Poligoni i pjesëve prej betoni. |
| PORTË |
| pajisje e posaçme që lejon ose ndalon hyrjen a daljen e një |
| lëngu, të avullit, të ajrit etj. në diçka. Portë automatike. |
| Portat e pendës. Porta e derdhjes. Porta e sigurimit. |
| Porta e ajrimit. |
| PRERËSE |
| Pajisje, mekanizëm a pjesë e një mekanizmi, e |
| cila shërben për të prerë; përdorëse që shërben për të |
| prerë diçka; ana e mprehtë e një vegle prerëse, presë, |
| teh. Prerëse elektrike. Prerëse xhami (qelqi). Prerëse |
| gurësh (mermeri, metali). Prerëse thonjsh. Pastroi |
| (mprehu) prerësen. |
| PRITË |
| Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje. |
| Pritë ere. Prita e avujve. |
| PRIZË f. sh. |
| 1. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që |
| vendoset në lumë ose nëpër kanale për të marrë ujin |
| ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara; |
| lëshues; pajisje që vendoset në gypat e ujit të pijshëm |
| për të marrë ujë. Prizë kryesore. Prizë uji. Prizat e |
| kanalit. Ndërtuan në prizë. |
| 2. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që |
| shërben për të lidhur një aparat (furnelë elektrike, radio, |
| televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës |
| elektrike. Prizë elektrike. Prizë muri. Vë në prizë. Heq |
| nga priza. |
| PROJEKTOR |
| 1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që |
| shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në |
| një drejtim të caktuar dhe në largësi të madhe. |
| 2. Aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film |
| etj. në ekran, aparat projektimi. |
| PAJISJE |
| Makineri, mjet, vegël, orendi, aparat etj. Që shërben |
| për të kryer një punë a një veprimtari. Pajisje |
| laboratorike. Pajisje shkollore. Pajisje teknike. Pajisje |
| industriale. Pajisje elektrike. Pajisje sportive. |
| PARALELE |
| Vegël gjimnastikore me dy drunj |
| paralel të mbështetur mbi katër këmbë, ku bëhen |
| ushtrime duke përdorur kryesisht forcën e krahëve. |
| Paralele të shkallëzuara. |
| PARMENDË |
| Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci |
| me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht |
| nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. |
| Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën |
| me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë. |
| PERDAH |
| 1. Vegël muratorësh: një copë dërrasë e lëmuar me një |
| dorezë të vogël, që përdoret për të rrafshuar suvanë e |
| njomë në mure. |
| 2. Përdorëse prej mermeri në trajtë të një kallëpi sapuni |
| të madh, me të cilën ngjeshin leshin qeleshepunuesit. |
| PESHORE |
| Vegël e posaçme që përdoret për të përcaktuar me |
| përpikëri peshën e trupave e të sendeve të ndryshme; |
| kandar. Peshore e përpiktë (e saktë). Peshore |
| analitike peshore shumë e përpiktë dhe me ndjeshmëri |
| të madhe. Peshore me sustë (me kundërpeshë). |
| Peshore mallrash. Peshore farmacie. Pjata (gurët) e |
| peshores. Fusha (shigjeta, shtiza) e peshores. Vë në peshore. |
| PËRDORËSE |
| Vegël e thjeshtë që shërben për të bërë një punë me |
| dorë, vegël dore që lehtëson kryerjen e një pune. |
| Përdorëse druri (metali). |
| PËRDREDHËS |
| Vegël që shërben për të dredhur fort diçka, vegël që i jep dredha |
| diçkaje. Përdredhës cilindrik (për susta). |
| PËRNDARËS |
| Vegël a mekanizëm që shërben për të |
| shpërndarë një lëndë, një energji etj. në drejtime të |
| ndryshme ose në mënyrë të barabartë, shpërndarës. |
| Përndarës i rrymës elektrike. Përndarës benzine. |
| PËRSHPEJTUES |
| Që i shton shpejtësinë diçkaje. Vegël përshpejtuese. |
| Mjet përshpejtues. |
| PËRZIERËS |
| Vegël që përdoret për të përzier a për të trazuar diçka. |
| Përzierës mekanik (rrotullues). Përzierës brumi |
| (betoni). |
| PILLË |
| Vegël dore për të krehur lirin, gërhanë liri. |
| PINCË |
| 1. Darë e vogël me buzë të zgjatura, të shtrira e |
| zakonisht me majë, që përdoret për të kapur a për të |
| shtrënguar diçka, për të shkulur gozhdë të vogla a diçka |
| të hollë etj. Pincë prerëse. Pincë elektricisti. Nofullat e |
| pincës. Përkul telin me pincë. |
| 2. Vegël e posaçme si mashë e hollë, që përdor |
| zakonisht kirurgu gjatë një operacioni. |
| PISKATORE |
| Vegël e thjeshtë prej metali, si një mashë e vogël, që |
| përdoret për të kapur gjëra të imëta. |
| PLUG |
| Vegël bujqësore prej hekuri, me plor të madh e të |
| gjerë, që tërhiqet me traktor, me kuaj a me qe për të |
| lëruar tokën ose për të hapur vija kulluese. Plug i lehtë |
| plug për punime të cekëta. Plug i rëndë plug për |
| punime të thella. Plug mbathës plug që përdoret për të |
| mbathur bimët. Plug urith plug që përdoret për |
| drenimet. Plug fushor (kodrinor, malor). Plug për hapje |
| vijash. Plug pa veshë. Doraku i plugut. |
| POMPË |
| 1. Makinë a pajisje e posaçme që shërben për të nxjerrë |
| nga toka ujë ose naftë, për ta ngritur ujin në një vend |
| më të lartë etj.; tullumb uji, trumbë. Pompë elektrike. |
| Pompë ujitëse. Pompë vaji (benzine, nafte). Nxjerr me |
| pompë. |
| 2. Vegël e posaçme që shërben për të mbartur një gaz |
| nëpërmjet shtypjes, për të fryrë me ajër gomat e |
| biçikletave, të automjeteve etj. Pompë thithëse. Pompë |
| dore. Pompa e biçikletës. Pompa e zjarrfikëses. |
| 3. Vegël që përdoret për të spërkatur bimët, për të lyer |
| muret me gëlqere etj. me anën e forcës së ajrit. Pompë |
| spërkatëse. Pompë shpine. Pompë për pluhurosje (për |
| lyerje). |
| PRERËS |
| 1. Që shërben për të prerë; që është i mprehtë e mund |
| të presësh diçka me të; që bëhet me mjete që presin. |
| Vegël (pajisje, makinë) prerëse. Pjesa prerëse. Sharrë |
| prerëse. Pinca prerëse pinca të posaçme që përdoren |
| për të prerë tela ose llamarinë të hollë. Pykë prerëse. |
| PAGUR |
| 1. Enë prej alumini në trajtën e një plloske të shtypur, |
| që e përdorin zakonisht ushtarët për të mbajtur ujë me |
| vete. Pagur i veshur. Pagurët e ushtarëve. Pi me |
| pagur. |
| 2. Shishe e vogël për raki; faqore. Pagur rakie. |
| PENEZORE |
| Enë balte për ujë me një ose me dy vegjë, më e vogël |
| se shtamba e më e madhe se katruvja, që e ka grykën |
| të gjatë e të ngushtë. |
| PETULLICË |
| Enë e sheshtë dhe e cekët si tigan, që përdoret për |
| të pjekur petë dhe për të skuqur petulla. |
| PËSHTYMORE |
| Enë e posaçme, që vihet në një qoshe të korridorit a të |
| shkallëve për të pështyrë në të. Pështymore porcelani |
| PILLE |
| Enë e madhe dhe e thellë prej guri, në trajtë |
| katërkëndëshe si një koritë, që shërben zakonisht për të |
| mbajtur vaj; qyp balte shumë i madh për vaj, për djathë, |
| për turshi etj. |
| PIPERORE |
| Enë e vogël që mbushet me piper dhe vihet në tryezë |
| kur hamë; mbajtëse piperi. Mbushi piperoren. Vuri |
| piperoren në tryezë. |
| PIPËZ |
| Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë |
| pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e |
| shkallëzuar. |
| PIRËSE |
| Enë e posaçme ku pinë ujë kafshët. Pirëse uji për |
| zogjtë enë e metaltë në trajtë kambane e me vrima, ku |
| futin sqepin zogjtë për të pirë ujë. |
| PJATË |
| Enë e vogël prej porcelani, zinku, alumini etj., e |
| rrumbullakët, e lugët ose e nderë e me fund të sheshtë, |
| që përdoret për të hedhur në të gjellën që hamë etj |
| PLLOSKË |
| Enë druri e rrumbullakët për të mbajtur ujë, verë etj. |
| Plloskë uji. Një plloskë me verë. Mbushi plloskën. |
| POÇE |
| Enë balte me një vegjë, që përdoret zakonisht për të |
| zier gjellë; sasia e gjellës etj. sa nxë një enë e tillë; poç |
| POÇERINA |
| Enë të ndryshme prej balte; poçeri. |
| PONICË |
| Enë prej balte që përdoret zakonisht për të mbjellë në të |
| lule, saksi prej balte. |
| PROVËZ |
| Enë qelqi në trajtën e një gypi, zakonisht të shkallëzuar, |
| që përdoret për punë laboratorike; epruvetë. Provëz me |
| tretësirë. Mbushi provëzën. Hodhi ujë në provëz. |
| PALOSËSE |
| Makinë palosëse, që shërben për të palosur diçka. |
| PASTRUESE |
| Makinë për pastrimin e diçkaje. Pastruese automatike |
| PETËZUESE |
| Makinë petëzimi, makinë që bën petëzim. |
| PLUHURTHITHËSE |
| Makinë pluhurthithëse; fshesë elektrike. |
| POLIGRAF |
| Makinë që shërben për të shumëfishuar një shkrim. |
| PRASHITËSE |
| Makinë prashitëse, makinë që përdoret për të prashitur |
| tokën e bimët. |
| PRESË |
| Makinë e posaçme që shërben për të përpunuar diçka |
| ose për t`i dhënë formë me anë të shtypjes. Presë |
| horizontale. Presë mekanike (hidraulike). |
| PRESUESE |
| Makinë presimi. |
Llojet e makinerive P
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment