| OPTIK |
| Që ka thjerrëza, që mbështetet në pasqyrimin dhe në |
| thyerjen e dritës me thjerrëza. Vegël optike. Aparat |
| optik. Mikroskop optik. |
| ORËMATËS |
| Aparat i posaçëm, që mat kohën e punës për një |
| mekanizëm a për një makineri. |
| OBJEKT |
| Send, mjet, përdorëse etj. që i hyn në punë njeriut |
| për të plotësuar nevojat dhe për të përmbushur |
| kërkesat e tij; send i tillë me vlerë arkeologjike, |
| etnografike etj. Objektet shkollore. Objekte të |
| nevojshme (të domosdoshme). Objekte arkeologjike |
| (etnografike). Objekte zbukurimi. Objekte me vlerë. |
| Objekte prej bakri (prej ari). |
| ORENDI |
| 1. Sende e pajisje të mëdha dhe të lëvizshme (si dollap, |
| tryeza, banka etj.), që plotësojnë nevojat e përditshme |
| në shtëpi, në shkollë a në zyrë. Orendi të reja (të |
| vjetra). Orendi shtëpiake. Orendi shkollore. Orendi e |
| nevojshme. Orenditë e dhomës (e shtëpisë, e shkollës, e zyrës) |
| 2. Veglat kryesore që përdoren në një punë të caktuar. |
| OPTIK |
| Që ka thjerrëza, që mbështetet në pasqyrimin dhe në |
| thyerjen e dritës me thjerrëza. Vegël optike. Aparat |
| optik. Mikroskop optik. |
| ORË |
| Vegël e posaçme me një fushë të ndarë në |
| dymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me |
| kurdisje, me rrymë elektrike etj. dhe që shërben për të |
| matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë |
| (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. |
| Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orës. Zinxhiri |
| (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) |
| ora. Ra ora (zilja e orës). |
| OKATARE |
| Enë që nxë një okë (kryesisht enë për lëngje); masë e |
| barabartë me një okë, aq sa nxë një enë e tillë; okar, |
| okës. Mbush okatarin. E hodhi një okatare. Bloi dyzet |
| okatarë gruri. |
| OKJE |
| 1. Enë që nxë një okë (zakonisht për ushqime të thata); |
| masë e barabartë me një okë, aq sa nxë një enë e tillë; |
| okatare. Okje me miell (me gruri). Okje me sheqer. |
| Bleu dy okje oriz (kripë). |
| 2. Kandar që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj, |
| okar. E peshoi në okje. |
| OTURAK |
| Enë, zakonisht e rrumbullakët, që përdoret për të bërë |
| në të nevojën fëmijët ose të sëmurët. |
Lloje makinerish O
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment