| DASH |
| Tra i madh me majë prej metali, që përdorej si |
| mjet për të shpuar muret e kështjellave a për të |
| shpërthyer portat e tyre. |
| DRITË |
| Burim ndriçimi që e bën mjedisin përreth të ndritshëm |
| e të dukshëm, çdo mjet që përdoret për të ndriçuar. |
| DRY |
| Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, |
| me një hallkë të harkuar, që hapet e mbyllet me çelës |
| dhe shërben për të mbyllur një derë, një dollap, një arkë |
| etj.; kyç varës. |
| DUSH |
| Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si |
| shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura; |
| kthinë e veçantë ku është vendosur ky mjet. |
| DENDËSIMATËS |
| 1. Aparat i posaçëm që shërben për të përcaktuar |
| dendësinë e rrymës elektrike. |
| 2. Aparat i posaçëm që shërben për të matur dendësinë |
| e një lëngu. |
| DENDURIMATËS |
| Aparat i posaçëm që mat dendurinë e lëkundjeve të një |
| trupi, të luhatjeve të rrymës elektrike etj. |
| DËGJIMOR |
| Që shërben për të dëgjuar, që jep mundësi të |
| dëgjohet mirë diçka. Aparat dëgjimor. |
| DËRGUES |
| Aparat a mjet i posaçëm që shërben për të |
| dërguar në largësi një sinjal etj. |
| DINAMOMETËR |
| Aparat që shërben për të matur intensitetin e forcës; |
| forcëmatës. Dinamometër elektrik. Dinamometër dore |
| DISPEÇER |
| Aparat automatik që bën punën e këtij tekniku. |
| Dispeçer automatik. |
| DISTILUES |
| Aparat i posaçëm që shërben për të distiluar. |
| DREJTUES |
| Pajisje a aparat që kthen rrymën e |
| ndryshueshme në rrymë të vazhduar. |
| DRIDHJEMATËS |
| Aparat që mat dridhjet a lëkundjet mekanike të |
| makinave, të ndërtesave, të urave etj. |
| DRITËHEDHËS |
| Aparat a mjet që hedh |
| dritën në largësi të madhe. Dritëhedhës i fuqishëm. |
| Është pajisur me dritëhedhës. |
| DYLBI |
| Përdorëse e vogël që përbëhet nga dy gypa të |
| vendosur krahas njëri-tjetrit e të pajisur me thjerrëza |
| dhe që ndihmon për t'i parë më afër e më qartë sendet |
| e largëta; tejqyrë. |
| DALTË |
| Vegël prej çeliku me majë shpatuke e të mprehtë dhe |
| zakonisht me dorezë druri, që përdoret për të gdhendur |
| drurin, për të latuar gurin, për të prerë teneqenë etj. |
| duke e rrahur me çekiç. Daltë e ngushtë. Daltë guri. |
| Gdhend (latoj) me daltë. |
| DAMKË |
| Vegël e posaçme prej metali, që përdoret për të |
| shënuar a për të damkosur. |
| DAMKUES |
| Vegël e posaçme për damkosjen e kafshëve etj.; |
| damkë. E skuqi damkuesin. |
| DARË |
| Vegël e metaltë, e përbërë nga dy krahë me kokë të |
| harkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të |
| kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë, |
| dhëmbë etj. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi. |
| Darë kovaçi. |
| DËRSTILË |
| Vegël popullore prej druri, e përbërë nga disa krahë |
| dhe nga një rreth me lopata të gjera, që lëvizin me |
| forcën e ujit, përplasen njëra pas tjetrës dhe shërbejnë |
| zakonisht për të shkelur shajak, velenxa e vilarë prej |
| leshi, të punuar në avlëmend; ndërtesa ku është ngritur |
| kjo vegël. |
| DIAMANT |
| Vegël e posaçme, që ka në majë një copë të vogël |
| prej këtij guri të çmuar dhe që përdoret për të prerë |
| xhama; elmaz. |
| DIAPAZON |
| Vegël e vogël prej çeliku, në trajtën e potkoit e me një |
| dorezë, e cila kur e godasim jep tingullin e notës la. |
| Diapazon regjistrues. |
| DRAPËR |
| Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si |
| hark, e dhëmbëzuar lehtë, e nga një dorezë prej druri |
| dhe që përdoret për të korrur të lashtat, barin etj. |
| Drapër gruri (misri, bari). Drapër lejlek drapër me |
| presë më të hapur e me bisht të gjatë. Koha e draprit |
| koha e të korrave. |
| DREDHËS |
| Vegël e thjeshtë prej dy copash druri të kryqëzuara, |
| që shërben për të tjerrë lesh, pambuk etj., çikrik për të |
| tjerrë; boshti për të tjerrë lesh, drugë. Dredh me |
| dredhës. |
| DRUGË |
| Vegël e drunjtë e avlëmendit, në trajtë vezake të |
| zgjatur, që mban gjepin ku është mbështjellë filli i indit; |
| sovajkë, mëqik; masur. |
| DAMIXHANË |
| Enë e madhe prej qelqi me bark të gjerë e me grykë të |
| ngushtë që vishet nga jashtë me një thurimë kashte ose |
| xunkthi për të mos u thyer dhe që përdoret zakonisht |
| për të mbajtur verë, raki etj. |
| DORAKE |
| Enë prej balte, prej bakri, prej qelqi etj. me një dorezë. |
| DORJE |
| 1. Enë prej bakri me një dorëz e me kapak të lidhur, e |
| cila përdoret për të zier gjellë në vatër. Një dorje me fasule. |
| 2. Enë balte, si shtambë e vogël me një vesh, që |
| përdoret për ujë. Pi me dorje. |
| DUARLARËSE |
| Enë prej qeramike, porcelani a çimentoje, e vendosur |
| nën një çezmë në një qoshe të dhomës, të kuzhinës etj., |
| ku lajnë duart e fytyrën. |
| DUARLARËSE |
| Enë prej qeramike, porcelani a çimentoje, e vendosur |
| nën një çezmë në një qoshe të dhomës, të kuzhinës etj., |
| ku lajnë duart e fytyrën. |
| DYBEK |
| Enë e madhe prej druri, si havan i thellë, në të cilën |
| rrahim orizin ose grurin; shkop i gjatë me një kokë si |
| xhungë, me të cilin rrahim orizin ose grurin në një enë të tillë. |
| DËBORËPASTRUES |
| Borëpastrues. Makinë dëborëpastruese. |
| DËRRMUES |
| Që e bën diçka copa-copa të vogla, që e dërrmon; |
| thërrmues. Makinë dërrmuese. |
| DINAMO |
| Makinë që shndërron energjinë mekanike në energji |
| elektrike, gjenerator elektrik. Dinamo dore. Dinamo |
| automobili (biçiklete). Dinamo me rrymë të |
| vazhdueshme (me rrymë të pandryshueshme). |
| DISTRIBUTOR |
| Mekanizëm i vogël në një makinë, që shërben për të |
| shpërndarë rrymën elektrike nëpër cilindrat, sipas |
| radhës së punës së motorit. Distributori i makinës. |
| Boshti i distributorit. |
Llojet e mjeteve D
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment