| ÇADËR |
| Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i |
| përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që |
| hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë; |
| ombrellë. Çadër shiu. Çadër dielli. Çadër plazhi. Çadër |
| burrash (grash, fëmijësh). |
| ÇAKMAK |
| Mjet i vogël xhepi për të ndezur cigaren, i cili |
| përbëhet nga një kuti metali, që mbushet me benzinë a |
| me ndonjë lëndë tjetër, nga një fitil dhe nga një gur për |
| ta shkrepur. |
| ÇARK |
| Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra, që |
| ngrihet zakonisht duke i vënë pak ushqim dhe që |
| shkrehet me forcë; kurth. |
| ÇELËS |
| 1. Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e |
| dhëmbëzuar dhe nga një rreth ku kapet me dorë, i cili |
| përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një |
| dry; hapës, kyç. |
| 2. Mjet i thjeshtë për të hapur diçka, për të vënë në |
| lëvizje një mekanizëm duke e rrotulluar zemberekun, për |
| të shtrënguar telat e veglave muzikore etj. Çelës |
| shishesh. Çelës konservash. Çelësi i sahatit. Çelësi i |
| ziles së orës. Çelësi i lodrës. Çelësat e violinës (e |
| kitarës). Hap me çelës. Kurdis (shtrëngoj) me çelës. |
| 3. Mjet për të lëshuar dhe për të ndërprerë rrymën |
| elektrike, që lidhet me përcjellësit në një pikë të qarkut; |
| mjet për të lëshuar dhe për të mbyllur rrymën e një |
| lëngu ose të një gazi. Çelës elektrik. Çelësi i dritës. |
| Çelësat e radios. Çelësi i ujit (i gazit). Çelësi i makinës |
| larëse. Çelës me vaj. Çelësat e komandimit. |
| ÇENGEL |
| Grep i trashë hekuri me majë të kthyer, që përdoret |
| për të varur diçka në të; grremç hekuri, ganxhë. Çengeli |
| i mishit. Çengeli i vargoit. Çengelat e kandarit. |
| ÇETELE |
| Shkop ose cope druri e lëmuar, që përdorej si mjet |
| për të mbajtur llogaritë midis blerësit e shitësit, duke e |
| ndarë në dy pjesë të njëjta, në të cilat gdhendeshin |
| dhëmbëza për numërim; rabush. Dhëmbëzat e çeteles. |
| I mbanin (i shënonin) në çetele. |
| ÇIKËZ |
| Mjet peshkimi i përbërë nga një rrjetë e vogël me dy |
| shkopinj anash, që tërhiqet brenda në ujë nga dy veta |
| dhe që përdoret zakonisht për të gjuajtur në vende të |
| ngushta; mjet peshkimi, i përbërë nga një rrjetë |
| katërkëndëshe e lidhur në cepa me dy kularë, që ulet |
| në ujë e ngrihet me një dra të gjatë dhe që përdoret |
| zakonisht për të gjuajtur në lumë. Shkopinjtë e çikëzës. |
| Druri i çikëzës. |
| ÇIKRIK |
| 1. Mjet i përbërë nga një rreth që rrotullohet zakonisht |
| me këmbë dhe që përdoret për të dredhur me dorë a |
| për të mbështjellë fillin e leshit, të pambukut etj.; pjesa e |
| një makine, e cila rrotullohet për të dredhur fillin. |
| 2. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi, i përbërë prej një |
| boshti ku mbështillet litari i kovës, prej dy kryqeve në të |
| dy anët për ta rrotulluar me duar dhe prej dy drurëve |
| mbështetës në anë të grykës së pusit. Çikriku i pusit. |
| Mbledh litarin në çikrik. Lëshoj çikrikun. Nxjerr me çikrik. |
| 3. Mjet për të ujitur, i përbërë nga një rrotë e madhe |
| druri me fletë dhe me kova të vogla, që rrotullohet nga |
| rrjedha dhe e ngre ujin për t’u derdhur në një lug; rrotë |
| uji. Çikrik ujitës. Rrota e çikrikut. Fletët e çikrikut. Ujit |
| me çikrik. |
| ÇAPË |
| 1. Vegël bujqësore për të prashitur, që ka ten si sqepar |
| në njërën anë, dy dhëmbë në anën tjetër dhe bisht prej |
| druri. Prashit me çapë. I jap një çapë. Punoj me çapë. |
| 2. Çapëza e hostenit. Çapa e hostenit. Krua me çapë. |
| ÇAPRAZ |
| Vegël me një të çarë të vogël ose një lloj pince për të |
| kthyer dhëmbët e sharrës një majtas e një djathtas. |
| Përdor çaprazin. |
| ÇARK |
| 1. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra, që |
| ngrihet zakonisht duke i vënë pak ushqim dhe që |
| shkrehet me forcë; kurth. |
| 2. Vegël e thjeshtë me një thikë, që përdoret për të grirë |
| duhanin. |
| 3. Vegël që përdorej për t'i marrë gjak një njeriu të |
| sëmurë; vizgator. Merrnin gjak me çark. |
| ÇEKAN |
| Vegël dore, që përbëhet nga një kokë metali ose |
| druri (në njërën anë e rrafshët e në tjetrën me majë) e |
| nga një bisht dhe që shërben për të mbërthyer ose për |
| të goditur a për të rrahur diçka. Çekan hekuri (druri). |
| Çekani i farkëtarit (i këpucarit, i muratorit). Çekani i |
| gjeologut. Çekan alpinistësh. Çekan për gurë. |
| ÇEKIÇ |
| 1. Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i |
| farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë |
| metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me |
| kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e |
| thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose. |
| Çekiçi i neurologut. |
| 2. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh |
| metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që |
| hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë. |
| ÇELËS |
| 1. Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e |
| dhëmbëzuar dhe nga një rreth ku kapet me dorë, i cili |
| përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një |
| dry; hapës, kyç. |
| 2. Vegël dore për të shtrënguar e për të liruar |
| dadot, gypat e pjesët e tjera të mekanizmave, që |
| mbërthehen duke u vidhosur. Çelës i përgjithshëm |
| (universal). Çelës anglez çelës të cilit nofulla e poshtme |
| mund t'i hapet e t'i mbyllet sipas nevojës me burmë. |
| Çelës papagall çelës të cilit nofulla e poshtme mund t’i |
| hapet e t’i mbyllet duke e ngecur në një kllapë. Çelësa |
| me numra të ndryshëm. Çelësat e tornos. Çelës |
| gypash. Shtrëngoj (zbërthej) me çelës. |
| 3. Mjet i thjeshtë për të hapur diçka, për të vënë në |
| lëvizje një mekanizëm duke e rrotulluar zemberekun, për |
| të shtrënguar telat e veglave muzikore etj. Çelës |
| shishesh. Çelës konservash. Çelësi i sahatit. Çelësi i |
| ziles së orës. Çelësi i lodrës. Çelësat e violinës (e |
| kitarës). Hap me çelës. Kurdis (shtrëngoj) me çelës. |
| 4. Mjet për të lëshuar dhe për të ndërprerë rrymën |
| elektrike, që lidhet me përcjellësit në një pikë të qarkut; |
| mjet për të lëshuar dhe për të mbyllur rrymën e një |
| lëngu ose të një gazi. Çelës elektrik. Çelësi i dritës. |
| Çelësat e radios. Çelësi i ujit (i gazit). Çelësi i makinës |
| larëse. Çelës me vaj. Çelësat e komandimit. Hap |
| (mbyll) çelësin. Shtyp (rrotulloj) çelësin. |
| ÇITAR |
| Vegël në trajtën e një lugu të ngushtë, në të cilin |
| argjendarët derdhin arin e shkrirë për t'i dhënë një |
| formë të caktuar. |
| ÇOK |
| Ana e kundërt me presën në një vegël prerëse, me të |
| cilën godasim ose thyejmë diçka; tun. Çoku i sëpatës. |
| Çoku i shatit. |
| ÇAJNIK |
| Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për |
| të zier çaj a për të përvëluar çajin; ibrik çaji. Çajnik |
| alumini. Çajnik porcelani. Vë çajnikun në zjarr. Shtie |
| me çajnik. |
| ÇANAK |
| Enë e thellë, zakonisht prej balte, ku shtien gjellën; |
| misur. Çanak balte (druri). Çanak me dhallë (me ullinj). |
| ÇEREKORE |
| Enë që merr një çereke drithë. |
| ÇEREKSHE |
| Enë që nxë një të katërtën e litrit ose të kilogramit; diçka |
| që është e barabartë me një të katërtën e së tërës. |
| ÇEREP |
| 1. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. |
| Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. |
| Vë çerepin në zjarr. |
| 2. Saç. |
| ÇETUR |
| Enë e drunjtë në trajtën e një kupe me bisht, në të cilën |
| mbajnë bulmet ose ndonjë ushqim tjetër; kupë e drunjtë. |
| Çetur me qumësht (me dhallë). Mbush çeturin. Hanin |
| në çetur. Pinte qumësht me çetur. |
Liste veglash Ç
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment