| AEROPLAN |
| Mjet fluturues, zakonisht me krahë, që |
| punon me motor dhe që përdoret për udhëtime, për |
| qëllime ushtarake etj.; avion. Aeroplan reaktiv. |
| Aeroplan dymotorësh (katërmotorësh). Aeroplan |
| ushtarak (gjuajtës, bombardues... ). Aeroplan |
| udhëtarësh (transporti). |
| AEROSTAT |
| Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të |
| lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë |
| lart në hapësirë. Aerostat vrojtimi. Koshi i aerostatit. |
| ALKOOLMATËS |
| Mjet i posaçëm që shërben për të matur sasinë e |
| alkoolit në një lëng |
| ANIJE |
| Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur |
| nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime |
| ushtarake etj. Anije tregtare (ushtarake). Anije |
| akullthyese (aeroplanmbajtëse, vajgurmbajtëse). Anije |
| udhëtarësh (transporti). Anije peshkimi. Anije me avull |
| (me vela, me motor). |
| ARMË |
| Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u |
| mbrojtur; mjet që përdoret për të goditur, për të vrarë a |
| për të dëmtuar njerëz e kafshë. Armë të rënda (të |
| lehta). Armë e ftohtë |
| ASHENSOR |
| Mjet i mekanizuar që shërben për të ngjitur e për të |
| zbritur njerëz dhe sende në një ndërtesë shumëkatëshe |
| ose në një minierë. Ashensor elektrik. Ashensor |
| miniere. |
| AUTOMJET |
| Mjet i pajisur me motor, që shërben për mbartjen e |
| udhëtarëve ose të mallrave në rrugë tokësore; |
| automobil, makinë. |
| AJËRFTOHËS |
| Aparat i posaçëm për ftohjen e ajrit. |
| AJËRNGROHËS |
| Aparat i posaçëm për ngrohjen e ajrit. |
| AJËRNXJERRËS |
| Aparat i posaçëm për nxjerrjen e ajrit në sistemet e ngrohjes. |
| AKUMULATOR |
| Aparat i posaçëm me pllakëza plumbi të zhytura në një |
| lëng me acid sulfurik, që shërben për grumbullimin dhe |
| për ruajtjen e energjisë elektrike. Akumulator elektrik. |
| Akumulatorë makinash. Bateri akumulatorësh. Acid |
| akumulatorësh. Ngarkoj akumulatorin. |
| AKUSTIK |
| Që ka të bëjë me dëgjimin e tingujve, dëgjimor; |
| që ka të bëjë me akustikën, zanor. Aparat akustik. |
| ALTOPARLANT |
| Aparat, zakonisht në trajtë hinke, që shërben për të |
| përforcuar tingujt e për t'i përhapur larg. Altoparlanti i |
| radios (i televizorit). Altoparlantët e rrugëve. Flas me |
| altoparlant. Dëgjoj nga altoparlanti. |
| AMPERMETËR |
| Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e |
| rrymës elektrike. |
| APARAT |
| Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të |
| punuara me përpikëri, që përdoret për matje, në |
| laborator, në mjekësi, në radioteknikë e për punë të |
| tjera të ndryshme. Aparat marrës (dhënës). radio. |
| Aparat matës (ftohës, larës). Aparat fotografik |
| (kinematografik, telefonik). Aparat ndriçimi (projektimi). |
| AUTOKINEMA |
| Automjet i pajisur me aparat projektimi për të shfaqur |
| filma zakonisht në vende të hapura. |
| AVULLMATËS |
| Aparat për matjen e sasisë së avullit që prodhohet ose |
| që kalon nëpër gypa. |
| AJËRSHPËRNDARËSE |
| Pajisje në trajtë kafazi prej dërrasash të holla, mbi të |
| cilën hidhet bari i njomë për t'u tharë me rrymë ajri. |
| AMORTIZATOR |
| Pajisje ose pjesë e posaçme, që shërben për të zbutur |
| forcën e goditjeve ose të lëkundjeve në makinat, |
| aparatet, armët etj. Amortizatorët e makinës (e topit). |
| Amortizator me vaj. Susta e amortizatorit. |
| ANTENË |
| Përçues i lidhur me radion, me televizorin a |
| me një pajisje tjetër, i cili shërben për të përhapur ose |
| për të kapur valë elektromagnetike. Antenë marrëse |
| (dhënëse). Antenë e jashtme (e brendshme). Antenë |
| radioje (televizori). Radio pa antenë. Vë (ngre) antenën. |
| APARAT |
| Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të |
| punuara me përpikëri, që përdoret për matje, në |
| laborator, në mjekësi, në radioteknikë e për punë të |
| tjera të ndryshme. Aparat marrës (dhënës). radio. |
| Aparat matës (ftohës, larës). Aparat fotografik |
| (kinematografik, telefonik). Aparat ndriçimi (projektimi). |
| ARMATURË |
| Pajisje, vegla dhe pjesë të vogla të makinave e |
| të aparateve, që shërbejnë për të punuar mirë këto. |
| Armatura e automjetit. Armatura e anijes. |
| AUTOMATIK |
| Mekanizëm i posaçëm që vë në lëvizje një |
| makinë ose një pajisje pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të |
| njeriut; automat. Automatiku i ndërruesit të dritave. |
| Automatiku i frenave të dorës. |
| AJËRMATËS |
| Që shërben për të matur ajrin (për aparate, mjete). |
| Aparat ajërmatës. Vegël e posaçme, që shërben për |
| matjen e dendësisë së ajrit ose të trupave të tjerë të gaztë. |
| AJKËMATËS |
| Vegël e posaçme për të matur sasinë ose dendësinë e |
| ajkës në qumësht. |
| AJKËTORE |
| Vegël e posaçme, që përdoret për t'i marrë ajkën |
| qumështit. |
| ALET |
| 1. Vegël; mjet i thjeshtë pune. Aletet e punës. Aletet e |
| rrojës. Aletet e farkëtarit. |
| 2. Pajisje për luftë ose për gjah, armë. |
| ALMISE |
| 1. Mjet i thjeshtë pune; vegël bujqësore. Almiset e |
| bujkut. Almiset e punës (e shtëpisë). Almiset e luftës. |
| mjete të thjeshta prej druri, që përdoreshin gjatë |
| sulmit kundër kështjellave. Ndreq (bëj) almise. |
| 2. Pjesë e një vegle, e një mjeti pune a e një mekanizmi. |
| Almiset e vegjës (e parmendës, e zgjedhës). Almiset e mullirit. |
| Almise qesh. |
| ARRËTHYESE |
| Vegël si darë, që përdoret për të thyer arra. |
| AKUARIUM |
| 1. Enë qelqi, ku mbahen kafshë dhe bimë uji për studim |
| ose për zbukurim. Akuarium me peshq. I ndërroj ujin |
| akuariumit. |
| 2. Ndërtesë e posaçme me dritare të mëdha xhami, ku |
| mbahen kafshë dhe bimë uji për t'i studiuar dhe për t`i |
| parë vizitorët. Akuariumi i qytetit. |
| AKULLMBAJTËSE |
| Enë e posaçme që mbushet me akull për të mbajtur në |
| të ftohtë sende të ndryshme, arkë akulli. Ruaj (mbaj) në |
| akullmbajtëse. |
| ALUMINE |
| Pjatë ose enë tjetër prej alumini. |
| APLLADHE |
| Enë e nderë, zakonisht prej bakri, që përdoret si tabaka |
| ose për të nxjerrë ushqime të thata. |
| AUTOKLAVË |
| Enë krejt e mbyllur, në të cilën me anë të trysnisë së |
| lartë të avullit ose të temperaturës së lartë sterilizohen |
| veglat mjekësore e sende të tjera, kryhen procese |
| teknologjike etj. Autoklavë për sterilizim. |
| AUTOMAT |
| Makinë ose aparat që punon vetë me anë të një |
| mekanizmi të posaçëm, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë |
| të njeriut. Automatë elektrikë. Automati i tharjes. |
| Automat me gaz. Pajis me automat. |
| AUTOMJET |
| Mjet i pajisur me motor, që shërben për mbartjen e |
| udhëtarëve ose të mallrave në rrugë tokësore; |
| automobil, makinë. |
| AUTOMOBIL |
| Automjet me madhësi e forma të ndryshme (si autobusi, |
| kamioni, vetura etj.), që shërben për mbartjen e |
| udhëtarëve ose të mallrave, për gara sportive etj.; |
| makinë. Automobil sportiv. Automobil udhëtarësh. Buria |
| e automobilit. Rrugë automobili. Uzinë automobilash. |
| AUTOZJARRFIKËSE |
| Automjet me pajisjet e nevojshme për të shuar zjarret, |
| makinë zjarrfikëse. |
Llojet e veglave A
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment