| BALLAMAR |
| Litar i trashë që përdoret për të lidhur mallrat e |
| ngarkuara në një mjet. |
| BARKË |
| Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija, që vihet |
| në lëvizje me lopata, me vela ose me motor; varkë. |
| Barkë dërrase (gome). Barkë me lopata (me rrema, |
| me vela, me motor). Barkë peshkimi. Barka e shpëtimit. |
| BIÇIKLETË |
| Mjet i lehtë e i shpejtë udhëtimi, zakonisht me dy rrota |
| njëra pas tjetrës, që vihet në lëvizje me këmbë. Biçikletë |
| sportive. Biçikletë dyshe. Biçikletë burrash (grash, |
| fëmijësh). Biçikletë me tri rrota. Biçikletë me motor. |
| BILBIL |
| Mjet i vogël me një pip, te cilit i fryjmë për të nxjerrë |
| fërshëllimë. Bilbil druri. |
| BORI |
| Mjet sinjali, që përdoret në makina, në karroca etj. |
| dhe që nxjerr zë të fortë. |
| BLIC |
| lambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që |
| përdoret gjatë fotografimit. Aparat blici. |
| BALONË |
| Sferë e madhe prej pëlhure ose prej lënde tjetër të |
| fortë e të papërshkueshme nga ajri, që mbushet me gaz |
| të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart në ajër një |
| aerostat, pajisje për studime meteorologjike etj.; |
| aerostati që ngrihet në ajër me një sferë të tillë. Balonë |
| meteorologjike. Balonë me hidrogjen. Ngjitej me balonë. |
| BATERI |
| Pajisje e përbërë nga disa pjesë ose nga disa |
| elemente të njëjta, që janë lidhur së bashku për të bërë |
| një punë. Bateri kazanësh (turbinash, ngrohësish, ndriçuesish). |
| BAROMETËR |
| Vegël e posaçme për të matur shtypjen atmosferike. |
| Barometër metalik. Barometër me zhivë. U ngrit (u ul) |
| barometri. |
| BASHKUES |
| Vegël që shërben për |
| të bashkuar dy pjesë të një mekanizmi a dy sende. |
| BEL |
| Vegël bujqësore si lopatë, me teh trekëndësh, zakonisht |
| me një këmbëz, që përdoret për të punuar thellë tokën |
| ose për të hapur hendek. Bel çatall bel me tehun të |
| trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk bel me teh të kthyer |
| si lug që përdoret për të hapur gropa. |
| BLIGJE |
| 1. Vegël druri si kunj, që përdoret për të vizatuar e për |
| të lëmuar vorbat; kruashkë. |
| 2. Kunj druri me kokë, që përdoret për të mbajtur |
| lëmshet e penjve. |
| BRANË |
| Vegël në trajtë bige, me një peshë përsipër, që |
| shërben për të mbajtur të tërhequra fijet, kur i endim |
| dhe i mbledhim në shulësin e tezgjahut. Guri i branës. |
| BRAVË |
| Vegël e hekurt që ngulet në dyer, në dollapë, në |
| sirtarë etj. dhe që shërben për t'i mbyllur me çelës. |
| Bravë dere. Brava e dollapit (e sirtarit, e valixhes). |
| BRAZDËHAPËS |
| Vegël bujqësore, që shërben për të hapur brazda; |
| kultivator për të hapur brazda. |
| BRISK |
| 1. Thikë çeliku e posaçme me dorëz, me një teh shumë |
| të mprehtë, që përdoret për t'u rruar; pllakëz çeliku |
| shumë e hollë dhe me dy tehe shumë të mprehta, që |
| vihet në një vegël të posaçme dhe përdoret për t'u |
| rruar. Brisk rroje. Brisk makine. |
| 2. Thikë e vogël xhepi me një presë, që hapet e mbyllet |
| në një dorëz prej briri, prej lënde plastike, prej metali |
| etj.; biçak; vegël me presë, që shërben për të krasitur |
| drurët, për të prerë lulet, për shartime etj. Brisk xhepi. |
| Brisk shartimi. Brisk për krasitje. Brisk me dy presa. |
| Presa (doreza) e briskut. |
| BUSULL |
| Vegël e përbërë nga një kuti e vogël, e rrumbullakët |
| dhe e mbuluar me xham, e cila ka një fushë të |
| shkallëzuar dhe një gjilpërë magnetike që tregon |
| gjithmonë Veriun dhe përdoret për t'u drejtuar sipas |
| pikave të horizontit ose për të matur këndet e drejtimit. |
| Busull detare. Busull magnetike. Busull gjeologjike |
| (topografike). Busull xhepi. Drejtohem me busull. |
| BABUNE |
| Enë druri, e rrumbullakët dhe me një vesh, që nxë rreth |
| dhjetë kile dhe që përdoret si masë drithi; karroqe. |
| Dhjetë babune grurë. Mat me babune. |
| BAKËRE |
| Enë ose sende të tjera prej bakri. Bakëre të vjetra. |
| Bakëret e shtëpisë. Kallajisi bakëret. |
| BAKËRISHTE |
| Enë ose send tjetër prej bakri; bakëre; mbeturina |
| sendesh prej bakri, copa bakri. Bakërishte e vjetër. |
| Bakërishtet e shtëpisë. Shkrinë bakërishtet. |
| BAKËRORE |
| Enë prej bakri. Bakërore për gjellë. |
| BALONË |
| në qelqi a metali si sferë, që përdoret për të |
| mbajtur mbyllur lëngje ose gaze. Balonë qelqi. Balonë |
| me oksigjen. Balona e llambës. |
| BALSAMARE |
| Enë prej balte me grykë të ngushtë, për të mbajtur |
| balsam ose erëra të mira. |
| BALTORE |
| Enë prej balte (tas, tavë, shtambë etj.). Baltore për |
| gjellë (për ujë). |
| BARKASHORE |
| Enë (poçe balte, kusi etj.) me bark të fryrë, që përdoret |
| për gatim; shtambë balte nga njëra anë me bark dhe |
| nga ana tjetër e sheshtë. U thye barkashorja. |
| BIDON |
| Enë e madhe, zakonisht prej metali a prej lënde |
| plastike, me kapak e me dorezë, që shërben për të |
| mbajtur ujë, qumësht, vaj guri etj. Bidon teneqeje. |
| Bidon uji (qumështi, vaj guri). |
| BILUR |
| 1. Porcelan. Enë (pjatë) biluri. I bardhë si biluri. |
| 2. Xham i pastër; kristal i bardhë. Gotë biluri. |
| BISHTAK |
| Enë me bisht të gjatë që përdoret për ujë; lugë e |
| madhe me bisht të gjatë, që përdoret për të ndarë |
| gjellën, bishtore. |
| BISHTJE |
| Enë me bisht të gjatë për gjellë. |
| BISHTORE |
| Enë me bisht të gjatë; xhezve. |
| BOCË |
| Enë prej qelqi për ujë, për verë etj., që zakonisht |
| mbahet mbi tryezë; shishe e vogël. Bocë njëlitërshe |
| BOMBOL |
| Enë prej metali, në trajtë cilindri, që përdoret për të |
| ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura ose lëngje. |
| Bombol çeliku. Bombol oksigjeni (ajri). Bombol me gaz |
| (me lëng). |
| BOTE |
| Enë prej balte; shtambë me përmasa të ndryshme që |
| përdoret për ujë, për verë etj. Pi me bote. Një bote me verë. |
| BOVË |
| Enë metalike e zbrazët në trajtë fuçie a në ndonjë trajtë |
| tjetër, që rri mbi ujë dhe që vihet në det a në liqen, |
| zakonisht jo shumë larg bregut, si shenjë |
| paralajmëruese ose si mbështetje ku lidhen |
| përkohësisht anijet. Bova e sinjalit. Bova e fenerit. |
| Hedh bovat. |
| BROJCË |
| Enë balte a metali e vogël, me një vesh, që përdoret |
| zakonisht për ujë |
| BROKË |
| 1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi |
| dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë |
| misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka. |
| 2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta |
| të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që |
| shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi, |
| porcelani). Brokë uji. Pi me brokë. |
| BUCAK |
| Enë e drunjtë me lëfyt, që përdoret për ujë, bucelë e |
| vogël, kënaçe, fytak. |
| BUCELË |
| 1. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të |
| mbajtur ujë të pijshëm. |
| 2. Enë balte me lëfyt, e sheshtë nga njëra anë dhe me |
| bark nga ana tjetër, që përdoret për të mbajtur ujë. |
| BUKATOR |
| Pjatë a enë e thellë, që nxë miell sa për të bërë një |
| bukë. |
| BUSHAKË |
| Enë e madhe për vaj. |
| BUZAK |
| Enë druri si gjym, që përdoret për ujë. |
| BANAK |
| 1. Tryezë e posaçme, e gjatë dhe e ngushtë, e mbyllur |
| përpara e lart zakonisht me xham, ku mbahen mallrat që |
| shiten ose ku jepen pijet, ëmbëlsirat, cigaret etj. në një |
| birrari, në një bar-bufe, në një restorant etj. Shitësi i |
| banakut. Marr nga banaku. Rrinte prapa banakut. |
| 2. Tryeza ku punon zdrukthëtari; pjesë e rrafshët si |
| tryezë në një makinë për punimin e drurit dhe të metalit. |
| Banaku i zdrukthëtarit. Banaku i sharrës. |
| BLUES |
| Që shërben për të bluar. Makinë (fabrikë) bluese. Mulli blues. |
| BORËPASTRUES |
| Që shërben për të hequr borën nga rrugët e nga |
| sheshet e qyteteve. Makinë borëpastruese. |
| BOSHT |
| Pjesë e makinave, e mjeteve dhe e veglave të punës, |
| që ka trajtën e një druri të rrumbullakët dhe që shërben |
| për të bashkuar rrotat ose pjesë të tjera që rrotullohen |
| a që lëvizin. Boshti qendror (kryesor). Boshti i qerres. |
| Boshti i dërstilës (i mullirit). Boshti i çadrës. Makinë me dy boshte. |
| BRUMËGATUES |
| Që shërben për të gatuar brumin e bukës, të betonit etj. |
| Makinë brumëgatuese. |
| BRUMËGATUESE |
| Makinë e posaçme që shërben për të gatuar brumin e |
| bukës, të betonit etj., gatuese brumi. |
Lloje veglash B
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment