Germa G Gj H

Fjalor Ushtarak G Gj H

GARNIZON
1. Tërësia e trupave që vendosen në një qytet për të
siguruar mbrojtjen e tij.
Garnizoni i qytetit. Forcat e garnizonit. Komanda e
garnizonit.
Komandanti i garnizonit.
2. Repart i vogël ushtarak brenda në një qytet, që ka si
detyrë të mbikëqyrë disiplinën dhe rregullin e shërbimit
të brendshëm të ushtarakëve; komanda dhe ndërtesa e
këtij reparti. Patrulla e garnizonit. Ka shërbim garnizoni.

GODIT
Shtie a qëlloj me armë zjarri kundër dikujt a
diçkaje; sulmoj dikë a diçka. Godit armikun. Godit me
artileri. Godit aeroplanin me kundërajror.

GODITËS
Që shërben për t’i dhënë goditje të befasishme
armikut, që godet armikun me armën me mjete të tjera.
Repart (detashment) goditës.

GODITJE
Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet
armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me
pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare,
vdekjeprurëse). Goditja në krahë.

GOPEDËR
Top që hidhte gjyle të rrumbullakëta dhe mbushej nga gryka.

GRADË
Secila prej shkallëve të hierarkisë
ushtarake; emërtim i çdo shkalle dhe shenja dalluese e
saj (në ushtritë që kanë shkallë të tilla). Gradë oficeri.
Gradë koloneli. Heqja e gradave.

GRADIMI
1. Dhënia e gradës.
2. Shkalla në të cilën është vënë një aparat,
një instrument, shënjestra etj. për të punuar sipas
kërkesës. Gradimi i oficerit. Gradimi i topit. Gradimi i shënjestrës.

GRADOHEM
Marr një gradë më të lartë se ajo që mbaja në
hierarkinë ushtarake, hipi një gradë më lart.

GRADOJ
I jap një gradë më te lartë nga ajo që mbante
në hierarkinë ushtarake (në ushtritë e vendeve ku ka
grada). E graduan kolonel.

GRADUES
Ushtar i artilerisë, i përgatitur për gradimin e armës (të
topit, të mortajës, të kundërajrorit etj.), të djegores së
predhës, minës etj. Graduesi i topit.

GRANATAHEDHËSE
1. Armë zjarri e posaçme, që hedh granata në largësi të
afërt kundër trupave dhe mjeteve të ndryshme
luftarake, kundër objekteve të fortifikuara etj. Ushtri e
pajisur me granatahedhëse. U shkatërruan dy
granatahedhëse.
2. si mb. Që shërben për të hedhur granata. Armë
(mortajë) granatahedhëse.

GRANATË
Predhë e posaçme, në trajta të ndryshme, e
mbushur me lëndë plasëse dhe e pajisur me një
siguresë, që përdor luftëtari, duke e hedhur zakonisht
me dorë, për asgjësimin e trupave ose të mjeteve të
ndryshme të luftimit që gjenden në largësi të vogla.
Granata kundërtanke. Granatë dore. Hedh granata.
Plasi granata. Me pushkë e me granata.

GROPOSEM
Vendosem në një gropë ose hap një llogore
dhe futem brenda për të mos u dukur ose për t'u
mbrojtur nga predhat e armikut gjatë luftimit. Zunë
pozicionet dhe u groposën. U groposën në llogore.

GROPOSUR
Që është futur në llogore a në një strehim nën
tokë për t'u mbrojtur ose për të mos u dukur. Tank i
groposur.

GRUP
Njësi ushtarake, zakonisht në artileri, e përbërë prej
disa baterish; batalion. Grup artilerie. Komanda e grupit.

GRUP-ARMATË
Njësi e madhe ushtarake që përbëhet nga disa armata.
Grup-armata qendrore.

GRUPIM
Bashkim i përkohshëm i disa njësive ushtarake
me një komandë të vetme për të kryer një detyrë
luftarake. Grupim operativ. Grupim artilerie (aviacioni).
Komanda e grupimit.

GRYKË
Pjesa e përparme e tytës së
një arme, vrima e tytës së një arme nga ku del predha;
tytë. Gryka e pushkës (e topit, e çiftes). Grykë zjarri
armë artilerie, top. Kundërajror me katër gryka.

GUSHË
Pjesa enjë arme (e pushkës, e revoles etj.), ku
vendosen fishekët para se të shkojnë në fole. Gusha e
pushkës (e revoles). Ia vuri fishekët në gushë.

GJENERAL
Gradë e lartë oficeri në forcat e armatosura tokësore e
ajrore, që është më e ulët se e mareshalit dhe që
përfshin disa shkallë; ushtaraku që mban këtë gradë
(në ushtritë që kanë grada). Gjeneral brigade (divizioni,
truparmate, armate). Grada e gjeneralit.

GJENERALISIM
Titulli më i lartë ushtarak, që i jepet kryekomandantit të
ushtrisë së një shteti; ai që mban këtë titull (në ushtritë
që kanë grada); kryekomandant i ushtrive të bashkuara
(në disa vende).

GJENERALKOLONEL
Shkalla e tretë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet
asaj të gjeneralit të truparmatës; ushtaraku që mban
këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALMAJOR
Shkalla e parë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet
asaj të gjeneralit të brigadës; ushtaraku që mban këtë
gradë (në ushtritë që kanë grada).

GJENERALLEJTËNANT
Shkalla e dytë e gradës së gjeneralit, që i përgjigjet asaj
të gjeneralit të divizionit; ushtaraku që mban këtë gradë
(në ushtritë që kanë grada).

GJITHARMËSH
Që përfshin të gjitha llojet e armëve; që ka të bëjë me të
gjitha llojet e armëve ose të trupave. Njësi
gjitharmëshe. Repart gjitharmësh. Stërvitje
gjitharmëshe. Luftim (zbulim) gjitharmësh.

GJOKSMBROJTËSE
Ledh në anën e jashtme të llogores për mbrojtjen e
luftëtarëve dhe të armëve. Gjoksmbrojtësja e llogores.

GJOKSORE
Lloj gjerdani me xhepa që e lidh ushtari gjatë
gjoksit për të mbajtur krehrat e fishekëve.

GJUAJTËS
Ushtar i përgatitur posaçërisht për të qitur me
armë zjarri (në disa ushtri).

GJURMËLËNËS
Që lë gjurmë të ndritshme gjatë vijës së fluturimit.
Fishek (plumb) gjurmëlënës. Predhë gjurmëlënëse.

GJURMUES
1. Ai që shkon pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje, për ta
zënë ose për ta asgjësuar;
2. ushtar zbulues i përgatitur, që i njeh mirë gjurmët dhe
ndjek pas tyre armiqtë. Gjurmuesit e kufirit. Togë gjurmuesish.

HELIKOPTERMBAJTËSE
Anije e madhe ushtarake që ka pistë për qëndrimin,
ngritjen e uljen e helikopterëve dhe hangarë për ta.

HELIOGRAF
Aparat për të dhënë sinjale me anë të dritës.

HENDEK
Vijë e thellë a kanal i ngushtë, llogore.

HENDEKLIDHJE
Llogore që lidh një hendek mbrojtës me një tjetër. Hap
hendeklidhjen. Bashkoj (lidh) me hendeklidhje. Zë hendeklidhjen.

HEQËS
Kunj i vogël metalik, që e mban të larguar
gjilpërën e shkrepjes nga kapsolla; këmbëza e pushkës
që e tërheqim me gisht. Heqësi i pushkës. Heqësi i

granatës. Heqësi i shkrepjes. Unaza e heqësit.

Fjalor Ushtarak

No comments:

Post a Comment