INSTRUKSION
Seminar,
mësim a stërvitje që bëhet për
përgatitje
të posaçme në një degë të caktuar; përgatitja
e posaçme në
një shkollë ushtarake, në një kurs etj.
Instruksion
për zbulues. Shkolla e instruksionit.
Qendër
instruksioni.
INTENDENCË
Repart a
seksion i posaçëm që merret me furnizimin e
trupave dhe
me anën ekonomike e financiare në
përgjithësi;
zyra e këtij reparti a seksioni. Intendenca e
shtabit (e
kompanisë, e çetës). Oficeri i intendencës.
Shërbimi i
intendencës.
INTENDENT
Ai që
kujdeset për furnizimin e trupave dhe për anën
ekonomike e
financiare në përgjithësi; ai që bën punën
e ekonomit e
të llogaritarit në ushtri, përgjegjës i
intendencës.
Intendenti i përgjithshëm. Intendenti i
shtabit (i
togës, i batalionit). Detyra e intendentit.
JASHTËQITËS
Mekanizëm i
posaçëm në armë të ndryshme, që
shërben për
të nxjerrë jashtë gëzhojat.
KALORËS
Luftëtar i
stërvitur për luftim mbi kalë. Reparti i kalorësve.
Ushtar
kalorës. Forca kalorëse.
KALORËSI
Trupa me
ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur
në kalë.
Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut.
Divizion
kalorësie. Gjeneral kalorësie.
KANONIERË
Anije e
vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e
pajisur me
armë artilerie të kalibrit të mesëm, që
përdoret për
veprime luftarake afër brigjeve të deteve
ose në
lumenj.
KAPITEN
1.
Komandanti i një anijeje ose i një aeroplani; ai që
drejton një
mjet të madh lundrues. Kapiteni i anijes (i
aeroplanit).
Kabina e kapitenit.
2. Gradë
oficeri e shkallës së tretë, më e ulët se e
majorit;
ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).
Kapitën i parë gradë e ndërmjetme midis
kapitenit
dhe majorit; ushtaraku që mban këtë gradë;
KAPTER
Gradë
nënoficeri e shkallës së dytë, më e lartë se e
rreshterit;
ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë
që kanë
grada).
KARAKOLL
Ndërtesë e
thjeshtë dhe e ngushtë, e ngritur si kullë me
mur ose prej
dërrase, ku qëndronte roja që ruante
kufirin,
hyrjen në një repart ushtarak etj., vendrojë; roja
vetë; trupa
e rojës. Rrinte në karakoll. Nuk e la
karakolli.
KARIKATOR
Krehër
fishekësh. Karikator automatiku (mitralozi,
pistolete).
Karikator rezervë. Karikator me dhjetë
fishekë.
Zbrazi (harxhoi) dy karikatorë. I vë (i heq)
karikatorin.
KARTOLINË
Kartolina e
zjarrit, plani dhe skica e luftimit, që
përmban të
dhëna për pozicionet e zjarrit, vendosjen e
armëve të
zjarrit, zonat që mund të mbeten të vdekura
nga zjarri
etj.
KASË
Pjesa
kryesore prej druri e një arme të lehtë (e
pushkës, e
automatikut etj.), ku mbërthehen tyta, shu
KATËRGRYKËSH
1. Që ka
katër gryka zjarri. Mitraloz katërgrykësh.
2. Mitraloz
i rëndë kundërajror me katër gryka zjarri. Qitje me
katërgrykëshin.
KAVALERI
Kalorësi.
KAZERMOJ
Shpërndaj
ushtarët a ushtarakët nëpër kazerma, i çoj
ushtarët në
fjetore.
KËMBEJ
Këmbej
zjarr, i përgjigjem, qëlloj dikë me armë zjarri.
KËMBËS
Këmbësor.
KËMBËSOR
Ushtar a
luftëtar i këmbësorisë; ushtarak që
shërben në
këmbësori. Stërvitja e këmbësorëve.
KËMBËSOR
Që shërben
në këmbësori; që përbëhet nga
këmbësorët;
që bën pjesë në këmbësori, i këmbësorisë.
Ushtar
këmbësor. Trupa (ushtri) këmbësore. Divizion
(batalion)
këmbësor.
KËMBËSORI
Trupa
ushtarake tokësore, të pajisura me armë të lehta
zjarri
(pushkë, mitraloza, bomba dore etj.); tërësia e
këtyre
trupave dhe e armatimeve të tyre, që bëjnë pjesë
në ushtrinë
e një vendi. Këmbësoria tokësore (detare).
Trupa
këmbësorie. Divizion (batalion) këmbësorie.
Armët e
këmbësorisë. Sulmi i këmbësorisë. Oficer i
këmbësorisë.
KËMBËZ
Kunj i
përkulur në mekanizmin e shkrepjes të
një arme (në
pushkë, në automatik etj.), që tërhiqet me
gishtin tregues
për të bërë shkrepjen. Këmbëza e
armës (e
pushkës, e kobures). Tërheq (heq, shkel)
këmbëzën.
KËND
Kënd i
vdekur, hapësirë që nuk
mbulohet me
zjarr, vend ku nuk të kap plumbi.
KËSHTJELLË
1. Vend i
rrethuar me mure të larta e të trasha, i
pajisur me
sharapolle me bedena e me mjete të tjera
për t`u
mbrojtur për një kohë të gjatë nga sulmet e
armiqve;
vendbanimi i feudalëve, i fortifikuar dhe i
mbrojtur
mirë;
2. Mburoja e
metaltë që ka përpara mitralozi i
rëndë,
kundërajrori etj.
KOFSHË
Secila nga
këmbët mbështetëse në të dyja anët
e topit a të
një arme tjetër të rëndë, që hapen e mbyllen
dhe që
shërbejnë për ta mbajtur atë të mbërthyer në
tokë ose që
të mos lëvizë gjatë qitjes. Hap (mbyll)
kofshët.
KOLONEL
Gradë
oficeri madhor e shkallës së tretë, më e ulët se e
gjeneralit;
ushtarak që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).
KOMANDANT
Ushtarak që
merret me organizimin, me
drejtimin
dhe me përgatitjen luftarake të një njësie
ushtarake;
ushtaraku që komandon një njësi a një
repart në
luftë, trupat në një parade etj. Komandanti i
skuadrës (i
togës, i kompanisë). Komandanti i
garnizonit.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të
Armatosura.
Detyra e komandantit.
KOMANDIM
Pika e
komandimit, vendi ku është vendosur komanda që drejton
veprimet
luftarake ose veprime të ndryshme ushtarake.
KOMANDUES
Lartësi
komanduese, Vend i ngritur prej nga
mund të
vrojtohen të gjitha lëvizjet e armikut.
KOMISAR
Udhëheqës i
punës politike në një njësi
ushtarake,
përgjegjës kryesor në komandë, që merret
me edukimin
politik e luftarak. Komisar politik.
Komisarët e
kuq (partizanë). Komisari i çetës (i
batalionit i
brigadës, i divizionit, i njësisë).
Detyra e
komisarit.
KOMPANI
ënrepart
ushtarak i përbërë prej disa togash.
Kompania e
parë (e dytë). Komandanti (komisari) i
kompanisë.
Rreshtoj (mbledh) kompaninë.
KORACATË
Anije
luftarake e fuqishme, e veshur me armaturë çeliku
dhe e
pajisur me artileri të rëndë.
KORACË
Shtresë
mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, që
vesh anijet
luftarake, autoblindat etj.
KORPARMATË
Njësia më e
madhe ushtarake. Truparmatë.
KORPUS
Njësi
gjitharmëshe që kryen veprime luftarake,
operative e
strategjike dhe që përbëhet nga disa
divizione
ose nga disa brigada. Komisari (komandanti) i
korpusit.
KRAH
Ana e
djathtë ose e majtë e formacionit të
luftimit ose
të marshimit të trupave; shpinë. Krahu i
djathtë (i
majtë) i ushtrisë (i frontit). Me krahë të
zbuluar me
krahë të pambrojtur. U ra krahëve. I morën
krahët
kundërshtarit. Forcoj (siguroj) krahët. Sulmoj
(godit) nga
krahët. U doli prapa krahëve.
KRAHËMARR
E godit
armikun nga krahët, i marr krahët.
KRAHËMARRËS
Që bëhet për
t'i marrë krahët armikut; që përbëhet nga
luftëtarë të
stërvitur për t'i marrë krahët armikut.
Veprime
(goditje, lëvizje) krahëmarrëse. Luftim
krahëmarrës.
Repart krahëmarrës.
KRAHËMARRJE
1. Veprimi
sipas kuptimit të foljes KRAHËMARR.
2. Manovër e
trupave në luftim, që kryhet në krahët e
armikut për
t'i dalë atij në shpinë dhe për ta rrethuar e
asgjësuar,
luftim krahëmarrës.
KRYEKOMANDANT
Komandanti
që është në krye të disa komandantëve të
tjerë në një
grupim njësish të mëdha ushtarake, të një
vendi ose të
disa vendeve; komandanti i përgjithshëm i
forcave të
armatosura.
KRYQËZOR
Anije lufte
shumë e shpejtë, e veshur pjesërisht me
çelik, e
pajisur me artileri të rëndë, me torpila e me
mina, që
shërben sidomos për vëzhgime e zbulime
luftarake.
Kryqëzor i rëndë (i lehtë).
KRYQËZUAR
Që pritet me
një tjetër. Zjarr i kryqëzuar.
KUADËR
Tërësia e
ushtarakëve që kanë për
detyrë
përgatitjen luftarake e po1itike të trupave në një
njësi
ushtarake;
KUFITAR
Ushtar a
ushtarak i reparteve të posaçme: që
ruajnë e
mbrojnë kufirin e shtetit; rojë e kufirit shtetëror.
KULLË
Pjesë e
ngritur në trajtën e një gjysmërruzulli
mbi tank a
mbi një autoblindë, nga ku qëllohet me armë.
Kapaku i
kullës.
KUNDËRADMIRAL
Gradë e
lartë në flotën detare ushtarake të një shteti, e
cila i
përgjigjet gradës së gjeneralit të brigadës në forcat
tokësor;
ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).
KUNDËRAJROR
1. Armë e
rëndë, zjarri, me një grykë ose me shumë
gryka, që
shërben për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore a
për qitje në
ajër kundër aeroplanëve dhe
parashutistëve.
Shtie me kundërajror.
2. Ushtari
që përdor këtë armë zjarri. Stërvitja e
kundërajrorëve.
KUNDËRGODIT
1. Hidhem në
sulm kundër armikut që ka sulmuar,
e godit atë
dhe krijoj kushte të përshtatshme për
mësymje.
Kundërgodit me të gjitha forcat.
2. I
përgjigjem me goditje atij që më godit i pari, i
kundërpërgjigjem
me goditje.
KUNDËRGODITËS
Që godit
armikun, i cili ka sulmuar dhe që krijon
kushte të
përshtatshme për mësymje. Forca
kundërgoditëse.
Veprime kundërgoditëse.
KUNDËRGODITJE
Goditje
kundër armikut që ka sulmuar, e cila
krijon
kushte të përshtatshme për mësymje.
Kundërgoditje
dërrmuese (shkatërruese). I dhanë
kundërgoditje.
Iu përgjigjën me kundërgoditje. U hodhën në
kundërgoditje.
KUNDËRMANOVËR
Manovër, e
cila bëhet si përgjigje kundër manovrës që ka organizuar
armiku.
Kundërmanovra e batalionit.
KUNDËRMËSYMJE
Mësymje e
kundër armikut që mësyn, i cili është
dobësuar pas
mësymjes që ka kryer. Kundërmësymja e
Ushtrisë
Nacionalçlirimtare. Filloi kundërmësymja.
U hodh në
kundërmësymje
KUNDËROFENSIVË
Kundërmësymje
KUNDËRSULM
Sulm që
ndërmerret nga forcat mbrojtëse për të
goditur
armikun që sulmon ose për të ndaluar sulmin e
tij.
Kundërsulm i fuqishëm. Me sulme dhe kundërsulme.
U hodhën në
kundërsulm. Bëri disa kundërsulme.
KUNDËRSULMOJ
1. Hidhem në
sulm për të goditur armikun që ka sulmuar
ose për të
ndaluar sulmin e tij, hidhet në kundërsulm. E
kundërsulmuam
me të gjitha forcat.
2.
Kundërveproj menjëherë.
KUNDËRZJARR
Përgjigje me
armë, zjarri kundër forcave armike, të cilat
kanë qëlluar
më parë ose vazhdojnë të qëllojnë. Filloi
kundërzjarri
ynë.
Fjalor Ushtarak
Fjalor i bukur,por i mungojne me fjale,
ReplyDeletedije po beje nje artikul per LG G Flex mobili inteligjent i lakuar dhe mu desh te beje kerkime per fjalen këllëf dhe car gjeje? Qe fjale këllfishte do te thote gëzhojë fisheku
Ke te drejte por asnje fjalor nuk mund te jete perfekt
Deletepastaj nje nga arsyet qe kjo fjale nuk eshte perfshire
eshte se eshte fjale krahinore dhe jo fjale qe perdoret ne ushtri
prandaj dhe mund ta gjesh ne Fjalorin dialektor ne linkun e meposhtem
KËLLFISHTE
Gëzhojë fisheku.
Fjalori dialektor
faleminderit per komentin
Po, por gjithsesi eshte fjale ushtarake.
DeletePor meqense ra fjale car djalekti eshte?