Fjalor Dialektikor A

Fjalor Dialektikor - A


ABE
1. Hije, fantazmë. Sillet si abe. Iu duk si abe.
2. Hijeshi. Flet me abe.

ABUZ
Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi
depërton edhe drita e diellit, kullusmë; vend i
përshtatshëm për t`u fshehur a për të zënë pusi.
U fsheh (u fut) në një abuz. Rrinin abuzeve (nëpër abuze).

Pa futur gjë në gojë, me barkun bosh, esëll. Jam aç.

ADËR
Gjepura, profka; shaka, hoka. Thotë (thyen) adra.

ADËRTAR
Ai që thotë gjepura, profkatar; hokatar, shakaxhi.

AGË
Aga

AGËRSHAK
Rrotull që vihet në majë të boshtit për ta dredhur më
lehtë, kur tjerrim fill me dorë; teshë. I vë agërshakun.

AGOSH
Vijë uji, rrëke.

AGULLAÇ
I papjekur, i pabërë (për frutat). Fik agullaç.

AGJËRONJË
Çatë, çafkë.

AJNIK
Erë e lehtë, që fryn nga deti.

AKTH
Makth

ANAMES
Midis, në mes. Rri anames. I bëj një vijë anames.

ANANGAS
Ngacmoj, trazoj. Anangas qenin. Anangas zjarrin. E
anangasi me fjalë.

ANE
Nënë.

ANGËRDUF
Njeri që fryhet e kapardiset si gjeldeti; ai që mbahet me
të madh.

ANGËRDUFEM
Fryhet, krekoset (gjeldeti, këndesi).

ANGËSHT
1. I ngushtë. Rroba të angështa.
2. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në
marrëdhënie me të tjerët.
3. I kursyer në fjalë, fjalëpakë.

ANGËSHT
Ngushtë. Më rri (më vjen) angësht. E zë angësht.

ANGËSHTI
Shtrëngim nga ngushtësia.

ANGËSHTOHEM
Ngushtohem.

ANGËSHTOJ
Ngushtoj, i lë më pak vend.

APË
1. Vëllai i madh.
2. Emër që përdorin fëmijët për babanë.

APLLADHE
Enë e nderë, zakonisht prej bakri, që përdoret si tabaka
ose për të nxjerrë ushqime të thata. Hedh në aplladhe.
Nxjerr (sjell) në aplladhe.

ARAPLI
Gjethe delli, dejëz. Fletë arapliu.

ARAQE
Nyjë e një filli, që është lidhur si lak për t'u zgjidhur
lehtë, vjegë.

ARASHKË
Panxhar; rrepë. Arashka sheqeri. Arashkë e egër.

ARBËR
1. Fushë, rrafsh i hapët (në krahasim me malësinë).
2. Banorët e fushave bregdetare të vendit
tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore).
3. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës.

ARBËRISHT
Sipas zakonit të një pjese të banorëve të
Labërisë së Vlorës, ashtu si jetojnë e veprojnë
arbëreshët e Labërisë.

ARÇARE
Gropë e vogël. Bie në arçare.

ARITH
Këputje, bargjan.

ARITHE
Urithe.

ARKAPI
Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa
shtëpisë, që shërben për t'u lidhur me fqinjët; deriçkë.
Çel arkapinë. Iku arkapi me arkapi.

ARME
Kos ose qumësht me kripë, që ruhet kacek
për dimër. Dy kacekë me arme.

ARNI
Tërësia e arave, të gjitha arat së bashku; arnajë.

ARQITË
1. Shelg i butë.
2. Thupër e hollë shelgu, që përdoret për të thurur
shporta, kanistra etj. Kosh arqite.

ARSEJ
1. Dëboj, përzë, nxjerr jashtë (një kafshë shtëpiake).
2. E nxjerr nga duart një punë, i jap fund një pune,
përfundoj, kryej.

ARTHI-GOMARTHI
Luajmë arthi-gomarthi: luajmë duke e kapërcyer
shoku-shokun radhazi mbi shpinë të përkulur.

ARUSHKË
Lloj bukëvale me miell të grunjtë, që gatuhej
në mbrëmjen e Vitit të Ri.

ARRAKAÇE
Lulekaçe.

ARRATISET
Shembet, rrëzohet me vrull.

ASKURRKAH
Në asnjërën anë, asgjëkund.

ASOBOTE
Atëherë, në atë kohë.

ASTANIK
Tra që vihet gjatë murit të shtëpisë ose mbi shtylla për
t'u mbështetur çatia mbi të, brezar.

ASHEF
E ndarë e veçantë në shtëpi ose ndërtesë e ulët në
oborr, ku gatuhet gjella, piqet buka etj.; kuzhinë. Shtëpi
me ashef brenda (jashtë). Gatuaj në ashef.

ASHIK
Çelës i veglave muzikore me tel.

ASHKË
Qepallë. Ashka e syrit.

ASHT
Kopsë e vogël prej kocke.

AVERMË
Gjalmë, zakonisht prej lëkure, që përdoret për të qepur
ose për të lidhur opingat; retër. Dredh avermën. Qep
me avermë.

AVERMOJ
Qep ose lidh opingat me avermë; lidh pisk, shtrëngoj
fort. Avermoj opingat.

AVRAPË
Nishan me qime në fytyrë ose në trup të njeriut.

AVROM
Pa i numëruar, pa i peshuar e pa i zgjedhur, toptan,
kuturu. I marr (i blej) avrom.

AVULLOJ
Djeg gjithë bimët e një toke dhe u shkul
rrënjët para se ta hap rrah.

AZHDË
1. Huall i bletëve pa mjaltë.

2. Freri i rrushit. Azhda e rrushi

Fjalor Dialektikor - A

No comments:

Post a Comment