ZANOR
Zbulim
zanor, zbulim me anë të aparateve dëgjimore.
ZBARKIM
Futja e
trupave dhe e armatimeve nga deti ose
hedhja e
tyre nga ajri në tokën e kundërshtarit ose në
zonën e
pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të
tjera
ushtarake. Trupat e zbarkimit. Vendi i zbarkimit.
ZBARKOJ
1. Zbres nga
anija, nga aeroplani etj. në tokën e
kundërshtarit
ose në zonën e pushtuar prej tij për të
bërë luftime
dhe veprime të tjera ushtarake. Zbarkuan
nga deti
(nga ajri). Zbarkuan natën.
2. Fut nga
deti a hedh nga ajri në tokën e
kundërshtarit
ose në zonën e pushtuar prej tij trupa e
armatime për
të bërë luftime dhe veprime të tjera
ushtarake.
Zbarkuan disa divizione. Zbarkuan tanke e
autoblinda.
ZBARKUAR
Që ka
zbritur nga një anije, nga një aeroplan etj. në
tokën e
kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij
për të bërë
luftime e veprime të tjera ushtarake. Trupat
e zbarkuara.
Këmbësoria e zbarkuar. Ushtarët e zbarkuar.
ZBARKUES
1. Që
përdoret për zbarkimin e trupave në tokë. Anije
(varkë)
zbarkuese.
Mjete
zbarkuese.
2. Që
zbresin nga një anije, nga një aeroplan etj. në
tokën e
kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij
për të bërë
luftime e veprime të tjera ushtarake; që
përgatiten
posaçërisht për veprime të tilla; i zbarkuar.
Trupa
(forca) zbarkuese.
ZBATUES
Që urdhëron
zbatimin, që duhet zbatuar
menjëherë.
Komandë zbatuese.
ZBULIM
1. Mbledhja
e të dhënave të ndryshme për
armikun, për
terrenin, për mjedisin etj., që bëhet në
mënyrë të
fshehtë ose duke hapur zjarr nga njësi a
grupe të
caktuara në vendin ku parashikohet të
zhvillohen
veprime luftarake; njësi a grup i caktuar
luftëtarësh
që kryen këtë veprimtari. Zbulimi ajror
(taktik).
Zbulim me luftim (me zjarr). Aeroplan zbulimi.
Fluturime
zbulimi. Fotografi zbulimi. Toga (skuadra) e
zbulimit.
Grupet e zbulimit. Doli (shkoi) për zbulim. Për
qëllime
zbulimi.
2. Organ i
posaçëm shtetëror, që ka për detyrë të
marrë, të
mbledhë e të studiojë të dhënat e fshehta për
veprimtarinë
dhe gjendjen ekonomike, politike,
ushtarake
etj. të shteteve të tjera armike. Zbulimi ynë.
Zbulimi
armik (i huaj). Zbulimi ushtarak. Organet e
zbulimit.
Oficer i zbulimit. Punon në zbulim.
ZBULUES
Ai që mbledh
të dhëna të ndryshme për
armikun, për
terrenin, për mjedisin etj. në vendin ku
parashikohet
të zhvillohen veprime luftarake, ai që
merret me
zbulim. Zbuluesit tanë. Zbuluesit e armikut.
Grup (togë,
skuadër) zbuluesish. Detyra e zbuluesit.
Të dhënat e
zbuluesve. Nisi zbuluesit.
ZINXHIR
Formacion
luftëtarësh të vendosur në një
largësi të
caktuar njëri përkrah tjetrit. Zinxhiri i skuadrës
(i
kompanisë). Formacioni zinxhir.
ZJARR
Qitje me
armë me barut a me lëndë
tjetër
plasëse; breshëri të shtënash. Zjarr anësor
(pengues, i
kryqëzuar, i dendur, i përqendruar). Zjarr
thikë qitje
me armë në krahë të armikut, që rrok shumë
armiq me një
herë. Zjarr me kate qitje me armë të
vendosura në
lartësi të ndryshme të një kodre a faqeje
mali. Zjarri
i artilerisë. Armë zjarri armë me barut ose
me lëndë
tjetër plasëse. Grykat (qendrat) e zjarrit. Pikë
zjarri. Vija
e zjarrit. Vija e ndalimit të zjarrit. Fuqia
(dendësia) e
zjarrit. Shkëmbime zjarri. Hapi (bëri)
zjarr. E
mbështetën me zjarr. E rrahu me zjarr të
pandërprerë.
I mori zjarr pushka i shkrepi. E ka armën
gati për
zjarr. Zjarr! komandë që urdhëron qitjen me armë.
ZHBLLOKOJ
E nxjerr
dikë nga rrethimi; i heq rrethimin një
ushtrie, një
kështjelle, një qyteti, një vendi etj.; çaj
rrethimin.
Zhbllokuan qytetin. Zhbllokuan forcat e
rrethuara.
Zhbllokuan rrethimin.
ZHBLLOKUAR
Që ka dalë
nga rrethimi a që i është hequr
rrethimi; që
ka çarë rrethimin.
Qytet i
zhbllokuar. Forca të zhbllokuara.
ZHGRADIM
Vendimi që
merret për t’i hequr gradën një
ushtaraku
ose për ta zbritur në një gradë më të ulët;
njoftimi që
i jepet atij për këtë vendim (në ushtritë ku ka
grada). I
njoftuan zhgradimin.
ZHGRADOJ
I heq gradat
një ushtaraku; e zbres në një
gradë më të
ulët (në ushtritë ku ka grada).
ZHGRADUAR
Që i janë
hequr gradat; që është ulur në gradë.
Ushtarak i
zhgraduar.
Fjalor ushatrak
No comments:
Post a Comment