Fjalor dialektologjik G

Fjalor dialektologjik G

GABË
1. Gafë. Flet (lëshon) gaba. Ka bërë disa gaba.
2. Shkabë. U bë si gabë u dobësua sa i duken kockat.

GABONJË
Shkabë.

GABORRE
Trung i madh pishe me ndonjë zgavër. Preu një gaborre.

GACË
Kandil me vaj a me vajguri.

GACULLINË
Xixëllonjë.

GALC
1. Litar i hollë e i shkurtër, tërkuzë e shkurtër; brez. U
këput galci.
2. Njerëzit e një moshe, brez.

GALMIQE
Karthje të vogla. Mbledh galmiqe.

GAMËRR
Karremi që vihet në grep për të peshkuar; grepi me
gjithë karrem.

GANDALL
Pellg, hurdhë.

GARGË
1. Gëzhojë fisheku.
2. Gërdallë.

GARRAVESH
Furkë

GAVËR
Zgavër; vrimë. Gavra e veshit. Gavrat e hundës. Gavra e kyçit.

GAVIÇ
1. Hambar drithi.
3. Tymtari i oxhakut.

GAVOLE
1. Lëvozhgë. Gavolja e arrës (e bajames, e lajthisë).
Gavolja e vezës.
2. Flluskë uji a sapuni.
3. Fshikë me ujë në lëkurë; bushliqe.

GAXHAHUTEM
Hutohem; habitem.

GAXHARRONJË
Gëthep a grremç që mbetet në një dru, kur pritet a kur
thyhet një degë ose që mbetet mbi tokë kur presim një
shkurre. I grisi rrobat një gaxharronjë. U pengua në
një gaxharronjë.

GAXHOLE
1. Grumbull gurësh që viheshin si mur pranë një përroi
a lumi, ku gratë shtronin rrobat e palara për t'i zbutur
me ujë të valë.
2. Kasolle e vogël me gurë, me copa tjegullash, me
shkopinj etj. që bëjnë fëmijët kur luajnë.

GAXHULLAN
Flakadan

GAZ
Bishtuk me vajguri.

GAZHEL
Gomar.

GAZHINË
Thertore.

GERRLË
1. Gur i gërryer nga uji, gur me një zgavër të gërryer
nga uji.
2. Gropë e thellë midis shkëmbinjve, e gërryer nga uji;
humnerë.

GËLÇOMË
Shtupë. tapë. Vë (heq) gëlçomën. Mbyl1 me gëlçomë.

GËRB
Kërdhokullat; këllqet.

GËRDHESHTËR
Gërdhajë rrushi, frenjë.

GËRDHUCEM
Gërvishtem. Gërdhucem në fytyrë (në duar, në këmbë).

GËRFYELL
Shpellë e gjatë me dalje në anën tjetër; tunel.

GËRGËLAC
Gabzherr.

GËRMAJË
1. Grumbull, shumicë.
2. Në sasi të madhe, plot e përplot; grumbull. U mblodhën gërmajë.
Ishte gërmajë me njerëz.

GËRMICË
Zverk. Thefsh gërmicën!

GËRMOHEM
Mundohem shumë, përpiqem fort. U gërmua, por nuk volli.

GËRMUAR
1. Që ka të përpjeta e të tatëpjeta të thikta, i vështirë për t'u
kaluar. Vend i gërmuar. Rrugë e gërmuar.
2. I kërrusur, gërmuq. Njeri i gërmuar.

GËRTHE
Dredhëz, luleshtrydhe.

GËRTHJE
1. Gaforre. Gërthje lumi. E kapi gërthja.
2. Njeri i keq e i bezdisshëm që të qepet e s'të ndahet.

GËRREC
Gropë e vogël, gropëz. Gërreci i syrit.

GËRRIC
Vjedhës gjërash të vogla, vjedhës xhepash, brac.

GËZHIT
Nxit dikë kundër një tjetri, ndërsej.

GËZHYTËR
Zhguall, lëvozhgë.

GINË
Baltë e qullët, gjanë.

GINGË
1. Gollogungë.
2. Spica, kalla; thumba. Flet me ginga.

GISHTEZ
Dorezë, dorashkë.

GLOQ
Sklepë.

GLYRË
Bibizane. Bëj një glyrë. I bie glyrës.

GLLUP
1. Gojë njeriu ose kafshe; grykë. Ia hedh gllupit.
2. Gryka e një arme (e pushkës, e topit etj.). Gllupi i
pushkës (i çiftes, i topit).

GOFE
Ijë. I dhembin gofet. U vra në gofe.

GOLLOMESH
Lakuriq

GOMAREZ
Brumbull.

GOMËN
Ama e ujit.

GORE
Bushtër. Si qeni pas gores.

GORROÇEL
Rrush i zi kokërrmadh që piqet në shtator.

GOXHAMISHE
Caracë.

GRADË
1. Çerdhe zogjsh nëpër drurë. Gradë zogjsh.
2. Trinë e rrumbullakët prej degësh, për të çelur mëndafsh.

GRAPCOJ
1. Kafshoj pak me dhëmbë diçka, i heq diçkaje një copë
të vogël me dhëmbë. Grapcon bukën (mollën, gështenjën).
2. Gdhend pak e nga pak (drurin etj.). Grapcoj drurin.

GRAZHD
Gardh i fortë buzë një lumi, një përroi etj., për të mbrojtur tokën
nga gërryerja; pendë. I vuri një grazhd.

GREP
Zhuzhingë.

GREPÇ
Akrep. Grepç i zi. Helmi i grepçit.

GRIBË
1. Krehër i gjerë.
2. Grabujë.
3. Një lloj rrjete për të peshkuar.

GRISË
1. Spica, kalla. Shtie grisa.
2. Grindje. Janë në grisë.

GRISË
1. E grisur. I dukej mishi nëpër grisa.
2. Xhep. Mbush (zbraz) grisat.
3. Gërvishtje, e çjerrë. Një grisë e vogël në dorë. Grisë pa gjak.

GRIZGA
Mbeturina kashte (gruri, misri etj.); bërsi rrushi. Grizgat
e rrushit. Grizgat bëhen pleh.

GROFOLOK
Vend që nuk e zë era, por që e zë dielli; shtrojerë, gropë.

GRUÇ
Koçani i misrit.

GRYMAÇ
Mall, dashuri për një njeri që ndodhet larg. Ka grymaç.

GUASKË
Bërthamë. Guaskë ulliri.

GUBERE
Tallagan i shkurtër deri mbi gjunjë; gunë;
xhurdi. Gubere e zezë.

GUFOSKË
Guvë, zgavër, shpellë e vogël. Gufoskë në shkëmb.

GUGUSHARE
1. Luleshtrydhe.
2. Mare.

GUJERM
Ufëm, zagushi. Është gujerm, do të bjerë shi.

GUKSOJ
1. Gromësij.
2. Vjell.

GUXIT
Ngacmoj, nguc.

GUXHAS
Doçash. Luaj guxhas.

GUXHUMAR
Kapërcyell; fyt.

GUXHUVËRË
Vrimë e fshehtë. S`la guxhuvërë pa kërkuar. Futej

nëpër guxhuvëra.

Fjalor dialektologjik

No comments:

Post a Comment