Fjalor Krahinor DH - F

Fjalor Krahinor DH - F

DHASHKË
Mëshqerrë që merr dem para kohe a që mbarset pa
mbushur moshën e duhur.

DHËNË
Që s'kursen gjë për të tjerët, dorëdhënë, dhënës.

EH
Mjaft.

ERËZA
Bajga të thata bagëtish. Ndizte zjarr me erëza.

ERRËSIM
Errësirë.

ESH
Iriq.

ESHTËR
Dhëmbët dhe dhëmballët.

FAMULL
Fëmijë i vogël, foshnjë.

FAQELL
Kambrik.

FAQETË
1. Krehri i fishekëve të pushkës. Mbushi faqetën.
2. Karficë flokësh. Vë faqetat.

FAQEZA
Sa për t’u dukur, sa për sy e faqe. E bëri faqeza.

FEME
Fëndyell.

FERRCË
Hale peshku. Peshk me ferrca.

FERRECKË
Ferrë deti, akacie.

FËMIJË
Grua, bashkëshorte.

FËRTYMË
1. Vrull, hov; forcë, furi. Marr fërtymë. Iu hodh me
fërtymë. Fryn veriu me fërtymë. Përhapet me fërtymë.
E përplasi (e flaku) me fërtymë.
2. Erë e fortë; veri; stuhi. Na zuri fërtyma. E kishte
rrahur fërtyma.

FËTIGË
Sëmundja e tokës, epilepsia.

FIKEM
Fikatem

FILZIGEN
Borzilok

FIRAJKË
Fyle. Arrë firajkë.

FISNIKE
Nuse, bashkëshorte; zonjë shtëpie (kur i
drejtohen me nderim). Ku je, moj fisnike?

FLAMUR
Cipa e dhjamit që mbështjell plëndësin dhe zorrët; rizë.

FLAS
I jap fjalën dikujt për diçka, i premtoj diçka.

FORSAT
Almise. Forsatet e bujkut.

FORUM
1. Oxhaku i dhomës.
2. Sobë.

FRUQ
Kokrra e një bime me farë; lënda që përbën kokrrën
a farën e drithit, bukë.

FUGË
1. Vrap, fugim. E ka fugën të shpejtë. Merr fugë nxiton,
ikën me vrap. Merr me fugë diçka nxitohet, e merr me
vrap, ngutet.
2. Shtjellë, vorbull. Fugë ere. Fugë lumi.
3. përd. ndajf. bised. Menjëherë, shumë shpejt,
fluturimthi. U nis fugë për në shtëpi. Erdhi fugë.

FUQ
Huq, bosh. I shkoi fuq. Vajti fuq. I doli mundi fuq.

FURKË
Sfurk. Furkë druri (hekuri). Furkë për bar.

FUSTAN
Fund grash e vajzash.

FUSHAK

Shul. Fushaku i derës (i dritares). I vë derës fushakun. 

Fjalor Krahinor

No comments:

Post a Comment