IGRASI
Lagështi e pakët, lagështirë. Ka igrasi.
IKË
Vdekje. U bë për ikë.
IMONIK
Shalqi.
ITH
1. Ngrohtësia e dheut, afshi i tokës. Del ith nga
dheu.
2. Afsh; zjarrmi. Ithi i trupit.
JAKË
Dy tufa të gjata leshi që u lënë dhenve në të dy
anët e qafës
kur i qethin; leshi që u lënë dhenve në qafë. Dash
me jakë.
JARIÇKË
Zogë, zogëz.
JATAK
Lehë për farishte bimësh, shtrat jatak i nxehtë.
JEMENI
Shami e madhe, bohçe. Plot e mbushi jemeninë.
KABASH
Kanë uji. Një kabash ujë.
KAFKALLË
Kafkull
KAKËZOGËZ
Bretkosë.
KALL
Ndez. Kalli zjarrin (cigaren, eshkën). Kalle një!
ndize
një cigare!
KALLAMBOQ
Misër.
KALLKAN
1. Mburojë, shqyt.
2. Lloz hekuri për të mbyllur portën.
KALLM
Kallam
KALLUME
1. Grumbull sendesh pirg; stivë. Kallume gurësh.
Kallume kripe. E bëri plehun kallume.
2. Gropa e nevojtores.
KAMARE
Vendi ku pula pjell vezët, furrik.
KANAVACË
Peshqir i hollë.
KANAVETË
Valixhe.
KAPINË
Manaferrë, ferrëmanzë.
KARREM
Krimb toke, glistër.
KARRIQ
Masë drithi afërsisht sa një shinik; brokë. Dy
karriqa
drithë.
KARROQE
Vedër.
KARRTET
1. Piqet (pema, drithi etj.).
2. Fishket e thahet (një bimë).
KASHËR
Xunkth.
KATAPI
Mandall dere. I vuri derës katapinë.
KATARAK
Shuli i derës; mandall. I vuri katarakun derës.
KATRAN
Zift.
KEÇE
Vajzë e vogël, gocë; vajzë.
KEDH
Kec mashkull; kec.
KEPCË
Shelg i butë, thupër nga ky shelg për të thurur
shporta,
për të lidhur duaj etj.
KËLLFISHTE
Gëzhojë fisheku.
KËRCI
Kërcell.
KËRNACKË
Qofte gjatoshe me mish, në trajtë suxhuku, e pjekur
në
skarë.
KËRTOLLË
Patate.
KISHK
1. Kërriç gomari.
2. I vogli i buallicës, kotorr.
KISHKË
Kishkë
KITË
1. Hell akulli, ehull.
2. Kalli gruri.
KLITË
1. Perde, cipë e hollë. I ka zënë syri klitë.
2. Borë e ngrirë në degët e pemëve.
KOC
Kockë.
KOKËL
Veshkë. I dhembin koklat.
KOKME
Kumbara.
KOKRRIZË
Breshër.
KOLOVAJZË
Vend i pjerrët, i mbuluar me borë ose me
akull, ku rrëshqasin fëmijët me këmbë a me zhargës.
KOPRESH
Kapistër. I vë kalit kopreshin. E tërheq për
kopreshi.
KORE
Turp, marre.
KORI
Turp, marre.
KORITEM
Bëhem me turp, turpërohem.
KORROPESH
Korrozi. Djalë korropesh.
KORROVESH
Vesh rrushi.
KREVË
Furkëz.
KRYQE
Udhëkryq. Qëndroi në kryqe. E priti te kryqja.
KUFOMË
Trupi i bagëtisë së therur.
KYL
Mbush plot diçka (një enë etj.), e mbush sa nuk nxë
më.
E kyli gotën me ujë.
No comments:
Post a Comment