Shkronja L - LL

Fjalor krahinor 

LAGËSHTIM
1. Lagështirë.
2. Shi i imët, një vesë shiu. Ra një lagështim.

LAHURI
Lahutë. 

LAKADREDHË
Shkop i dyfishtë, që përdoret për të rrahur misrin.

LAPS (folje)
1. Lodhem shumë, s'kam fuqi fare, këputem; kal. e lodh
shumë dikë, e mundoj mjaft. Lapsi i sëmuri. Lapsi
fëmija në djep. Lapsi së qari. Lapsën me atë njeri.
Lapsi sa e gjeti. Mos e laps më djalin!
2. E dua shumë dikë a diçka, dëshirohem a këputem
për të. Lapsi për atë. Lapste fëmija për t’ëmën.

LARA
1. Ndërresat e brendshme të trupit, të linjtat. Të
lara të bardha. Veshi të larat.
3. Të përmuajshmet e grave, gjakrat, zakonet. I
erdhën të larat. Është me të lara.

LARUSHK
Degë a bisqe të njoma hardhie, që i harrin
dhe ia hedhin bagëtisë. U japin bagëtive larushk.

LASË
Fije bari të forta që përdoren si shtupë për të
fërkuar e për të larë enët. Mblodhi lasa për enë.

LASHT
Kohë; kohë e kaluar, kohë e lashtë. Në atë lasht. Në
lashtin e vet. Ka lashtë kjo punë. Ishte tjetër lasht atëherë.
Janë zakone lashti (të lashtit).

LAVAÇ
1. Lavare. Lavaç thuprash (teli). Lavaçi i parmendës (i
kosës, i zgjedhës, i qerres).
2. Në trajtë rrethi, si lak, rrumbullak. I ka
brirët lavaç. E mbështolli kulmakun (zhukën) lavaç.

LAVOMË
Plagë

LAVOS
Plagos

LAVOSEM
Plagosem

LENDI
Mëri. E ka lendi dikë. Ka lendi me të.

LENI
1. Brez njerëzish, brezni; gjindje; popull; komb. Janë të
një lenie. E di gjithë lenia.
2. Vend; trevë, krahinë. Leni pjellore. Lenitë e botës.

LEPEC
1. Ka i vjetër që nuk është më për punë, rrozg.
2. Njeri i shkuar në moshë dhe shëndetlig.

LËFAR
Shfaros; zhduk.

LËFAREM
Zhdukem; s'i gjendet më fara, i humbet fara.

LËMES
Përkëdhel, ledhatoj; llastoj. Po e lëmeste me fjalë.

LËNDINË
Lëndishtë.

LËNDYRË
Yndyrë.

LËNG
Hirrë qumështi. Pinte lëng.

LËNGJYRË
Butër.

LËSHIM
Bleta e re që sapo është ndarë nga zgjoi mëmë për të zënë
zgjua të ri. Kishte dy zgjoje mëmë e tre lëshime.

LIG
Që është me barrë, shtatzënë. Është e ligë.

LIGË
1. Të pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
2. Nevojtore. Të ligën e kanë jashtë (në oborr).

LIKOGJONE
Kërbishtet, kryqet. I ranë likogjonet. I ngriti likogjonet dikujt.

LIMË
Limëz misri, sharrë. E shkoqi me limë.

LIND
1. End, Lindat e hardhisë (e rrushit). Lindi i arrës.
2. Maja e një plage që ka zënë qelb. E shpoi në lind të plagës.

LOMÇKË
1. Gogël dushku. Lomçkat e dushkut (e lisit, e qarrit).
2. Boçe pishe. Lomçkat e pishës.

LUBI
Stuhi. Lubia e detit. S`është erë, është lubi.

LULE GJELI
Lulëkuqe.

LULEKUNDE
Lulëkuqe.

LYHEM
 ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem
pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye deri në shtëpi.

LLABATAN
Guhak. Rri si llabatan.

LLABIÇ
1. Lugat.
2. Llupës, grykës i madh.

LLAJË
Hinkë.

LLUKË
1. Klloçkë, sqokë. Ka rënë të pala llukë.

2. Bli.

Fjalor krahinor 


No comments:

Post a Comment