ÇARMATOS
1. I heq
armët, i marr armët, e lë pa armë ose pa
armatime;
kund. armatos. Çarmatos ushtarët.
Çarmatos
kundërshtarin. Çarmatos një keqbërës.
Çarmatos një
anije.
2. I heq
armatimet a forcat ushtarake. Çarmatos një vend.
3. I heq
mundësinë një arme që të shkrehë; i heq
predhat ose
lëndën shpërthyese një arme, zbraz që të
mos shkrehë;
ÇERDHE
Llogore e
veçantë, nga e cila bën zjarr një grup
luftëtarësh
ose një armë e lehtë. Çerdhe zjarri. Çerdhe
pushkatarësh.
Çerdhe mitralozi. Zë çerdhen.
Shkatërroj
një çerdhe.
ÇMOBILIZOJ
Liroj nga
shërbimi ushtarak i përhershëm ose
nga ushtria
pas mbarimit të veprimeve luftarake; kund.
mobilizoj.
Çmobilizoj ushtarët. I çmobilizuan disa oficerë.
ÇMOBILIZUAR
Që është
liruar nga shërbimi ushtarak i
përhershëm
ose pas mbarimit të veprimeve luftarake; i
liruar nga
ushtria. Ushtar ( oficer) i çmobilizuar.
Forcat e
çmobilizuara.
DARË
Rrethim që
bëhet duke i marrë armikut
njëkohësisht
të dy krahët dhe që vjen gjithnjë duke u
ngushtuar
derisa e detyron atë të dorëzohet a të
asgjësohet.
Darë e hekurt. E mbërtheu (e futi) në
darë. U
mbyll dara. S’shpëton (s`del) dot nga dara.
DEMASKOJ
Zbuloj diçka
të fshehur a të maskuar nga
armiku, i
prish maskimin; bëj që të merret vesh se ku
është dikush
a diçka; Demaskoi trupat
(artilerinë,
punimet xheniere, lëvizjet) e armikut.
DEMASKUAR
Që duket a
që shihet mirë nga kundërshtari, që
nuk është i
maskuar; që mund të diktohet a që është
diktuar nga
kundërshtari;
DEMONSTRATIV
Që bëhet për
t'i treguar kundërshtarit forcën e
për ta
frikësuar atë ose për ta mashtruar. Manovra
(veprime,
lëvizje) demonstrative.
DEMONSTRIM
Lëvizje
forcash a manovra ushtarake, që bëhen
për ta
frikësuar ose për ta mashtruar kundërshtarin.
Demonstrim
ajror.
DEMONSTROJ
Bëj manovra
ushtarake për t'i treguar
kundërshtarit
forcën e për ta frikësuar ose për ta
mashtruar.
Demonstrojnë forcën ushtarake.
DENDËSI
Dendësia e
zjarrit, sasia e predhave
që hidhen në
një minutë mbi një sipërfaqe të caktuar.
DEPËRTOJ
Rrij të
futem diku, duke kapërcyer pengesa
a
vështirësi, duke përdorur forcën a duke vepruar me
mënyra të
stërholluara e me dinakëri;
Depërtoi në
radhët e mbrojtjes.
DESANT
Trupa të
posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në
prapavijat e
kundërshtarit për të kryer veprime të
caktuara
luftarake. Desant ajror (detar). Desant
parashutistësh
(tankistësh). Hodhën një desant.
Asgjësimi i
desantit armik.
DETAR
Ai që kryen
shërbimin ushtarak në flotën detare
ushtarake,
marinar. Detar i flotës ushtarake. Uniformë
detari.
DETASHMENT
Repart a
nënrepart i përforcuar, që është
ngarkuar me
një detyrë të veçantë. Detashment
ushtarak
(partizan). Detashment pararojë (anësor,
ndjekës,
ndëshkimor). Detashmenti i kreut (i zbulimit).
Detashmenti
i punëtorëve. Formimi i detashmenteve
mbrojtëse.
DEZERTOJ
Iki pa leje
dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi
i shërbimit
luftarak ose nga fusha e betejës me synimin
që të mos
kthehem më; i shmangem shërbimit ushtarak
kur më
thërrasin nën armë; tradhtoj e hidhem në anën e
armikut.
Dezertoi nga ushtria (nga fronti). Dezertuan
shumë
ushtarë armiq.
DISLOKIM
Vendosja e
trupave në një vend të caktuar.
DISLOKOJ
Vendos në
një pikë a në një vend të caktuar forcat dhe
mjetet
luftarake të nevojshme për luftë, për stërvitje etj.;
përqendroj.
Dislokoi forcat ushtarake (trupat,
regjimentin).
DIVERSION
1.
Veprimtari dëmprurëse që zhvillon një shtet armik në
një vend
tjetër a në prapavijat e kundërshtarit me anë të
agjentëve të
vet a të grupeve të posaçme, duke bërë
sabotime,
shkatërrime, vrasje etj. e duke përdorur mjete
të ndryshme
propagandistike me qëllim që t'i dobësojë
forcën
ushtarake e ekonomike dhe t'i minojë rendin
politik e
shoqëror;
2. Veprim
sulmues që ka për qëllim ta largojë
vëmendjen e
kundërshtarit nga vendi ku drejtohet
goditja
kryesore. Bënë diversion. Nisi kompaninë me
qëllim
diversioni.
DJEGORE
Mekanizëm i
vogël në predhat e artilerisë ose në
bombat, që
shkakton plasjen në një kohë të caktuar ose
kur përpiqet
me një send. Djegore e menjëhershme.
Djegore
fundore. Djegorja e kreut. Djegore me
përpjekje
(me vonesë). Predha me djegore. Gradoi
djegoren. Ia
hoqi djegoren.
DRAGAMINË
Anije
ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për
pastrimin e
ujërave nga minat.
DREJTQËNDRIM
Qëndrimi me
këmbë të bashkuara, me duar të shtrira,
gati të
puthitura pas trupit e me gishtat të mbledhur në
gjysmëgrusht,
me kokën lart, që merret kur raportojmë
për diçka,
kur dëgjojmë një urdhër, kur bëjmë roje nderi
ose kur
nderojmë kujtimin e dikujt. Drejtqëndrim me
(pa) armë.
Merr drejtqëndrim. Mban drejtqëndrimin.
DRITËHEDHËS
Që lëshon
rreze të forta drite, që hedh dritë në
largësi të
madhe; që shërben për të ndriçuar diçka.
Raketë
dritëhedhëse.
DUMDUM
1. Që e ka
plumbin të çarë kryq, në mënyrë që të
ndahet në
disa copa kur hyn brenda në trup a në një
send (për
një lloj fisheku). Fishek dumdum.
Fishek
dum-dum.
DYFEK
Pushkë.
DYGRYKËSH
Që ka dy
grykë. Armët dygrykëshe.
DYKËMBËSH
Mbajtëse me
dy këmbë që hapen anash, e cila shërben
si
mbështetëse për armën. Dykëmbëshi i mitralozit (i
mortajës).
Këmbët e dykëmbëshit.
DYSHKOLONË
Grup
ushtarësh a ushtarakësh të rreshtuar në kolonë
për dy. Në
dyshkolonë.
Fjalori i Ushtisë
No comments:
Post a Comment