MAÇ
Mace.
MAGJAR
1.
Gomar.
2.
Urës. Magjari i zjarrit.
3.
Urëza e veglave muzikore me tela. Magjari i çiftelisë.
MAL
Pyll.
Mal i dendur
MANA
Përdoret
si fjalë e ndërmjetme, me kuptimin «me të
vërtetë,
të thuash të drejtën, për besë». Mana po (jo).
Mana,
të paktë i ka shokët. Mana, e di shumë mirë.
Mana,
s`është ashtu.
MARAMË
1.
Napë e hollë dhe e gjatë që mbajnë gratë në kokë; rubë.
2.
Peshqir.
MASTIKË
1.
Uzo.
2.
Çamçakëz. Përtypte mastikë.
MASHKULL
Çanak
prej druri.
MATUSHOJ
Copëtoj,
grimcoj.
MBALLESË
Kullotë.
Mballesë e mirë.
MBALLIM
Udhë
e shkelur nga bagëtia kur shkon në kullotë.
MBALLOJ
Çoj
bagëtinë në kullotë.
MBËHI
Nevojë.
Kishte mbëhi për ndihmë.
MBËLTOJ
Fut
në dhe, varros dikë.
MBËRDHOK
Guralec,
guraçok. Luanin me mbërdhokë.
MBËSHTILLET
Ngjizet,
zihet, pikset (për qumështin); trashet (për hallvën).
MBODHI
Vonesë;
pengesë.
MBODHIS
Vonoj;
pengoj.
MBODHISEM
Vonohem.
MBYT
Ther
ose vras duke e goditur me diçka. Mbyti një gjel për mikun.
MELLË
Një
lloj dheu i bardhë si deltinë që përdoret për të bërë
enë;
ledh lumi, lym.
MENDJEZI
Xheloz.
Grua mendjezezë. E kishte burrin mendjezi.
MENEKSHE
Vjollcë.
MEREQEP
Bojë
shkrimi. Shishe mereqepi. Shkruar me mereqep.
MERUDHI
1.
Majdanoz.
2.
Erëza.
METERIQ
Ani
i fëmijës, mitra.
METOQ
Ndërtesë
njëkatëshe, e gjatë dhe e gjerë, që përdoret si
stallë
për gjënë e gjallë ose si depo për drithë.
MËGJE
Kasolle
bagëtish. Mëgje lopësh (kuajsh, delesh).
MËNGË
Këmishë.
Mëngë e bardhë. Mëngë burrash. Mëngë me qafore.
MËRQINJË
Hide,
xinxife.
MËSA
Në
kohën që..., gjatë kohës që ..., kur,
ndërsa.
Mësa po hante bukë, ra dera.
MIC
Fëmijë
i vogël. Mici i babit!
MICË
Mace.
MIXHË
Xhaxha.
Mixha e nipi. Mixha Ramë.
MOLLATARTË
Domate.
MONJË
Nektar.
Kur binte monja mblidhej bleta.
MRROL
Vrenjt.
Mrroli vetullat (fytyrën).
MRROLAN
I
vrenjtur, i zymtë (për njerëzit). Burrë mrrolan.
MRROLEM
Vrenjtem.
U mrrol në fytyrë. U mrrol qielli (koha).
MRROLSHËM
Me
fytyrë të ngrysur, zymtë, vrenjtur. Sheh (vështron,
këqyr)
mrrolshëm. U përgjigj mrrolshëm.
MRROLUR
I
vrenjtur. Njeri i mrrolur. Me ballë (me fytyrë, me sy) të
mrrolur.
Rrinte i mrrolur.
MUÇITEM
1.
Ënjtem, fryhem, mbufatem.
2.
Mblidhet në një vend e s'ka nga të shkojë, nuk rrjedh (për ujin).
U
muçit uji se s`ka ku të rrjedhë.
No comments:
Post a Comment