PAKETË
1. Paketë
plasëse (tymuese), barut i zi i mbështjellë me letra,
që pëlcet
dhe lëshon shumë tym.
2. Paketë
individuale, sende të ndihmës së shpejtë
të futura në
një kuti të vogël, të cilën e mban me vete
ushtari.
Paketë me brisqe. I bën paketë. Fut në
paketë. I
dorëzoi një paketë.
PARAPRES
Përcaktoj
vendin ose pikën ku do të arrijë dikush a
diçka që
lëviz për ta ndaluar ose për ta goditur aty; i dal
përpara.
Parapret shenjën.
PARAPRITË
1. Gardh,
ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur
vërshimin e
ujërave, rrëzimin e dherave ose kalimin e
diçkaje
tjetër. Paraprita në përrenj (në gryka). Ngre paraprita.
2.
Parapritje. Bëj parapritën.
PARAPRITËS
Që shërben
për t'i dalë përpara e për ta penguar diçka
që lëviz.
Zjarr parapritës.
Pikë parapritëse
pikë e përcaktuar me anë të
llogaritjeve,
në të cilën predha mund ta godasë një
shenjë që
lëviz.
PARAROJË
Repart a
nënrepart ushtarak që nxirret në një
largësi të
caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje
dhe që ka
për detyrë t'i ruajë këto nga goditjet e
befasishme
të armikut, të sulmojë armikun që takon dhe
t'u sigurojë
forcave kryesore kushte të përshtatshme
për luftim.
Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.
PARASHUTIST
Ushtar i
njësive të posaçme luftarake, i stërvitur
për t`u
hedhur me parashutë dhe për të luftuar
zakonisht në
prapavijat e armikut. Skuadër
parashutistësh.
Lufta kundër parashutistëve.
PARASHUTIST
Që përbëhet
nga parashutistë. Skuadër parashutiste.
Trupa
(reparte) parashutiste.
PERDE
Perde
zjarri, breshëri predhash që lëshohen në një hapësirë të
caktuar
kundër objekteve ajrore që fluturojnë ulët a të
cilëve u
dihet drejtimi i lëvizjes por jo koordinatat e
vendndodhjes
ose që hidhen për të penguar sulmin e
forcave të
armikut.
PËRFORCIM
Trupa, pajisje
e mjete të tjera mbrojtëse e
luftarake që
jepen për të përforcuar një repart, një pikë
të frontit
etj. I dërguan (i dhanë) përforcime.
Bënë
përforcime. Kërkonin përforcime të reja. Erdhën përforcimet.
PËRFORCOHEM
Pajisem me
trupa dhe me mjete të tjera
mbrojtëse e
luftarake, rrit forcat e mbrojtjes e të sulmit.
U përforcuan
me topa (me tanke). U përforcuan me
pika zjarri.
U përforcuan në ishull (në një kodër).
PËRFORCOJ
Pajis me
mjete të tjera mbrojtëse, me fortifikata
etj.; forcoj
më shumë një vend, një repart etj. duke
shtuar
trupat ose mjetet luftarake. Përforcuan bregdetin
(ishujt).
Përforcuan kufijtë. I përforcuan rojat e shtuan
numrin e
rojave.
I
përforconin kështjellat me kulla. Përforcoj mbrojtjen
(sulmin). Përforcoj
repartet këmbësore.
PËRFORCUAR
Që është
pajisur me trupa e me mjete të tjera
luftarake,
që është rrethuar me fortifikata etj. Mbrojtje e
përforcuar.
Zona të përforcuara. Repart i përforcuar.
PËRGATITJE
Mësim
ushtarak që pajis luftëtarin me njohuri të
veçanta në
një fushë të caktuar. Përgatitje rreshtore.
Përgatitje
kimike (xheniere). Bënë dy orë përgatitje taktike.
PËRGJEGJËS
Përgjegjësi
i ndërresës, ushtaraku që bën
ndërrimin e
rojave gjatë një shërbimi prej njëzet e katër
orësh. E
caktuan përgjegjës
PËRGJIM
Përqendrim i
vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar
çfarë ndodh
rreth e rrotull; vëzhgimi organizuar i
çdo
lëvizjeje të armikut. Rri (qëndron) në përgjim.
Kompania
forcoi përgjimin
PËRPARËSE
Përparëse
mbrojtëse, copë prej bezeje të gomuar ose prej letre
të posaçme,
që vihet përpara trupit për t`u mbrojtur nga lëndët e
ndryshme
kimike etj. Përparësja e mjekut (e infermieres). Veshi
përparësen.
Nuk lejohet hyrja pa përparëse.
PËRPAROJ
E thyej
armikun dhe e zmbraps, duke pushtuar
tokat që
ishin më përpara në duart e tij; çaj përpara
duke luftuar
në një front të caktuar. Divizioni përparoi
drejt
veriut. Përparuan dyzet kilometra. Përparuan me shpejtësi.
PËRPARUAR
Që gjendet
me afër pozicioneve të armikut, që
ka përparuar
më shumë në afërsi të tokave ku ndodhet
armiku dhe
ka mundësi të vëzhgojë lëvizjet e tij ose të
luftojë
drejtpërdrejt me të. Pozicione të përparuara.
Pikë e
përparuar.
PËRQENDRIM
Forca
ushtarake dhe mjete luftarake të grumbulluara në një pikë a
në një vend.
Përqendrime armike.
PËRTËRIJ
I jap a i
shtoj forca të reja; i shtoj fuqinë, e rrit me forca të reja.
Ia përtëriu
forcat. Përtëriu trupat me forca të reja.
PIKË
Pika e
hapjes, qendër ku mbahen armët e pajisjet e tjera të një
reparti
ushtarak.
PIKËMBËSHTETJE
Vend i
fortifikuar dhe i përforcuar, që shërben
për të
mbështetur veprimet luftarake në një zonë të
caktuar.
Asgjësuan pikëmbështetjet e armikut.
PIKËVROJTIM
Vend i
ngritur, i mbrojtur e zakonisht i fshehur prej nga
vëzhgohen
dhe ndiqen lëvizjet e veprimet e armikut;
pikë për
vrojtimin e dikujt a të diçkaje. Kodër e
përshtatshme
për pikëvrojtim. Ngritën një pikëvrojtim.
PLANËZIM
Planifikim.
Planëzimi i stërvitjes (i luftimit).
PLANËZOJ
Bëj planin e
hollësishëm të veprimeve të
ndryshme të
reparteve a të njësive për të kryer si duhet
detyrën
luftarake në mësymje ose në mbrojtje.
PLANSHET
1. Çantë
katërkëndëshe me kapak të tejdukshëm, që
përdoret për
të mbajtur hartat gjatë punës fushore.
2. Dërrasë a
pllakë, mbi të cilën vendoset një letër
vizatimi e
posaçme ose harta, ku hidhen matjet
gjeodezike e
rilevimet topografike; fleta e hartës që
përmban
matjet dhe rilevimet topografike, sistemin e
mbrojtjes
kundërajrore etj. Plansheti i zjarrit,
Hedhin të
dhënat në planshet. Bëjnë matje mbi planshet.
PLASDARM
Zonë e
përgatitur për të vendosur trupa
ushtarake e
për të kryer mësymje kundër armikut; vend
që mund të
shërbejë si pikënisje për të sulmuar një
vend tjetër.
Plasdarm i fortifikuar. Plasdarm i Paktit të
Atlantikut
(i Traktatit të Varshavës).
POLIGON
Vend i
veçantë, i rregulluar posaçërisht për
qitje
stërvitore me trupat ose për të bërë prova armësh
e mjetesh
luftarake. Poligon ushtarak. Poligon
bërthamor.
Poligoni i qitjes. Poligon provash për armë.
Bënë qitje
në poligon.
POSTBLLOK
Vend në një
pikë kufitare të një shteti, në të hyrë të
një qyteti a
në një pikë të caktuar të një zone të
mbrojtur, ku
posta e policisë ose një rojë e posaçme
ushtarake
etj. kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve dhe
të
materialeve; vend ku një njësi e posaçme e
shërbimit
bën rojë gjatë njëzet e katër orëve dhe
kontrollon
hyrjen e daljen e njerëzve e të materialeve të
ndryshme në
një repart; postërojë. Postbllok i
fortifikuar.
Postblloku i aksionit (i sektorit). Ushtarët
(roja) e
postbllokut. E ndalën në postbllok. E kaloi postbllokun.
POSTË
Vend i
posaçëm ku qëndron një njësi e vogël ushtarake,
që është
caktuar për të vëzhguar dhe për të ruajtur;
ushtarakët e
kësaj njësie; ndërtesa ku banojnë ata.
Postë
kufitare (ushtarake). Postë e fortifikuar. Postë
policie.
Postë vrojtimi (vëzhgimi). Komandanti i postës.
Vendosën një
postë të re. Sulmuan (shkatërruan) një
postë
armike. E çuan në postë.
POSTËROJË
Vendi ku
qëndron një njësi e vogël ushtarake, një
ushtar a një
polic, që është caktuar të vëzhgojë a të
ruajë; roja
e postës; pjesëtarët e kësaj njësie; detyra që
kryen kjo
rojë. Shërbimi i postërojës. Ndodhet
(shërben) në
postërojë. Nxori (ndërroi, vendosi)
postërojën.
E çoi në postërojë. Mori postërojën mori
shërbimin e
rojës.
POZICION
Brez toke i
ndërtuar posaçërisht, ku vendosen
trupat për
të sulmuar ose për t'u mbrojtur; vend i
përgatitur e
i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; mënyra
se si
vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në
luftim;
kryes. sh. vendi ku përqendrohen trupat ose ku
zhvillohen
veprimet luftarake. Pozicion ushtarak
(strategjik).
Pozicion luftimi (mbrojtjeje, për mësymje).
Pozicion
artilerie (mortajash). Pozicion zjarri. Pozicion
për qitje në
këmbë (në gjunjë, barkas). Hapën (çelën)
një
pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I
lëshuan
pozicionet.
PRAPAROJË
1. Repart a
nënrepart që qëndron prapa trupave
kryesore
ushtarake në marshim në një largësi të
caktuar dhe
ka për detyrë t'i ruajë e t'i sigurojë ato nga
sulmet e
befasishme të armikut. Praparoja e Brigadës I
Sulmuese.
Forcat e praparojës. E lanë praparojë.
2. Që ka për
detyrë të ruajë e të sigurojë
trupat
kryesore, të cilat lëvizin përpara. Njësit praparojë.
PRAPASHPINË
Ana që
ndodhet pas shpinës së trupave të
vendosura në
formacion luftimi ose në marshim. Siguroi
prapashpinën.
E goditi armikun në prapashpinë. I doli
në
prapashpinë.
PRAPAVIJË
Hapësirë
toke prapa ballit të luftimeve; pjesë
toke pas
asaj që është marrë nga forcat ushtarake;
vendi ku
janë vendosur e punojnë njësitë dhe entet
ushtarake,
të cilat pajisin e furnizojnë trupat në front;
njësitë dhe
entet ushtarake që merren me këtë punë.
Prapavija
jonë. Prapavija e armatës. Komandant i
prapavijës.
Ndenji në prapavijë. E lanë në prapavijë. E
solli nga
prapavija.
PREDHË
Fishek i
madh i mbushur me lëndë
shpërthyese,
që përdoret si municion për armët e
artilerisë,
gjyle; plumbi i fishekut. Predhë atomike
(bërthamore).
Predhë djegëse predhë që përdoret për
të djegur
objektet që ndizen shpejt. Predhë praktike
predhë që
përdoret për eksperiment në poligonet e
artilerisë
dhe për qitje mësimore. Predhë reaktive.
Predhë
tymuese predhë e mbushur me një përzierje të
posaçme, e
cila gjatë plasjes krijon re tymi. Predhë
ndezëse
(thërrmuese, shpuese, gjurmëlënëse). Predhë
e drejtuar
(e telekomanduar) predhë që drejtohet nga
toka në ajër
pa pilot, me mjete elektronike. Predhë
artilerie
(mortajash, topash). Predhë pushke.
Shpejtësia
(flurudha) e predhës. E goditi (e asgjësoi)
objektivin
me predhën e parë. Në shenjë ranë dy predha.
PRURËS
1. Prurësi i
topit, numëror i topit që përgatit predhën dhe
ia jep
mbushësit
2. Mekanizëm
në një armë zjarri, i cili e shpie
fishekun a
predhën në folenë e tytës ose të grykës së
zjarrit.
Prurësi i fishekut. Leva e prurësit. Krahu i prurësit.
PUSHKATAR
Luftëtar i
armatosur me pushkë, që bën pjesë
zakonisht në
repartet e këmbësorisë. Pushkatarë të
zgjedhur.
Pushkatarët e marinës. Batalion (kompani)
pushkatarësh.
Grup pushkatarësh. Toga (skuadra) e
pushkatarëve.
Zjarri i pushkatarëve.
PUSHKATAR
Që është i
armatosur me pushkë; që përbëhet nga
luftëtarë të
armatosur me pushkë; që shërben për
pushkatarët.
Reparte pushkatare. Batalion pushkatar.
Kompani
(togë, skuadër) pushkatare. Çerdhe pushkatare.
PUSHKË
1. Armë
zjarri me tytë të gjatë që mbahet në krah dhe
që mund të
qëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një
ose në
mënyrë gjysmautomatike. Pushkë e gjatë (e
shkurtër).
Pushkë e vjetër. Pushkë gjysmautomatike.
Pushkë
sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me
strall).
Pushkë (dyfek) me dollap, lloj pushkë e vjetër që
mbushej nga
gryka.
2. Pushkë
kundërtank, armë e posaçme
që shërben
për asgjësimin e tankeve e të mjeteve të
tjera të
blinduara.
PYKË
Pjesë
trupash që ka çarë forcat e armikut dhe
ka hyrë në
thellësi të pozicioneve të tij.
PYKËZIM
Pjesa e
trupave që ka hyrë si pykë në thellësi
të mbrojtjes
së armikut.
PYKËZOHEM
Hyj si pykë
në thellësi të ushtrisë së armikut.
PYKËZUAR
Që ka hyrë
si pykë në thellësi të ushtrisë së
armikut.
Forcat e pykëzuara.
Fjalori i Ushtrisë
No comments:
Post a Comment