Shkronja S

Fjalor ushtarak S

SILUR
Predhë e madhe në trajtë të zgjatur dhe e pajisur me
motor dhe një mekanizëm drejtues, që lëshohet nën ujë
për të goditur një anije a nëndetëse. Lëshoi (hodhi)
silurin. E goditi me silur.

SILUROJ
Godit me silur një anije për ta fundosur.
Siluruan një kryqëzor (një nëndetëse).

SITUATË
Gjendja e veprimeve luftarake në një pjesë të
fushës së betejës, e cila përcaktohet nga përpjesëtimi
dhe vendosja e forcave. Situata taktike. Harta e
situatës. U njoh me situatën. Raportoi mbi situatën.
Mori (dha) situatën. E hodhi situatën në hartë.

SKALION
Pjesë e një njësie ushtarake, e cila është shtrirë në
thellësi të frontit dhe jo e gjitha gjatë ballit, për të hyrë
në luftim ose për të marshuar me radhë sipas
kërkesave të komandës. Skalioni i parë (i dytë, i tretë).
Skalion rezervë. Skalioni i sulmit. Skalionet e para të këmbësorisë.

SKUADËR
Njësi bazë e reparteve ushtarake, nënndarje e
togës që arrin deri në 10-15 veta dhe që ka në krye një
ushtar më të vjetër a një nënoficer. Skuadër
pushkatare. Skuadër këmbësorie. Skuadër artiljerësh
(tankistësh, ndërlidhësish). Komandanti i skuadrës.
Rreshtimi i skuadrës. Togë me tri skuadra.

SKUADËRKOMANDANT
Komandanti i një skuadre.

SKUADRILJE
Njësi e përbërë nga një numër i caktuar aeroplanësh
ose anijesh të vogla luftarake. Skuadrilje
bombarduesish (gjuajtësish). Skuadrilje anijesh.
Komandanti i skuadriljes.

SKUADRON
Nënrepart ushtarak i përbërë nga një numër i caktuar
kalorësish, që i përgjigjet kompanisë së këmbësorisë.
Skuadron kalorësie (kalorësish). Komandanti i skuadronit.

SPASTROJ
Dëboj nga një vend, nga një pjesë e frontit etj.
mbeturinat e armikut e të forcave të tjera kundërshtare.
E spastruan sektorin (zonën). Spastruan vendin nga
nazistët dhe tradhtarët.

STËRVITJE
ërësia e mësimeve dhe e ushtrimeve të
vazhdueshme e sistematike, që bëhen për të ngritur
aftësinë dhe gatishmërinë luftarake. Stërvitje ushtarake.
Stërvitje rreshtore (taktike, fushore). Plani i stërvitjes.
Bën stërvitje me trupat. Dolën në stërvitje. U kthyen nga stërvitja.

STËRVITOR
Që ka të bëjë me stërvitjen, i stërvitjes; që bëhet për t'u
stërvitur. Programi (plani) stërvitor. Viti stërvitor. Punë
stërvitore. Ndeshje stërvitore. Mbledhje stërvitore (mësimore).

STRATEGJI
Arti dhe shkenca e përgatitjes dhe e drejtimit të
veprimeve të gjera luftarake me njësi të mëdha
ushtarake ose të luftës në tërësi. Strategjia ushtarake.
Strategjia e luftës popullore. Strategjia dhe taktika.
Përpunoi strategjinë.

STRATEGJIK
Që ka të bëjë me strategjinë, i strategjisë.
Planet strategjike. Detyra strategjike. Hartë strategjike.
Operacione strategjike.

STREHIM
Vend i ndërtuar zakonisht nën tokë dhe i
përforcuar posaçërisht për t'u mbrojtur në rast luftë nga
goditjet e ndryshme, sidomos nga ajri. Strehim i
nëndheshëm. Strehime kundërajrore. U futën në
strehim. Ndërtuan strehime.

SULM
Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e
forcave ushtarake mbi armikun për ta mundur e
asgjësuar;
Sulm ballor (anësor). Sulm i
rrufeshëm (i befasishëm, i papritur). Sulme ajrore
(tokësore). Sulmi mbi kështjellën. Urdhri i sulmit. Ora e
sulmit. Filloi (nisi) sulmin. U hodhën (kaluan) në sulm. I
thyen (i sprapsën) sulmet e armikut. E mori me sulm.
Bënë edhe një sulm. Brezi i sulmit sistem pengesash të
ndryshme, të ndërtuara në fushën e stërvitjeve
ushtarake. Në sulm! thirrje për të dalë nga llogoret e
për t'u hedhur mbi armikun.

SULMOJ
Hedh me vrull forca të ndryshme ushtarake
kundër armikut për ta mundur e asgjësuar; hidhem në
sulm, mësyj; kund. tërhiqem. Sulmuan pozicionet e
kundërshtarit (kështjellën). Sulmuan nga çdo anë.
Sulmonin armikun me guxim. Sulmuan qytetin e
pushtuar dhe e çliruan.

SULMUES
Që përdoret për veprime sulmi. Trupa
sulmuese. Aviacioni sulmues aeroplanët që marrin
pjesë në betejë nga ajri për të mbështetur forcat e tjera tokësore.

SUP
Sup-armë! komandë për të hedhur armën të mbështetur drejt në

anë të gjoksit, duke e mbajtur nën qytë vetëm me dorën e thyer.


Fjalor ushtarak 


No comments:

Post a Comment