SHENJË
Shenjë
personale, numri i regjistrit të shteteve që janë në evidencën
ushtarake;
pafta metalike me këtë numër, që e mban shtetasi.
SHESH
1. Shesh
stërvitjeje.
2. Sheshi i
lëshimit të raketave.
SHESHORE
1. Vend i
sheshuar i pozicionit të zjarrit të një topi,
të një
mortaje a të një mitralozi të rëndë. Sheshorja e
topit (e
mitralozit). Bëj sheshoren.
2.
Sheshpamje, Hapësira që mund të vrojtohet nga një pikë në një
drejtim të
caktuar. Sheshpamja e vrojtuesit (e zbuluesit).
SHESHQITJE
Hapësira
përpara pozicionit të zjarrit ku mund të bëjmë
qitje pa
pengesë. Sheshqitja e topit (e mitralozit).
SHËNIM
Shënjim.
Veglat e shënimit. Vija e shënimit.
Pikë
shënimi. Shkollë shënimi. Marr shënim.
SHËNJESTËR
Pjesë e
posaçme në grykën e armëve të zjarrit, e
lëvizshme
dhe e shkallëzuar, që shërben për të marrë
vijën e
shënjimit ose këndin e qitjes. Shënjestër
mësimore.
Shënjestër optike. Shënjestra e pushkës (e
mitralozit,
e topit). Gradoj shënjestrën. Me syrin në shënjestër.
SHËNJIM
Veglat e
shënjimit. Shkollë
shënjimi stërvitje e posaçme për të
mësuar
marrjen e vijës së shënjimit. Vija e shënjimit vija
e drejtë, në
të cilën duhet të vihen rrafshi i shtjekëzës,
maja e
thepit dhe një pikë e shenjës që duam të qëllojmë.
SHËNJOJ
Marr shenjë
me armë, drejtoj armën në shenjë, marr
vijën e
shënjimit. Shënjon mirë. Shënjoj në shenjë (në objektiv).
SHËNJUES
Ushtari që
gradon veglat e shënjimit dhe i jep grykës së
zjarrit
drejtimin e nevojshëm që predha të bjerë në
objektiv.
Shënjues i mirë (i shkëlqyer). Shënjuesi i topit
(i
mitralozit, i mortajës)
SHËRBIM
Të qenët në
radhët e ushtrisë për të kryer
detyrën që i
takon çdo qytetari; detyra që i ngarkohet
një
ushtaraku nga komanda e tij. Shërbim ushtarak
(paraushtarak).
Shërbim aktiv. Shërbim i detyrueshëm.
Shërbim nën
armë. Shërbimi i rojës (i garnizonit).
Shërbim
nate. Shërbim jashtë radhe. Kryej (marr, lë)
shërbimin.
Jam në shërbim. Thërres në shërbim. Liroj
nga
shërbimi. Puna që bëjmë në të mirë të dikujt a të
diçkaje.
Shërbime të shquara. I sjell shërbime atdheut.
SHIKIM
Shikimi
rreshtor, inspektimi i trupave të rreshtuara.
SHIRIT
1. Shirit
mitralozi, rrip metalik me fole për fishekët e
mitralozit.
Shirit me fishekë.
2. Shirit
shërbimi, rrip i gjerë prej
pëlhure të
kuqe me mbishkrimin përkatës, që vë në krah
ushtaraku
gjatë shërbimit
SHKOLLË
Stërvitje,
mësim. Shkollë shënjimi.
SHKREHËS
Vegël e
posaçme që godet ndezësin dhe
shkakton
plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i
minës (i
granatës).Vë (heq) shkrehësin.
SHKRUES
Ushtar që
mbante të dhënat për
kompaninë.
Shkruesi i kompanisë.
SHKURTOJ
Shkurtoj
shënjestrën, i jap shënjestrës një gradim më të vogël
për ta
dërguar predhën në një shenjë që ndodhet më afër.
SHOQËRIM
Artileria e
shoqërimit, artileria e caktuar për të shoqëruar
këmbësorinë
dhe tanket në fushën e luftimit.
SHOQËROJ
Shoqëroj me
artileri, mbështet këmbësorinë dhe tanket me
zjarrin e
artilerisë.
SHPATË
Luftëtar i
armatosur me këtë armë. Një mijë shpata.
SHPINËMARRËS
Që bëhet për
t'i marrë shpinën armikut; që përbëhet
nga
luftëtarë të stërvitur për t'i marrë shpinën armikut.
Manovër
shpinëmarrëse. Kompania shpinëmarrëse.
SHPINËMARRJE
Manovër e
trupave në luftim, që ka për qëllim t'i dalë
armikut pas shpine.
Filloi shpinëmarrja.
SHPUES
Që shërben
për të hapur vrima, që shpon; që bëhet
për të
shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues.
Maja (koka)
shpuese. Predhë shpuese. Lëvizje shpuese.
SHRAPNEL
Predhë
thërrmuese e artilerisë, e mbushur me saçma
plumbi, që
shpërthen në ajër dhe që përdoret për
asgjësimin e
forcave të gjalla. Shpërthimet e shrapnelave.
SHTAB
Organ i
drejtimit të trupave pranë komandës së
një njësie
ushtarake a të një reparti ushtarak; oficerët
që e
përbëjnë këtë organ; vendi a ndërtesa ku është
vendosur ky
organ. Shtabi i përgjithshëm organ i
drejtimit të
forcave të armatosura të një vendi, që varet
drejtpërdrejt
nga komandanti i përgjithshëm (ose nga
ministri i
mbrojtjes). Shtab gjitharmësh. Shtabi operativ.
Shtabi i
batalionit (i brigadës, i korpusit). Shtabi i zonës (i qarkut).
SHTRIJ
Shtrinë
forcat, i vendosën forcat gjatë një brezi a
drejtimi të
caktuar. Shtrinë zjarrin e luftës (agresionin).
Fjalor ushtarak Sh
No comments:
Post a Comment