SAGJE
Kosh
për të zënë peshk.
SAK
Rrjetë
peshkimi në trajtë të një traste me një rreth druri
e
me bisht të gjatë. Zë peshk me sak.
SALL
Vetëm
SALLATOR
Trangull,
kastravec.
SALLGAM
Akace
SASË
Lloj
kashte kënete me të cilën thuren rrogozë.
SEHIR
Habi
para diçkaje jo të zakonshme. Për sehir
për
t'u habitur. Bëri sehir u habit shumë.
SEKSER
Saraf.
SËLLOJ
I
bie me forcë diçkaje a dikujt, e godas fort, i mëshoj.
I
sëllon dajres. I sëlloi topit. I sëlloi me pëllëmbë. I
sëlloi
me sa fuqi kishte.
SFURK
Pirun.
SKALIT
Prashit;
çapoj. Skalitën misrin.
SKATHAR
Lloj
kandrre e zezë që dëmton vreshtat.
SOBË
Dhomë
në katin e parë, ku në dimër ndizet
zjarri
vazhdimisht. Rrinë në sobë.
SPATHOK
1.
Rreckë, zhele.
2.
Njeri i rreckosur, zhelan.
SPËRK
Qose.
STELË
1.
Shtresat dhe mbulesat e fjetjes.
2.
Lecka të vjetra; rroba të grisura e të vjetra. I veshur me stela.
STENË
1.
Mur i hollë ndarës prej dërrasash a prej gardhi të
ngjeshur
me dhe, çatma; perde. E ndau me stenë.
2.
Shkëmb me zgavra të thella; shpellë anës lumit, e
ngrënë
nga uji. Rrinë (futen) nëpër stena.
STRANICË
1.
Secili nga dy drurët e gjatë të shtratit të qerres, ku
ngulen
hunjtë anësorë të qerres, përbrijëse.
2.
Secila nga dërrasat, që viheshin në varr sipër
kufomës,
para se kjo të mbulohej me dhe.
3.
Gur varri.
STRUMBULLAR
Hosteni.
STRUP
1.
Zhul që zënë në kokë fëmijët e vegjël.
2.
Rrebulli i fëmijëve të vegjël.
SUGAR
1.
Qengj pirës, qengj i vonë që mezi ndahet nga e ëma.
2.
Fëmija më i vogël; djalë i vogël që përkëdhelet
më
shumë nga të tjerët. Sugari i nënës.
SUTAK
Kafka
e kokës.
No comments:
Post a Comment