SHAGAT
Ngacmoj
dikë; e vë në lojë, tallem me të, e përqesh, e gërgas.
SHAGE
Fund
grash i bërë prej zhake ose prej një
pëlhure
tjetër të trashë. Shage e bardhë.
SHAKLLABAN
I
mefshtë, i ngathët, i qullët; që nuk përzihet
me
njeri. Djalë shakllaban.
SHAMTIJ
Psherëtij.
Rënkonte e shamtinte.
SHAMTINË
Psherëtimë;
aht; nëmë.
SHAPETË
1.
Petë dheu, guri etj. Qëlloj (godit) me shapetë.
2.
Kësulë e vjetruar dhe e shtypur si petë.
SHARAMANDUK
Sharanduk.
SHARAVIDHE
Guaskë
deti. Mbledh sharavidhe.
SHARGOHEM
Largohem.
U sharguan armiqtë. U sharguan nga frika.
SHARGOJ
E
bëj të largohet, e përzë, e largoj, e tremb. I shargoi
pulat
nga kopshti.
SHAROV
Qen
i madh stani, zakonisht i sharmë a i murrmë.
SHARRNJEJ
Kam
uri a etje të madhe, sharroj për diçka (edhe fig.).
Sharrnjeu
për bukë (për ujë).
SHARRNJYER
Që
ka uri a etje të madhe (edhe fig.). Hante si i sharrnjyer.
SHASTIMADH
Që
i shastis të tjerët, që u merr mendjen të tjerëve.
SHATËR
Sheshje
të vjetra; këpucë të vjetra që përdoren si
sheshje.
Ishin bërë shatra këpucët.
SHATORRE
Llapa
e veshit. Shatorrja e veshit.
SHAULL
Plumbçja
e muratorit.
SHEGAT
Tall
a përqesh dikë; ngacmoj. E shegatin bota.
SHEMËRTOHET
Përtërihet,
mbyllet, shëndoshet.
SHEMËRTOJ
Zëvendësoj
me fidanë të rinj bimët që nuk kanë zënë
ose
që janë kalbur, koj. Shemërtoj duhan (domate, speca, bostan).
SHËRBESË
Punë
të vogla bujqësie a shtëpie. Shërbesat
e
shtëpisë. Koha e shërbesave. Bëjnë shërbesat.
SHFLUKËT
I
pafuqi, i qullët, i flashkët. Njeri i shflukët.
SHI
Pikërisht,
tamam. Shi, në atë vend. Shi në atë çast. Shi
atë
natë. Shi për këtë shkak.
SHIJ
Thërrmoj,
shtyp duke e rrahur me diçka. Shij
kripën.
Shij plisat (tokën).
SHIL
1.
Dëshirë, ëndë, qejf; epsh. E ka zënë shili për këngë.
2.
Dyshim. Më ha shili tek ai.
SHIOSË
Tokë
a baltë e kuqe, kuqëlinë.
SHITË
Shpullë,
shuplakë.
SHITOJ
1.
Qëlloj. E shitoi me të parën.
2.
Plagos, qëlloj për vdekje
SHITUAR
I
plagosur
SHITUES
Ai
që qëllon kundër dikujt, ai që plagos dikë.
SHKAFANJIT
1.
Shkatërroj, shkallmoj; prish, shprish. Shkafanjit flokët.
2.
Shtyp, prish. Shkafanjit domatet (fiqtë, rrushin).
3.
Pres a ndaj copa-copa, copëtoj; shqyej, gris.
SHKAFANJITEM
1.
Grisem e shqyhem duke u zënë me dikë.
2.
Lodhem pa masë, copëtohem në punë.
SHKAGOJ
Nuk
e marr diçka që ma japin, e kthej prapa; nuk e
pranoj
diçka. I shkagoi të gjitha.
SHKALAVESH
1.
Shformoj, shëmtoj, përçudnoj, prish. Shkalaveshi fytyrën.
2.
Shkalafit. Shkalavesh një pemë (duke i rrjepur lëkurën, duke
i
këputur degët e gjethet). Lopët e shkalaveshën krejt kashtën
(misrin
në arë).
3.
E rrah fort dikë, e shqep në dru; e marr nëpër këmbë a e trajtoj keq.
SHKALAVESHUR
1.
I shformuar, i shëmtuar, i përçudnuar, i prishur. Me
fytyrë
të shkalaveshur.
2.
I shkalafitur. Drurë të shkalaveshur.
SHKALC
1.
Tezgë prej dërrasash, tezgë me një trinë thuprash që
përdoret
për të mbajtur dhe a pleh. Mbart gurë
(gëlqere,
rërë, pleh) me shkalc.
2.
Trinë thuprash e lugët, ku rrahin misrin për ta
shkoqur.
Rrah misër në shkalc.
3.
Vig. U shtri në shkalc. I mbartën të plagosurit me shkalc.
4.
Govatë ku shtypin rrushin a ullinjtë. Shkel ullinj (rrush) në shkalc.
SHKAPULAR
Shpatull;
sup. E rroku për shkapularësh. E hoqi për
(prej)
shkapularësh e hoqi zvarrë.
SHKARDHË
Trinë
për të zënë derën e gardhit.
SHKARPË
Xinë.
SHKËLNJET
Krifshë.
(bima)
SHKËMBTH
Kali
a samari i veglave muzikore me tela.
SHKËPURDH
1.
Rrëmih me këmbë (zakonisht për kalin); zhgurit (pula).
2.
Përpush (zjarrin).
3.
Shpij. Po shkëpurdh këmbët.
SHKËPURDHEM
vetv. krahin.
1.
Përpëlitem përpiqem sa andej këtej.
2.
Përpiqem me të gjitha fuqitë për të kryer ujë
punë.
U shkëpurdh, po s`bëri gjë.
SHKËRBE
1.
Bishë, egërsirë; shpend i madh grabitqar. Shkërbetë
e
malit. I egër si shkërbe. Kacafyten si shkërbe.
2.
Përbindësh, lubi. Shkërbe e shëmtuar.
SHKËRDHEC
Tundësi
i qumështit.
SHKËRMOQ
Shkoq
(paratë).
SHKËRPICË
1.
Shkëndijë, xixë. Lëshon shkërpica.
2.
Arsye e kotë, vjegëz. Mos qit shkërpica!
SHKLEBUA
Kombisht,
kakaviç; shalqi i vogël që s'arrin të piqet.
SHKOKËRDHOHEM
Këputem
në mes duke mbajtur në shpinë pesha të
rënda,
këputem nga një punë e rëndë; lodhem së
tepërmi,
zgërlaqem nga lodhja. U shkokërdhua duke
mbajtur
gurë. Shkokërdhoheshin duke punuar.
SHKOKËRDHOJ
Rrah
dikë fort duke e dëmtuar në kryqe e duke bërë që
të
ecë si i këputur në mes, e këput në mes. E rrahu sa
e
shkokërdhoi.
SHKOKËRDHUAR
Që
është i dëmtuar në kryqe dhe që ecën si i këputur në mes.
SHKOKËRROJ
Shkoq,
shkokëloj. Shkokërroj misër. Shkokërroj rrushin.
SHKOLLAR
Mësues.
SHKOTA
Të
përbrendshmet e kafshëve dhe të njeriut.
SHKRAP
Akrep,
sfurk.
SHKRELË
Gjethet
e mëdha të misrit. I ka çarë breshri shkrelat.
SHKREPEM
Përplasem.
U shkrep për muri.
SHKREPËS
Çakmak.
Blej një shkrepës. Gur për shkrepës.
SHKREPSHËM
I
gjatë, i shkathët, i zhdërvjellët, që i punon mendja e
goja,
që i kap gjërat shpejt e di të përgjigjet menjëherë
e
bukur. Njeri (fëmijë) i shkrepshëm.
SHKRESË
Diçka
e shkruar. Nuk i kemi me shkresa
(këto
që po të themi). Këta i kanë me shkresa.
SHKRIMB
Pastroj,
dezinfektoj. Bar për të shkrimbur plagën.
SHKROLË
Zbukurime,
lajlelule, shkronjëz (në orenditë shtëpiake, në qilimat,
veshjet
etj.). Shkrolat e djepit.
SHKUERI
Të
jetuarit duke shtegtuar nga një vend në një tjetër,
jetë
endacake. Jetonin në shkueri jetonin duke bredhur
nëpër
male si barinj.
SHKUJ
Rrymë
ere. Mos rri në shkuj të erës!
SHLLIGEM
Mbushem
me puçrra, puçërrohem.
SHNOT
Nuk
e mbaj, e ha (fjalën që kam dhënë). E shnoti fjalën.
SHNOTEM
E
marr prapa fjalën që kam dhënë, dal fjale, thyej fjalën,
tërhiqem.
Burri i mirë nuk shnotet.
SHOFKË
Pasqyrë.
SHOGËT
I
plogët.
SHOKA
E KUMBARËS
Ylberi.
SHOLLË
1.
Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me
hundë
opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa
sholla
në këmbë.
2.
Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.
SHOLLOMOTKË
Raki
a verë jo e mirë, e dobët dhe e turbullt.
SHOLLONDUR
Copë
që mbetet nga një bagëti, të cilën e ka ngrënë
ujku,
nishan, shenjë.
SHOP
Njeri
i trashë nga mendja, njeri që nuk merr vesh, budalla.
SHOQ
Shok.
SHORR
E
shtrëngoj dikë, e zë ngushtë, ia mbledh rripat.
SHOTAN
Mashkulli
i shotës.
SHOTË
Një
lloj rose e madhe; rosë.
SHPANDKOJ
1.
I çaj barkun një shpendi etj. dhe i nxjerr të
brendshmet;
shpoj, çaj. Shpandkoi patën.
2.
Thyej e copëtoj diçka duke e përplasur andej e këtej,
shkreh,
shpërthej, shpartalloj. E shpandkoi anijen stuhia.
SHPARIT
E
lodh shumë, e këput, e shkreh.
SHPARITEM
Lodhem
shumë, këputem nga puna e rëndë; shkrehem.
SHPEJTË
I
hershëm; i vjetër; i lashtë. Të lashta të shpejta. Fik i shpejtë.
SHPENDËR
Taçe.
SHPET
Pahi.
SHPËRBYTHEM
Largohem;
prapsem, zbythem.
SHPËRDIRRET
Zhduket,
humbet nga sytë. U shpërdor terri.
M`u
shpërdor nga sytë. Nuk i shpërdirret nga mendja.
SHPËRDJERR
E
zhduk, e bëj që të zhduket fare.
SHPËRDHIJ
1.
E bëj dikë të shkathët, të gjallë e të zhdërvjellët,
shkathtësoj,
zhdërvjellësoj.
2.
Shpij me të ngrohtë gjymtyrët e mpira nga të ftohtët,
shkrif.
Shpërdhij duart në zjarr.
SHPËRDHITË
I
shkathët, i shpejtë. Djalë i shpërdhitë.
SHPËRDHOS
Ndyj,
fëlliq. E shpërdhosi macja.
SHPËRFAQ
Ia
shpall, ia shpif.
SHPËRJER
Rimbjell
me misër etj. ato pjesë të arës ku nuk ka mbirë
fara
e parë, koj.
SHPËRKOQ
Shkoq
paratë, i bëj të vogla.
SHPËRTHEKOJ
Zbërthej;
shkoqit. Shpërthekoj këmishën (jakën,
xhaketën).
Shpërthekoj pullat një nga një.
SHPËRTHUQ
Shkoq.
Shpërthuq misër (bathë, groshë). Shpërthuqi paratë.
SHPËRZJESHTOJ
Shpërrendoj.
SHPIRTËROHEM
I
qaj hallin e i kërkoj ndihmë dikujt, i hap shpirtin dikujt
SHPIRTO
Shkrepëse.
(Zona e Përmetit)
SHPOFKA-SHPOFKA
Vrima-vrima.
SHPOFKË
Vrimë,
vend i shpuar. I bëri bukës ca shpofka që të piqet më mirë.
SHPREHET
Del
a shfaqet vazhdimisht; mësohet keq me një gjë; i bëhet zakon.
SHPRISH
Shtie
diçka në gojë, ha pak sa për të mos qenë esëll; u shtie bagëtive
Diçka
për të ngrënë në mëngjes. S`kemi shprishur ende.
SHPRISHËT
Kokëjashtë,
me flokë të zbuluar; pa shami në kokë (për
gratë).
Doli i shprishët (e shprishët).
SHPURDH
1.
Rrëmoj pak tokën; gërvisht e trazon me
këmbë,
shpupurish (për shpendët dhe për kafshët).
2.
Lëviz tutje-tëhu, nuk rri rehat;
SHPURDHEM
Vërtitem
e dridhem nga një shqetësim i madh, nuk gjej
rehat;
përpëlitem. Shpurdhej në shtrat.
SHQEP
Shpërndaj;
përhap.
SHQEPEM
Shpërndahem,
përndahem; përhapem. Dhitë
janë
shqepur shpatit. Shqepemi, burra, se u bë vonë!
SHQILË
1.
Mullë, lukth, bark. S`i nxë më (s`ia nxë) shqila.
Hëngri
sa iu fry shqila. I plastë shqila! mallk.
2.
Mullëz, rrëndës, farë djathi. E zuri djathin me shqilë.
SHQIMTH
Zbokth.
SHQIT
1.
Shkrif (për leshin). Shqit lesh.
2.
krahin. Gris, çjerr. Shqiti këmishën
SHQOFTO
Djalli,
shejtani, i paudhi, qoftëlargu. Ishte bërë si shqofto.
SHQYT
1.
Copë buke e madhe. Mori (hëngri) një shqyt.
2.
Duke nxjerrë përpara si mburojë trupin a diçka tjetër; për së
gjeri,
skiç. Ia zuri rrugën shqyt. E zuri derën shqyt me trup.
SHTAGË
Petës.
SHTALKË
Patericë.
SHTAMBË
Enë
druri si shishe e gjerë, që përdorin
barinjtë
për të marrë me vete qumësht a dhallë.
SHTAZAN
Gjendja
më e përshtatshme e tokës për të lëruar e për
të
mbjellë, kur ajo ka aq lagështi, sa plisat thërrmohen
lehtë;
koha e lërimit dhe e mbjelljeve; vlaga e tokës; afsh.
SHTEG
1.
Udhë, udhëtim, rrugë. Bëj shteg bëj rrugë.
2.
Herë, radhë; vakt. Shtegu i mbramë hera e fundit.
SHTERË
Enë
guri e madhe për të shtypur kafe, guri i kafesë;
shtypës,
havan për kripë etj. Rrah në shterë.
SHTËNGËR
I
vëngër.
SHTËPIAK
I
zoti i shtëpisë, kryefamiljari.
SHTËPRESË
1.
Stanore, bjeshkatare.
2.
Zonjë shtëpie, shtëpiake e mirë, amvisë e mirë. E
kam
nusen (çupën) shtëpresë.
SHTIE
Roit,
luzmon, lëshon. Shtinë bletët.
SHTJEKË
Shtegu
që hapim në një vijë për ta kthyer
këtë
në një arë etj.; secila nga vijat e vogla që hapim
kur
ujitim me hulli. Hap një shtjekë. Zë shtjekën. Një
shtjekë
ujë aq ujë sa kalon nëpër një vijë të tillë.
SHTONË
Sqoll.
SHTOZOJ
Mbaroj
së ngrëni bukë; bëj një urim e falënderim fetar
kur
mbaroj bukën; ha.
SHTRAZË
Shtrati
i mullarit; mullar i ngritur mbi shtrat. Shtrazë me kashtë.
SHTREK
Kërmë.
SHTRIJ
Vrapoj,
rend;
SHTROJË
Kasollja
e qenit. E mbanin qenin në shtrojë.
SHTRUAR
Turshi.
SHTRUAR
I
vënë turshi, i regjur. Tranguj të shtruar.
SHTRUF
Litarë
i bërë prej lëkurës së dhisë, që
përdoret
kryesisht për të lidhur kafshët; retër.
SHTRUNGË
Sheke
që përdoret për të mjelë bagëtinë.
SHTUARA
Me
këmbë. Rri (qëndron) shtuara. U ngrit shtuara.
SHTYPAR
Shtypës.
SHUL
Vig.
E prunë me shul.
SHULICË
Shuli
i portës, i derës etj.
SHULTINË
Një
kohë e caktuar; stinë; kohë e afërt. Tashti e ka
shultinën
pambuku që të vilet.
Do
të dukem kësaj shultine do të vij tashti afër, këto ditë.
SHULLATË
Vrima
nga del uji i mbledhur në një gropë; fundi i lugut
të
mullirit nga del uji me forcë e u bie fletëve të rrotës.
Shullata
e mullirit. I është zënë shullata. I hap shullatën.
SHURUKAMË
Zhurmë
a potere e madhe. Shurukamë shurdhuese.
Shurukama
e ujit. Shurukama e ditës.
SHURRËSE
Shtytkë.
SHUSHËL
Lëvozhgë
fasulesh, bathësh etj.; lëpushkë misri
(zakonisht
kur është e thatë). I heq shushlat.
No comments:
Post a Comment