PA
1. Përdoret për të shprehur habi ose
keqardhje kur na ndodh
diçka e papritur a q ënuk e dëshironim.
Pa, ç'harrova! Pa, ç'e
humba të shkretën!
2. Përdorët edhe e përsëritur për të
përforcuar shprehjen e
admirimit për dikë a për diçka. Pa, sa e
bukur! Pa-pa, sa fort
shkëlqen! Pa, sa mirë e flet
frëngjishten.
PËRJASHTA
Largohu! Dil jashtë! Përjashta, të
thashë!
PËRPARA
Përdoret si thirrje për të nxitur dikë që
të hidhet
në sulm, të ndërmarrë diçka a të
kapërcejë një pengesë me
përpjekje e me guxim etj.
PLAÇ
Përdoret më vete me vlerën e një fjalie
ose bashkë me fjalë të
tjera, kur shajmë a kur mallkojmë dikë,
me kuptimin «vdeksh!,
ngordhsh!». Plaç të preftë! Plaç në vend!
PRAPAKTHEHU
Përdoret si urdhër që i drejtohet dikujt
për t'u kthyer prapa.
PUPU
Bubu. Pupu, ç`e gjeti atë! Pupu, sa prapa
mbetën! Pupu,
ç`paska ngjarë!
QETËSOHU
Përdoret si komandë për të qëndruar pak
më lirshëm, duke thyer
njërin gju.
QYQE
Përdoret nga gratë për të shprehur
pikëllim,
keqardhje a habi; e mjera, e zeza. Qyqja
ç'na gjeti! Qyqja, sa
vonë qenka! Qyqja,sa e bukur!
RROFTË
Qoftë me jetë shumë të gjatë! Rroftë
populli shqiptar! Rroftë 1
Maji! Rroftë liria!
STOP
Përdoret si komandë a si sinjal me
kuptimin: ndalo!, qëndro në
vend! Krahu i djathtë, stop!
SUS
Hesht, pusho. I tha: sus!
SHYQYR
1. Përdoret kur shprehim kënaqësinë,
falënderimin a gëzimin për
diçka. Shyqyr që erdhe! Shyqyr që
shpëtuam! Shyqyr që të
gjetëm! Shyqyr që u zgjove! Shyqyr që
qeshi! Si i ke nga
shtëpia? - Mirë, shyqyr!
2. Urim që i bëhej dikujt
në një rast gëzimi; gosti që bëhej për
një rast të tillë. Shkuan për
shyqyr. Ditë shyqyri. Bëri shyqyr kur i
lindi djali.
TUHAF
Çudi!
TUMIRËMBEÇ
Mbeç me shëndet! (si përshëndetje kur
ndahemi nga një njeri). -
Unë po nisem. Tumirëmbeç!
TUNGJATJETA
Përdoret si përshëndetje kur takohemi me
dikë, me kuptimin
«t'u zgjattë jeta»!
TYT
1. Përdoret për të shprehur qortim e
mospëlqim kur dikush bën
ndonjë veprim të turpshëm, kur thotë
ndonjë fjalë të pahijshme a
të papëlqyeshme etj. (në kuptimin «Ç'bën
kështu!?», «ç'thua
kështu!?», «mos!», «hesht!, pusho!»).
Tyt, s'ke turp! Tyt, mos fol
të tilla fjalë. Tyt, mos e mërzit babanë!
Tyt, ç'është kjo?
2. Përdoret për të trembur e për ta bërë
që të largohet një njeri,
një kafshë ose ndonjë shpend. Tyt,
largohu që këtej.
U
1. Përdoret për të shprehur habi, kur
ndodhemi përpara një të
papriture ose para diçkaje jo të
zakonshme; ua. U, sa më
gëzove! U, sa mirë! U, nga erdhi ky? U,
si qenka bërë! U, more djalë!
2. Përdoret kur kujtohemi papritur për
diçka; ah. U, po! U, dale
se harrova! U, prit, se do të të jap
diçka!
3. Përdoret kur shprehim dhembje ose
pakënaqësi për diçka të
papëlqyeshme; uh. U, sa më dhemb! U, të
shkretën! U, ta kisha
ditur më parë! U, ç'më gjeti!
UA
Përdoret kur habitemi shumë për diçka jo
të zakonshme ose të
papritur. Ua, sa bukur! Ua, sa i mirë!
Ua, ç’më the! Ua, si qenka
bërë! Ua, edhe ti!
UBUBU
1. Përdoret kur shprehim shqetësim a
frikë përpara një të keqeje
ose kur shprehim një dhembje. Ububu, ai i
mjeri! Ububu, ç'e
gjeti! Ububu, sa më dhemb!
2. si em. f. zakon. sh. ~,~ TË. Shprehje
shqetësimi a frike, duke
bërë «ububu».
Lëri ububutë! Nuk ndreqet puna me ububu.
Nuk shkohet jeta
me ahe e me ububu.
S'e kam me ububu është diçka që nuk më
shqetëson thellë,
edhe po të mos bëhet nuk prish shumë
punë.
UH
1. Përdoret kur shprehim dhembje, lodhje,
pakënaqësi a mërzi
për diçka të papëlqyeshme. Uh, sa më
dhemb! Uh, ç’u këputa!
Uh, ç’më gjeti! Uh, ç’më mërziti! Uh, të
shkretën! Uh, se plasa!
2. përd. em. Britma që del, kur shprehim
dhembje, lodhje ose
pakënaqësi për diçka të papëlqyeshme. I
doli një «uh». Lëri
uhet!
URDHËRO
1. Përdoret kur i përgjigjemi me
mirësjellje e me nderim dikujt që
na thërret ose që na kërkon diçka;
përdoret kur kërkojmë, që të
na përsëritet diçka, të cilën nuk e kemi
dëgjuar mirë.
2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me
mirësjellje e me nderim për
ta ftuar të bëjë diçka ose të marrë
diçka. Urdhëro ulu! Urdhëro
fol! Urdhëro librin (të hollat).
Urdhëroni një kafe.
URRA
1. Përdoret si thirrje luftarake kur
hidhemi në sulm. Thirrën
«urra». Urra, përpara. Urra, mbi ta!
2. Përdoret si thirrje përshëndetjeje,
miratimi ose gëzimi.
USH
Përdoret për të nxitur gomarin që të ecë
ose kur duam që ai të
ndërroj drejtimin.
VAJ
Përdoret për të shprehur një hidhërim të
thellë, dhembje e
keqardhje të madhe, me kuptimin «mjerë!».
Vaj i shkreti! Vaj për
ty! (për të!) Vaj halli! na gjeti e
keqja!, s'dimë si t'ia bëjmë! Vaj, vaj!
VAJMEDET
Përdoret për të shprehur një hidhërim të thellë,
dhembje e
keqardhje të madhe, me kuptimin «mjerë!».
Vajmedet ç’e gjeti!
VARDA
Përdoret për të nxitur dikë që të bëjë
një punë me vrull, shpejt
e pa pushim. Varda edhe ca!
Y
1. Përdoret për të shprehur përbuzje a
neveri për dikë a diçka.
Y, sa i pacipë! Y, turp të ketë!
2. Përdoret për të shprehur habi kur
shohim diçka jo të
zakonshme; ua. Y, sa qenka!
YHA
Përdoret për të shprehur mospëlqim a
mospërfillje për diçka.
Yha, që kur është kjo!
Yha, këtë e di gjithë bota! Yha, sa e
kanë bërë këtë para teje!
YRRJA
Përdoret si nxitje për të bërë diçka me
vrull; jepi.
Fjalor Pasthirrmash
No comments:
Post a Comment