Mallkime shqip D - F

Mallkime shqip 

DAL
I dalshin sytë! u verboftë, i plaçin sytë!

DALË
I dalshin të dalat!

DAMLLA
Sëmundje e rëndë
Të rente damllaja!

DEF
Ia bëfshin lëkurën def! vdektë!

DELL
Këputtë dellin e qafës! vdektë!

DERË
E pafsha në dyert e botës! e pafsha duke lypur!

DERËMBYLLUR
Që e ka shtëpinë të mbyllur
Që iu mbylltë dera, që mbettë pa njeri; derëshuar.

DERËSHUAR
Që nuk i ka mbetur asnjë njeri i afërt
që iu shofshin të gjithë të afërmit, që mbettë pa njeri; derëmbyllur.

DERËZI
Që ka pasur shumë fatkeqësi të mëdha
që qoftë fatkeq e i mjerë, që iu nxiftë jeta.
Tu nxiftë jeta, o derëzi!

DËGJOJ
Mos e dëgjoftë qyqen!

DËRRASË
I humbtë varri e dërrasa!

DIELL
Prapa diellit të vejë! mos ia pafsha sytë!, në djall të vejë!

Mos paftë diell me sy!
a) vdektë!
b) e shkoftë jetën nëpër burgje!
c) mos paste gëzim e lumturi, e shkoftë jetën me hidhërime!

Iu shoftë hija e diellit!

DITË
Iu nxiftë dita! T’u preftë dita!

DITËPRERË
Që ka vdekur i ri
Që iu prefshin ditët!, që vdektë i ri.

DITËSHKURTËR
Që ka vdekur i ri
Që iu shkurtofshin ditët!, që vdektë shpejt

DITËZI
Që ka pësuar një fatkeqësi të madhe
Që e pastë jetën të zezë!

DJALL
E marrtë djalli!
Në djall të vejë!

DJEPFERROSUR
Që s’ka lindur fëmijë

DJEPPATUNDUR
Që s’ka tundur fëmijë të vet në djep

DJEPSHKRETUAR
Që nuk ka lindur fëmijë

DORË
T'u thaftë dora!
Kërkoftë murin me dorë!

DORËKËPUTUR
Ai që iu këputtë dora

DORËTHARË
Që iu thaftë dora!

DREKË
I ngrënça drekën! Vdektë!

DREQ
E marrtë dreqi!

DUARTHARË
Që iu thafshin duart.

DHE
I ardhtë era dhe! vdektë!
Iu haptë dheu (varri) nën këmbë!
E hëngërt (e ngrëntë, e përpiftë) dheu!
Mos u kallsh në dhe!

EMËR
Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri!

EMËRHARRUAR
Që i është harruar emri
Që iu harroftë emri, që mos iu përmendtë më emri

EMËRSHUAR
Që i është shuar emri
që iu shoftë emri, që mos iu dëgjoftë emri kurrë më.

ERË
I ardhtë era dhe!

FAQE
Paç faqen e zezë!

FARË
I humbtë (iu shoftë, i daltë) fara!
Mos i mbiftë fara!
Mos lëntë farë pas!

FARËHUMBUR
Që i humbtë fara, që mos lëntë njeri pas.

FARËPALËNË
Që s'ka lënë fëmijë pas
që mos lëntë njeri pas, që mos i mbettë njeri nga soji i tij

FARËSHUAR
që nuk mund të bëjë fëmijë

FERRË
I mbiftë ferra në derë! i rëntë një e keqe e madhe e ju shofshin
të gjithë, iu shoftë pragu!

FLAMË
Sëmundje ngjitëse e bagëtive
I rëntë flama!

FLAMËMADH
Që i rëntë flama, që e zëntë një flamë e madhe.

FLAMËNGARË
Që e zëntë sëmundja e tokës, që i rëntë flama.

FLAS
I foltë hoxha (prifti)! Vdeksh!

FLE
Fjettë të mirën! vdektë!

FRYMËSOSUR
Që vdektë, që iu sostë fryma!

FRYMËZËNË
që iu zëntë fryma, që vdektë!

FTOHEM
T'u ftohtë zemra! vdeksh!

FTOHTË
E pafsha të ftohtë! vdektë!

FUTË
Shami kokë e zezë, që mbajnë gratë në shenjë zije. Vëntë futën!

FYT
I ngectë në fyt!
I zëntë fytin! mos e gëzoftë

Iu zëntë fyti! vdektë!

Mallkime shqip 

No comments:

Post a Comment